Cani: Buxheti 2016, 19% më i lartë se në 2015, risi investimet në ujitje dhe kullim

641
Sigal

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani në prezantimin e projektbuxhetit 2016 tha në Konferencën e kryetarëve se është 19% më i lartë se në vitin 2015.

Shkëlqim Cani: Buxheti vendor i vitit 2016 me të gjithë komponentët e tij është 19% më i lartë se ai i vitit 2015, pro është 70% më i lartë nga 2013. në harkun kohor të dy viteve buxheti vendor është rritur me 18 mld lekë, kur kujtoj që për një dekadë të tërë më parë ishtë rritur vetëm 3 mld lekë.
Po ashtu Cani tha se e reja e këtij buxheti është investimi në ujite dhe kullim.
Shkëlqim Cani: Risia e këtij buxheti është ujitja dhe kullimi. Përmirësimët kryesore të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit do të konsistojnë në rritjen e sipërfaqes së ujitshme garantimin e funksionalitetit të skemave ujitëse dhe përmirësimin e gjendjes së kullimit në tokat bujësore. Në këtë mënyrë kontribuohet në shtimin e prodhimit bujqësor, në vëllimin e eksporteve të këtij sektori. për këtë qëllim në vitin 2016 janë alokuar vetëm për ujitje dhe kullim rreth 2.5 mld lekë ose mbi 140% më shumë se në vitin 2015. Shefi i financave tha se me kete buxhet rriten investimet për dixhitalizimet.
Shkëlqim Cani: Ky buxhet investon në dixhitalizimin e shërbimeve, akrivave si një mjet i rëndësishëm që qeveria shikon për luftën kundër korrupsionit dhe në përmirësimin e shërbimeve.