Cani: Muajt e fundit ekonomia u rrit Huaja 250 milion € s’është shtesë

730
TIRANE – Ministri i Financave Shkëlqim Cani në fjalën e tij në konferencën “Kreditimi i ekonomisë- zhvillimi i biznesit”, duke analizuar rëndësinë e kreditimit, u ndal në 3 aspekte mjaft të rëndësishme të ekonomisë në vend (Aspekti makro ekonomik, aspekti ligjor, aspekti financiar).
Ai u shpreh, se kreditimi vitet e fundit ka qenë në ulie, ndërsa vetëm muajt e fundi ka pasur një rritje modeste. “Ne kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me Bankën e Shqipërisë për kreditimin ku kemi zhvilluar edhe takime të rëndësishme”, u shpreh Cani, duke theksuar se në qershor do të ketë një tjetër takim me të gjitha bankat në vend, në të cilin do të jetë pjesë e Fondi Monetarë Ndërkombëtarë.
Duke përmendur të gjitha reformat që qeveria ka marë, si ajo në Energjitikë, në arsim, reforma në pensiane dhe ajo territoriale, ministri i Financave ka nënvizuar rolin e rëndësishëm që qeveria ka në kreditim. Cani ka bërë të ditur që huaja 250 milion euro, një pjesë e madhe e së cilës do ti vihet në dispozicion biznesit, nuk është hua shtesë, pasi është një një hua që do të merej në tregun e brendshëm, por në këtë rast po meret jasht. “Huaja do të ketë një kosto prej 2.6 % dhe do të shlyhet për një periudhë 8.5 vjeçare”, është shprehur Cani
Më poshtë fjala e plotë ministrit të Ekonomisë, Shkëlqim Cani
“Nuk dua të flas në emër të bankës së Shqipërisë sepse ju do të mendoni që ne duam të kapemi me të. Ne kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me të për kreditimin. Me dyer të mbyllura ne kemi realizuar një takim me të gjitha bankat dhe në qershorë do të zhvillojmë një tjetër takim edhe me prezencën e FMN-së. Qeveria ka rol të rëndësishmëm ne kreditim.
Do ndalem në 3 aspekte
1.Aspekti makro ekonomik. Që ta stabilizosh nivelin makro është një kosto shumë e madhe e cila bie në kurriz të konsumatorëve. Duhet krijuar një terren i forë që më pas të rritesh në ekonomi. Ekonomia nuk është biçiklete por është një maune, një tren i cili me zi e mer kthesë, dhe për këtë do kohën e vet. Ka rënë tempi i rënies së ekonomisë dhe tashmë është stabilizuar dhe është drejt rritjes, ka shkuar deri në nivelin 4-5. Janë marë reforma të thella, të cilat i quaj të dhunshme sepse kanë kosto dhe përfitime sepse në pjesën e parë ato kanë kosto më shumë se përfitime ndërsa përfitimet vijnë në pjesën e dytë. Reforma në energjitikë, shumë e gjerë, e cila ka filluar dhe do të vijojë më tej. Reforma e pensioneve. Reforma territoriale, e cila ka pasiguri në pjesën e parë. Reforma në arsim. Reforma në legalizime dhe informaliteti në pasuri. Reforma në aspektin Fiskal.
Këto reforma në fund ulin rrisjet në ekonomi sepse kur mer kredi rrisjet duhet të jenë sa më minimale. Ndaj ne po i ulim në minimum risjet. Ne po paguajmë borxhet. Kemi paguar gati gjysëm miliard dollarë borxhe deri tani. Opinionistët e kanë diskutuar këtë dhe unë do tu përgjigjesha se ky është një detyrim dhe shteti ishte i detyruar ti paguante detyrimet e tij. Le të vijë ndonjëri të më japë 1 milion euro dhe unë të mos ja kthej më. Debati nëse kjo pati një efekt tek kreditë e këqia apo jo është një debat akademik dhe për tu diskutuar. Qeveria ka vendosur për të ulur borxhin publik, sjell ulien e rrisjeve dhe një konsolidim social dhe kjo ishte e nevojshme të bëhej.
2.Aspekti Ligjor. Në kemi lehtësuar taksimin në lidhje me Lajtofet
Kodi i proçedurës civile në lidhje me shlyerjen e kolateralit. Ne kemi shumë probleme në shlyerjen e kolateralit. Së bashku me bankat ne shprehëm gadishmërinë që kërkesat e tyre ti shqyrtojmë dhe ti çojmë drejt zgjidhjes. Bankat duhet të na tregojnë se si zgjidhet diçka dhe jo se si bëhet. Ne jemi të hapur ndaj çdo kërkese dhe ideve për të gjetur zgjidhje s më të shpejtë. Çështja e përmbaruesve. Ata e fituan gjygjin . Ne jemi të gatëshëm ta riformatojmë udhëzimin.
3.Aspekti Financiar. Së bashku me fMN dhe BB ne jemi gati të pranojmë mbështetjen e tyre. Mjaft i vlefshëm bshkëpunimi me FMN. Na është vënë kusht që të mos krijojmë borxhe të prapambetura. Marrja e një huaje prej 250 milionë euro do të kalojë në kuvend si çdo marveshje tjetër. Kjo shumë do ti vihet në dispozicion jo vetëm pushtetit por edhe biznesit. Kjo nuk është hua shtesë, pasi një hua që do ta mernim në tregun e brendshëm po e marim jasht. Kjo kosto nuk shkon më shumë se 2.6 % dhe ne jemi duke e mbyllur atë, kohëzgjatja do të jetë 8.5 vite.
Ka filluar aksioni kundër informalitetit sepse lidhet shumë me ekonominë. Në këtë luftë ne kemi dhe certifikuesit dhe hartuesit e bilanceve. Në 2015 ne do ti kontrollojmë edhe ata, që të jenë korrekt në punën e tyre.
Edhe biznesi ka hallet e veta ndaj duhet të paraqesë projekte sa më solide dhe të plota”
Sigal