Buxhuku: “Konfindustria do t’i kërkojë BSH-së lejimin e hyrjes te Regjistrat e Kredive”

753
Sigal

Në një deklaratë publike, Gjergj Buxhuku,  administratori i Përgjithshëm i Konfederatës bën me dije se: “Konfindustria do t’i kërkoj zyrtarisht Bankës së Shqipërisë, që me cilësinë e institucionit administrator të bëj të mundur sa më shpejt , lejimin e hyrjes në të dhënat e Regjistrit të Kredive pa përjashtim nga të gjithë sipërmarrjet dhe qytetarët shqiptare sipas modeleve të vendeve të zhvilluara të botës demokratike.  Sot e drejta e hyrjes në të dhënat e Regjistrit të Kredive është e mundur vetëm nga institucionet financiare kryesisht nga banka tregtare në procesin e kredidhënies. Konfindustria vlerëson, se është domosdoshmëri arritja e tejdukshmërisë së plotë për të gjithë subjektet e gjendjes  financiare të ndërsjellë me qëllim rritjen e njohurive për zgjedhjen e bashkëpunëtorëve të mundshëm tregtare. Kërkesa e Konfindustrisë vjen si nevojë edhe e rritjes së ndjeshme të kërkesave të investitorëve të huaj për të ardhur në Shqipëri dhe për zgjedhjen e bashkëpunëtorëve vendore.  Në të gjitha vendet e BE e drejta e hyrjes në Regjistrin e Kredive është e hapur për publikun pa përjashtim biznes dhe qytetare.