BERZH miraton strategjinë 2016-2019, pë Shqipërinë: Synohet zgjerimi i lidhjeve rajonale

845
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka miratuar një strategji të re për Shqipërinë, e cila nxjerr në pah prioritetet e investimeve të Bankës për katër vitet e ardhshme.
Strategjia 2016-2019 synon të përmirësojë konkurueshmërinë e sektorit privat, të zgjerojë dhe të forcojë lidhjet rajonale si dhe të promovojë qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve të shërbimeve publike.
1. Mbështetje e konkurueshmërisë së sektorit privat: BERZH do të mbështesë korporatat dhe Bizneset e Vogla e të Mesme nëpërmjet huave direkte, financimeve në kapitalin aksionar dhe shërbimeve këshillimore. Banka do të punojë gjithashtu me bankat tregtare dhe intitucionet e mikrofinancës për të përmirësuar mundësitë për financime të kompanive në Shqipëri. Së fundmi, BERZH do të intensifikojë mbështetjen ndaj përpjekjeve të qeverisë për përmirësimin e klimës së investimeve.
2. Zgjerim i tregjeve duke përforcuar lidhjet rajonale: BERZH do të punojë përkrah Bashkimit Europian dhe partnereve të tjerë multilateralë me qëllim promovimin e integrimit rajonal dhe përmirësimin e transportit ndërkufitar dhe infrastrukturës energjitike. Kjo do të përmirësojë lidhjet, do të mbështesë tregtinë ndërkufitare dhe investimet si dhe do të rrisë sigurinë energjitike.
3. Promovim i qëndrueshmërisë së ndërmarrjeve të shërbimeve publike përmes komercializimit dhe pjesëmarrjes së sektorit privat: BERZH do të mbështesë ristrukturimin e thellë të sektorit energjitik dhe do të financojë infrastrukturën mjedisore dhe bashkiake.
Në të gjithë këto aktivitete BERZH do të synojë të përputhë operacionet e saja me prioritetet e Qeverisë Shqiptare dhe do të bashkëpunojë ngushtë me Bashkimin Europian, institucionet financiare ndërkombëtare dhe donarët bilateralë.
Që prej fillimit të aktivitetit të saj në Shqipëri, BERZH ka investuar 1 miliardë euro në 70 projekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit.
Sigal