Credins bank Konkurs – Një skulpturë më shumë për Tiranën

643
Credins bank po planifikon të vendosë në pranverë të vitit 2017 në hyrje të selisë qëndrore në rrugën Vaso Pasha, nr. 8, në zonën e Bllokut në Tiranë, një konstruksion/skulpturë monumentale. Jemi në kërkim të një ideje dhe dizajni krijues që të na mahnisë. Për këtë arsye po ju drejtohemi artistëve shqiptarë dhe të huaj, në Shqipëri ose jashtë saj.
NJË BANKË PËR ARTIN – Një skulpturë më shumë për Tiranën
Të gjithë artistët janë të ftuar të prezantojnë konceptet e tyre për një konstruksion monumental në hapësirë publike dhe të marrin pjesë në procesin e seleksionimit me dy faza:
ÇMIMI I PARË: Honorari i artistit, realizimi dhe instalimi i veprës në Tiranë
Propozimet duhet të paraqiten në datat 21 dhe 22 Nëntor 2016 midis orës 10.00 dhe 17.00 në Credins Bank në rrugën Vaso Pasha numër 8 në vëmendje të: Departamenti i Marketing.
Nuk ka specifikime për temën. Modelet duhet të jenë tredimensionale, të prezantohen në çfarëdo lloj materiali që të dëshironi, me përmasat maksimale 50 x 50 x 50 cm, dhe duhet të shoqërohen me vizatime, përshkrim të mënyrës dhe specifikim të materialit me të cilin do të do të realizohet skulptura/konstruksioni.
Sigal