Bledar Shima: Kërkoj të formalizohem, por nuk me lejon ligji i Bodes

846
Është fakt i njohur që dhjetëra e qindra biznese të vegjël dhe të mëdhenj, janë viktima të punës së papërgjegjshme të ish-administratës tatimore të kohës së PD. Sipas ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, një ndër detyrat parësore të administratës tatimore të këtij vendi, është edhe asistenca, këshillimet, njoftimet ndaj bizneseve, me qëllim të kujtesës së vazhdueshme për detyrimet tatimore dhe të performancës së mirë të tyre. Por në kohën e administratës së Bodes, jo vetëm që këshillimet, asistenca, njoftimet nuk dukeshin gjëkundi, por edhe kur vinin për kafen dhe zarfin e radhës, iknin dhe bënin sikur nuk i shikonin detyrimet e papaguara, deklaratat me vonesë, apo kamatëvonesat në sistem. Zarfin nën dorë, një buzëqeshje dhe një të rënë supeve: “Hajt mirë je, vazhdo kështu, se sa të jemi ne, nuk të futet gjemb në këmbë…”. Kjo situatë mori fund me ardhjen në pushtet të qeverisë së re, e cila ndër prioritetet e saj kishte dhe ka formalizimin e biznesit dhe të administratës tatimore në veçanti. Për rrjedhojë qindra e qindra biznese i janë përgjigjur thirrjeve të ligjit dhe të administratës tatimore për formalizim, vetëdeklarim etj. Shumë prej bizneseve të vegjël dhe të mëdhenj, ashtu si dhe unë, shkruesi i kësaj letre, jemi viktima të ligjit të Ritvan Bodes me numër 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” neni 44, pika 5 e tij. 
Çfarë thuhet në ligjin Bode
Në ligjin Bode thuhet se “Personat e tatueshëm që (për këtë apo atë arsye) kanë kaluar në regjistër pasiv, në çdo kohë, kanë të drejtë dhe detyrim të kërkojnë të kalojnë në regjistrin aktiv, nëse dëshirojnë të vazhdojnë aktivitetin, por pasi të kenë kryer të gjitha pagesat dhe detyrimet e mundshme tatimore të papaguara, përfshirë këtu edhe çdo gjobë apo kamatëvonesë…”. Ky është ligji. Ky është Ritvan Bode i vitit 2008. Ti i dashur tatimpagues, ke vendosur të hedhësh pas krahëve kohën e keqe, të mosdeklarimit, të mosformalizmit, të mospagesës dhe kërkon të vihesh në shinat e rregullit dhe të ligjit, por nuk mundesh…! Sepse të del përpara si një kusar i zi, Ligji 9920, datë 19.05.2008 i hartuar nga Bode dhe i bekuar nga Partia e tij, që medemek i ka xhan, xhan bizneset dhe pronarët. Në neni 44 (5) të Ligjit 9920 shprehimisht thuhet se: “Personat e tatueshëm të kaluar në regjistrin pasiv, (për këtë apo atë arsye) në çdo kohë kanë të drejtë dhe detyrim të kërkojnë të kalojnë në regjistrin aktiv, nëse do të vazhdojnë aktivitetin….,por pasi të jenë paguar më parë të gjitha detyrimet e mundshme tatimore të papaguara (detyrimet ligjore bazë). Dhe kjo është normale, për këtë jemi të gjithë dakord. Por ligji i kusarit Ritvan nuk të lejon të ecësh përpara, nëse nuk paguan edhe çdo gjobë, kamatë-vonesë, interesa etj, të cilat në rastin më të mirë, janë sa dyfishi apo trefishi i detyrimeve bazë. Unë i kam paguar të gjitha detyrimet bazë që prej vitit 2010, me dëshirën dhe vullnetin e mirë për t’u formalizuar, por më ka dalë përpara ligji kusar i Bodes dhe më thotë: “Ti nuk do të ecësh përpara, nëse nuk do të më paguash gjobat, kamatëvonesat, interesat për mosdeklarim, për deklarata me vonesë, për…. etj, etj…”. Ligji 9920 date 19.05.2008 i Rivanit me thotë: “Mos u formalizo, mos puno, mos ec përpara, mos e lufto korrupsionin, pa më shlyer mua gjobat, kamatëvonesat, interesat, të cilat janë disa fish më shumë se detyrimi bazë. Po si do të mundet t’i shlyejë biznesi këto gjoba, këto kamatëvonesa, këto interesa (në fakt të paqena por të shpikura nga ligji i Bodes), në qoftë se për shkak të këtij ligji, nuk mund të aktivizohesh, pra nuk mundesh të punosh!? Biznesi im është i vogël. Por këtë hall dhe handikap të ligjit 9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” neni 44, e vuajnë të gjitha bizneset, të vegjël e të mëdhenj. Do të ishte lehtësi e madhe për tatimpaguesit dhe për vetë shtetin që këto gjoba, kamatëvonesë dhe interesa, të ishin fjala vjen 10 %, apo 20 % e detyrimeve bazë… Do të ishte shumë e mundur pagesa e tyre në një kohë të shpejtë. 
Lehtësim për biznesin dhe për arkën e shtetit
Të veprohet ashtu siç u bë me uljen e përqindjeve për pasuritë e paluajtshme, që u bë 1% e shumës së transaksionit për një farë periudhe. Kështu të bëhet edhe për gjobat, kamatëvonesat, interesat e bizneseve. 10 % e detyrimeve bazë kush i paguan në CASH, deri në fund të vitit 2016, apo për një vit. Kjo do të ishte një frymëmarrje e madhe për të gjitha bizneset, të vegjël dhe të mëdhenj, të cilët ndodhen të penalizuar nga ky ligj i çuditshëm alla Ritvan Bode. Mosdeklarimet, deklaratat me vonesë, mosmbledhja e taksave etj, kanë ardhur ndër vite edhe për mungesë asistence, këshillimesh dhe të njoftimeve të administratës së mëparshme tatimore. Dhe më tej. Për mos njohjen e thelluar të legjislacionit tatimor në Republikën e Shqipërisë, performancë e dobët ekonomike për shumë biznese, (pamundësia reale për pagesat) etj, etj. Është në guximin dhe kurajën tuaj zoti Ministër, që ta ndryshoni këtë ligj vrastar, antikushtetues i cili bie ndesh me të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Nëse biznesit i ndalohet të aktivizohet, të punojë ligjërisht, të gjenerojë të ardhura, ku do ti gjejë lekët për të shlyer detyrimet bazë si dhe gjobat, kamatëvonesat, interesat etj!? Nëse biznesi nuk do të mundi ti shlyejë këto penalitete të shpikura made-in Ritvan Bode, çfarë do të bëhet me të? Do të shkojë në burg! Po pastaj, përsëri nuk do të mund ti shlyejë? -Do ta vrasin….Po pastaj çdo të bëhet me fëmijët e tij, familjen? Sigurisht, përsëri do ti vrasin edhe ata. Këtë e thotë Ligji nr.9920, datë 19.05.2008 i Ritvan Bodes.
Sigal