Cani: Aksioni kundër informalitetit nis më 1 shtator

762
Më 1 shtator do të nisë aksioni i madh i informalitetit, të cilin Ministri i Financave Shkëlqim Cani e ka prezantuar sot konkretisht para gazetarëve. Ky aksion ka në qendër biznesin e madh dhe do të shtrihet kudo.
Krahas Ministrisë së Financave do të jenë të përfshira dhe institucione të tjera. Cani tha se në hartimin e strategjisë së këtij aksioni ka pasur edhe konsultime me FMN, dhe takime të shpeshta dhe me vetë biznesin.
Në Shqipëri tha ministri Cani ka aktualisht 100 mijë biznese aktive. Rreth 33% e biznesit është e pafiskalizuar, dhe niveli i informaliteti është tek 50% vijoi ai. Ky aksion synon rritjen e të ardhurave që do të ndihmojë qeverinë në disa drejtime.
Sigal