Bien ndjeshëm dërgesat e emigrantëve

661
Pas Tiranës, është Durrësi qyteti në të cilin ushtrojnë aktivitetin e tyre një rrjet i tërë bankash. Që të gjitha bankat e huaja dhe vendase me seli në Tiranë pa përjashtim kanë çelur filialet e tyre edhe në Durrës, dhe numërohen plot 15 të tilla. Edhe pse drejtuesit e tyre në Durrës janë të rezervuar në deklarimet për situatën në të cilën ky rrjet ndodhet,në disa pika ata kanë të njëjtin qëndrim. Që të gjitha bankat duket sikur e kanë “rrudhur” dorën në dhënien e kredive pasi nuk kanë besim në kthimin e tyre në kohë. Ka një ulje të nivelit të kredive në krahasim me një vit më parë e cila, ndërkohë që kreditë e këqija janë me qindra dhe bankat po ndeshen me vështirësi për sigurimin e kësteve të likuidimit. Tjetër problem i përbashkët i bankave në Durrës është ulja e transfertave të parave prej të cilave ata sigurojnë përqindje fitimi. Si bizneset vendase ashtu edhe ato të huaja lëvrojnë më pak para si nga jashtë brenda ashtu edhe anasjelltas. Durrësi bashkë me zonën rurale dhe zonat informale ka një numër të konsiderueshëm banorësh të cilët ndodhen në emigracion. Në të gjithë rrethin numërohen 80 mijë të tillë të cilët gjenden në Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër, Francë e në vende të tjera të Europës. Gjatë viteve të shkuara ishte llogaritur që në Durrës hynim mesatarisht 150 milion euro deri 200 milion euro në formën e dërgesave të cilat kalonin nëpërmjet bankave. Kjo sasi duke nisur që nga muaji tetor i vitit të kaluar është përgjysmuar për shkak të krizës që ka mbërthyer ekonominë e këtyre vendeve. Në këto kushte bankat kanë rritur nivelin e interesave të tyre për depozitimet duke ofruar përqindje më të larta për lekët për valutën.
Sigal