Crown Agent mbyll kontratën, kërkohet asistenca gjeorgjiane

697
Pas përfundimit të kontratës me kompaninë britanike “Crown Agents”, që asistoi doganat shqiptare qeveria shqiptare i është drejtuar kompanisë gjeorgjiane të konsulencës, që kryesohet nga ish kryeministri, Nika Gilauri.
Gilauri, që njihet si njeriu kyç, që reformoi Gjeorgjinë në periudhën 2005-2012 pritet të këshillojë qeverinë shqiptare per mbledhjen e te ardhurave ne dogana.
Sipas revistës “Monitor” kompania e tij e konsulencës “Reformatics” është kontaktuar dhe ftuar nga Kryeministi për asistencë në dogana e tatime.
Kërkesa vjen në një kohë kur është mësuar se kontrata me “Crown Agents”, për të përmirësuar punën në dogana, e nënshkruar në fund të vitit 2013, nuk do të rinovohet, pas rezultateve të dobëta nga kompania angleze.
Sigal