BEI: 700 milionë euro investime për infrastrukturën e Ballkanit

958
Banka më e madhe për investime e Evropës planifikon të financojë me rreth 700 milionë euro (861.98 milionë dollarë) projekte që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e lidhjes së transportit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Banka Evropiane e Investimeve (EIB), në pronësi të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, përdor depozitat e tyre të kapitalit si siguri për të financuar hua për projekte kërkimore, infrastrukturore dhe mjedisore në Evropë dhe në mbarë botën. “Ne planifikojmë të shtrijmë rreth 700 milionë euro për projektet e infrastrukturës, energjisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor në 2018”, tha zëvendëspresidenti i BEI, Vazil Hudak për “Reuters”, pasi banka prezantoi aktivitetet e saj në 2017 në Bullgari. BEI tha se siguroi rreth 300 milionë euro kredi, garanci dhe investime të kapitalit të ri në shtetin e Detit të Zi vitin e kaluar. Hudak tha se BEI do të vazhdojë të përqendrohet në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të vazhdojë bashkëpunimin e fortë me autoritetet publike dhe gjithashtu do të mbështesë turizmin dhe dixhitalizimin e Ballkanit Perëndimor, një rajon i cili ende mbetet i kërcënuar nga një reputacion për informalitetin. 

BEI është institucioni financiar ndërkombëtar më aktiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me miratimin e kredive, duke arritur në 8 miliardë euro gjatë 10 viteve të fundit. “BEI ka qenë shumë aktive në rajon dhe ne besojmë se është e rëndësishme të mbështetet këto vende për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike”, tha Hudak.
Sigal