Buxhetit 2020 do t’i mungojnë 52 milionë euro

544
Sigal

Buxhetit 2020 do t’i mungojnë 52 mln euro, nëse se ekonomia këtë vit nuk rritet 4,1%

Nëse ekonomia këtë vit nuk rritet me 4.1 për qind, nëse importi i karburanteve nuk rritet mbi 4 për qind, nëse fiskalizimi shtyhet përtej shtatorit 2020, të ardhurat buxhetore rrezikojnë të mosrealizohen me 6.5 miliardë lekë ose rreth 52  milionë euro sipas një skenari rezervë të Ministrisë Financave në lidhje me rreziqet që shoqërojnë zbatimin e buxhetit 2020.Sipas parashikimeve të këtij viti ekzistojnë disa rreziqe fiskale, që konsistojnë në projeksionin e të ardhurave për vitin 2020, të cilat bazohen në rritjen nominale ekonomike prej 4.1%  dhe indeksin e çmimeve 2.1%.“Nëse ekonomia nuk performon në këta parametra, ekziston rreziku për të ardhurat buxhetore. Nëse ekonomia do të rritet  jo 4.1%, por 3.5% efekti negativ në të ardhurat  tatimore do të jetë përafërsisht 3 miliardë lekë”, parashikon Ministria e Financave.Në bazë të performancës së vitit 2019, parashikohet një rritje prej 4% në importet e  karburantit dhe prodhimit të brendshëm. Analiza tregon se, mosarritja e kësaj rritjeje mund të rezultojë në një  qarkullim më të ulët e cila mund të ketë një efekt  negativ në të ardhura me 0.5 miliardë lekë,  shkaktuar nga një rënie 0.22 miliardë në TVSH dhe  0.28 miliardë lekë në akcizë.Efektet të madh negativ në të ardhura pritet të japë e mos aktivizimi i fiskalizimit sipas afatit të programuar në shtator të vitit 2020.Shtyrja e afatit të implementimit të ligjit nr.  87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, e cila mund të shkaktojë një efekt negative në TVSH prej 3 miliardë lekësh.Dobësi të tilla u materializuan edhe në buxhetin e këtij viti. Qeveria korrektoi rritjen ekonomike të vitit 2019 nga 4.3 % në 2.7%.Për 11 mujorin, financave u mungojnë nga parashikimi fillestar rreth 14.3 miliardë lekë, ose 116 milionë euro.Të ardhurat në buxhetin e shtetit për 11 mujorin arritën ne 421.3 miliardë lekë, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat shënuan një rritje minimale prej 3.4%. Teksa inflacioni mesatar për 11 mujorin ishte 1.5% dhe rritja ekonomike pritet në rreth 3% këtë vit, atëherë zgjerimi real i të ardhurave është negativ.