Çfarë ka ndodhur me prodhimin e agrumeve në Shqipëri në 5 vitet e fundit?

618

Në një periudhë 5-vjeçare (2013-2017) në Shqipëri rezulton se është dyfishuar prodhimi i agrumeve. Referuar të dhënave të INSTAT, në vitin 2013 në Shqipëri janë prodhuar 20 mijë ton ndërsa në vitin 2014, shifra shkoi në 21 mijë ton. Ndryshimi në sasinë e prodhimit vjetor duket se ka nisur në vitin 2015 ku prodhimi u rrit në 30 mijë ton, pra 10 mijë ton më shumë se viti paraardhës. I njëjti trend vijoi edhe në vitin 2016 kur prodhimi vjetor arriti në 40 mijë ton. Në vitin 2017, rritja e prodhimit të agrumeve nuk vijoi me të njëjtin trend të dy viteve të mëparshme, megjithatë ka shkuar në 41 mijë ton (1 mijë ton më shumë se në 2016) por duke konsoliduar dyfishimin e prodhimit në krahasim me vitet 2013 apo 2014.