Bilanci i krizës:  87 mijë të papunë 56 mijë pa sigurime

386
Sigal

Keqmenaxhimi  6-mujor i situatës së krijuar nga pandemia, dhe shpërfillja që qeveria i bëri mendimit të ekspertëve ekonomiko-financiar dhe specialistëve të shëndetsisë ka bërë që mijra biznese të falimentojnë. 87 mijë persona humbën vendin e punës dhe 55 mijë të tjerë do mbeten pa sigurime shëndetsore dhe atë për pension. Rilindja lë në mëshirë të fatit qytetarët e vet , asnji ndihmë efikase për pandeminë dhe tërmetin

Ministrja pranon se paketat e ndihmës nuk kanë funksionuar

 Shifrat e Drejtorisë së Tatimeve të cilat flasin për mijëra biznese të falimentuara gjatë pandemisë, nuk janë zyrtarizuar ende nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave. Pas një takimi me homologun e Kosovës për mundësitë e punësimit dy palësh dhe njohjen e sigurimeve shoqërore, ministrja Anila Denaj, pranoi faktin se ka një numër të lartë biznesesh që kanë ulur qepenin, ndërsa preferoi të japë shifra zyrtare vetëm për numrin e të papunëve gjatë pandemisë.

“Nuk mund të flasë për biznese të falimentuara nëqoftëse nuk i bëj referencë regjjistrit të QKB-së. Nuk mund të konfirmoj këtë shifër edhe pse jam e ndërgjegjshme që vështirësitë që ka biznesi i vogël dhe biznesi në Shqipëri është prezent dhe nuk mund ta injorojmë një fakt të tillë. Statistika e muajt maj-qershor, për të larguarit, arriti deri në 87 mijë,”- u shpreh ajo.

Për të ndihmuar biznesin në rimëkëmbjen e tij ekonomik, ministrja Denaj tha se garancia e dytë sovrane do të jetë ura e shpëtimit nga falimenti.

“Garancia e dytë sovrane është një format që do të mbështesë biznesin që ka nevojë për likuiditet për ta akomoduar këtë transformim të mundshëm. A është e mundur që kjo të ndodhë për 6 muaj?! Jo. Sepse asnjë biznes nuk ka mundësi të akomodojë të gjithë planet e biznesit për 6 muaj. Megjithëse unë them se garancia e dytë sovrane është duke ecur shumë mirë. Afatet pavarësisht nga shtyerja janë afate të cilat do të realizohen të paktën në masën 50% për brenda këtij viti dhe nuk ka asnjë arsye përse mos ta shtyjmë për vitin tjetër,”-deklaroi Denaj.

Ndërkohë në Kosovë, ministri Skënder Reçica tha se qeveria do të mbështesë në mënyrë të drejtërdrejtë  çdo sektor që gjeneron të ardhura.

Njohja e sigurimeve shoqërore ishte fokusi kryesor i marrëveshjes, ku sipas ministres Denaj kërkohet deri në fund të muajit të ketë rezultate konkrete.