Çmendet ‘Rilindja’, 534 mln. euro gjoba nga Arbitrazhi

132

Shtohen faturat e kripura të Gjykatës Ndërkombëtare për prishjen e njëanshme të kontratave nga qeveria Rama. Edhe kompania “Akërnia” kërkon 110 milionë euro për bllokimin e kontratës. Shumën prej 540 mln. euro e përbëjnë 110 mln të Bechetit, 100 mln të “Kurumit”, 44 mln të “Actor” dhe 170 mln të të mbetura nga viti 2019. Me këto shuma pensionet do dyfishoheshin dhe pagat e administratës do rriteshin me 20%. Organet e drejtësisë të nisin menjëherë hetimet ndaj zyrtarëve fajtorë

 

 

Nga 54 milionë euro që ishte totali i gjobave që ka humbur Shqipëria në arbitrazhet ndërkombëtare në 8 muajt e parë të këtij viti, vlera  e tij pritet të shkojë në 364 mln euro.

-KLSH deri në fund të vitit 2019 llogariten 19 miliardë lekë ose (170 mln euro) detyrime për vendime Gjyqësore Ndërkombëtare.

– 110 milionë euro për një dëmshpërblim të kompanisë “Akërnia”

– 110 milionë euro investitorit Italian Francesco Becchheti

-100 milionë euro,Kurum kërkon  ka një çështje të hapur me shtetin shqiptar

– 44 milionë euro kompania greke Actor që ndërtoi tunelin Tiranë-Elbasan dhe dy lotetet e tjera të autostradës në bashkëpunim me Copri

Në 10 nëntor 2018 qeveria shqiptare shpalli fituesin që do të ndërtonte parkun e parë fotovoltaik në vend, atë të Akërnisë dhe bëhej fjalë për konsorciumin “India Power Coporation LTd”. Por dy vite më pas, kontrata me këtë konsorcium nuk u nënshkrua asnjëherë. Kjo ka bërë që çështja tani të shkojë në dyer të Arbitrazhit. Burime thanë se kompania ka gati dosjen dhe ka paralajmëruar për një dëmshpërblim 110 milionë euro, para të cilat do të paguhen nga shteti shqiptar nëse Arbitrazhi vendos pro kompanisë, sipas ‘Monitor’. Vetë administratori i “Akërnia Solar” kompania e regjistruar në Shqipëri për këtë projekt, Klint Babliku, u shpreh se nuk ishte i autorizuar zyrtarisht për të folur për këtë çështje duke preferuar që të mos jepte detaje.

Përfaqësuesi tjetër i “Arka Energy B.V Pranay Jain”, që është kompania që zotëron 100% kuotat e “Akërni Solar” dhe pjesë e grupit të “India Power” i kontaktuar me email, nuk reagoi lidhur me këtë çështje deri në momentin e publikimit të lajmit.

Ministria e Infrastrukturës dhe  Energjisë  lidhur me këtë çështje kërkoi kohë për t’ju përgjigjur interesit por nuk dha një afat të saktë se kur mund të kishte gati një reagim zyrtar.

Karavastja dhe Spitalla si projekte të reja

Parku fotovoltaik i Akërnisë parashikohej që të ndërtohej për një vlerë 70 milionë euro nga “India Power”. Në atë kohë oferta e shpallur fituese, siguronte një çmim energjie për 50 MW me një vlerë prej 59.9 Euro/MW për 15 vite dhe një kapacitet shtesë prej 50 MW (100 MW në total) pa mbështetje për blerje energjie. Afati i zbatimit të investimit vlerësohej 18 muaj. Në atë kohë ky ankand do të përgëzohej si nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, ashtu edhe nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Më vonë qeveria do të shpallte një tjetër garë për një park fotovoltaik në Karavasta. Edhe pse procedurat e garës u vonuan për shkak të situatës së pandemisë në maj të këtij viti u shpall edhe kompania fituese për këtë projekt që ishte francezja “Voltalia”. Çmimi i dhënë nga kjo e fundit ishte 24.89 euro shumë më poshtë sesa tavani 55 euro që kishte vendosur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në korrik u nënshkrua edhe marrëveshja me “Votalia-n” dhe investimi për këtë impiant llogaritet rreth 100 milionë euro. Parku fotovoltaik i Karavastasë është më i madhi i projektuar në vend me 140 MW, ku 70 megavat janë të ndarë për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe 70 megavat me çmim të rregulluar. Çmimi i rregulluar zgjat për 15 vite dhe do të blihet nga OSHEE.

Së fundmi qeveria njoftoi hapjen e garës për një tjetër park fotovoltaik këtë herë në Spitallë. Ky park do të ketë një kapacitet të instaluar prej 100 MW nga të cilat 70 MW do të blihen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nëpërmjet një kontrate për blerjen e energjisë me çmim të paracaktuar dhe 30 MW do të tregtohen në treg të lirë. Ashtu si në ankandin paraardhës çmimi tavan është vendosur 55 euro

Arbitrazhet fatura “e kripur” që po rritet çdo ditë, mund të arrijë mbi 364 mln euro

54 milionë euro ishte totali i gjobave që ka humbur Shqipëria në arbitrazhet ndërkombëtare në 8 muajt e parë të këtij viti. Aktualisht në arbitrazhe janë disa çështje me vlerë qindra  milionë euro që pritet të rëndojnë në xhepat e taksapaguesve shqiptarë në vazhdim, përveç morisë së taksave dhe situatës ekonomike të rënduar akoma më shumë prej pandemisë. Vetëm nga KLSH deri në fund të vitit 2019 llogariten 19 miliardë lekë detyrime për vendime Gjyqësore Ndërkombëtare. Aktualisht shteti shqiptar duhet t’i paguajë 110 milionë euro investitorit italian Francesco Becchheti. Nga ana tjetër edhe “Kurum” ka një çështje të hapur me shtetin shqiptar, ku kërkon 100 milionë euro, ndërsa kompania greke “Actor” që ndërtoi tunelin Tiranë-Elbasan dhe dy lotet e tjera të autostradës në bashkëpunim me “Copri” ka kërkuar 44 milionë euro, po në gjykatë ndërkombëtare.