Bie çmimi i naftës në 50 USD për fuçi…për herë të parë nga 2009-a

647
Sigal

Çmimi i naftës bruto i firmës amerikane Brent, referent për çmimet globale të naftës, ka rënë nën 50 dollarë për fuçi, për herë të parë që prej majit të 2009-ës. Fillimisht çmimi ra deri në një dollar më pak nga 49,92 dollarë për fuçi, para se të shkonte sërish në 50 dollarë.

Javët e fundit çmimet e naftës, të njohur si Nafta bruto e Teksasit Perëndimor, janë ulur shumë, kjo si pasojë e ngadalësimit të rritjes ekonomike globale dhe rritjes së furnizimit me naftë dhe gaz.

Shumë vëzhgues presin që çmimi të ulet më tej për shkak të rritjes së furnizimit me gaz dhe naftë nga prodhuesit në Amerikën e Veriut, si dhe për shkak të rezistimit të grupit të prodhuesve të naftës Opec për shkurtime në prodhim për të mbështetur çmimet.

Analistët thonë se pa asnjë shenjë që OPEC do të bëjë diçka me mbiprodhimin, duket se do të shohim rënie të mëtejshme drejt shifrës 40 dollarë për fuçi në javët e ardhshme.

Ndërkohë që shumë konsumatorë dhe biznese mirëpresin rënien e kostos të lëndës djegëse, vendet prodhuese të naftës si Rusia dhe Venezuela luftojnë me rënien e çmimeve të produktit të tyre kryesor eksportues.