Çmëndet buxheti, PPP morën në 2019, 35% më shumë

499
Sigal

Pagesat buxhetore për koncesionet PPP këtë vit 35% më të larta se më 2018

 Pagesat buxhetore për kontratat konçesionare/PPP, do të arrijnë ketë vit në 11.78 miliardë lekë. Nga këto, rreth 6.38 miliardë lekë janë investime dhe 5.4 miliardë lekë shpenzime korente. Për periudhën janar -maj 2019 pagesat faktike arritën vlerën 8.76 miliard lekë. Kjo shumë është rreth 3.025 miliard lekë më të lartë se e njëjtës periudhë e vitit 2018 ose 34.5 për qind më shumë. Pagesat faktike për periudhën 5 mujore të vitit 2019, në total rezultuan në rreth 7.7 miliardë lekë ose 65.4% e planit vjetor 2019, realizim i cili konsiderohet i lartë, nëse konsiderojmë se në 5 mujorin e vitit 2018 këto pagesa arrinin nivelin 3,87 miliardë lekë ose 43.8% e planit vjetor 2018.

Në fund të periudhës 5 mujore të vitit 2019, në nivel total rezultoi se 12 kontrata koncesionare/PPP vijojnë aktivitetin e planifikuar, prej të cilave:

-10 kontrata koncesionare/PPP kanë pagesa faktike buxhetore, për periudhën 5 mujore,

-Për 2 kontrata nuk është kryer asnjë pagesë referuar periudhës 5 mujore.

Këtë vit ka nisur pagesa për Inceneratorin e Tiranës me nje shumë prej 767 milionë lekësh.

Kufiri i lejuar i pagesave neto për vitin 2019, për kontratat konçesionare/PPP, prej 5% i të ardhurave tatimore faktike të vitit 2018, përllogaritet në rreth 21 miliard lekë.

Në nivel vjetor, pagesat e planifikuara për vitin 2019, për kontratat koncesionare/PPP, përbëjnë rreth 2.8 për qind të totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2018, duke respektuar në këtë mënyrë rregullin fiskal prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës.

Në nivel 5-mujor, pagesat neto të realizuara të kontratave koncesionare/PPP, përbëjnë  1.8 për qind të totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2018, prej 419.3 miliard lekë.