“Bankers Petroleum”, gjobë 4 mln lekë për mbetjet nga Inspektorati i Mjedisit

723
Sigal

Kompania Kanadeze e naftës “Bankers Petrolium”, përveç provokimit të shpërthimeve nëntokësore, vijon të kthehet në shqetësim për banorët e zonave Patos Marinë dhe Zharrëz në Fier sa i përket ndotjes së tokave bujqësore. Kompania prej kohësh derdh mbetjet e saj në hapësira tokësore për të cilat nuk ka nënshkruar kontrate më instancat shtetërore, e për pasojë Inspektorati i Mbrojtjes se tokave bujqësore ne Fier i ka vendosur kompanisë në fjalë rreth 4 mln lekë të reja gjobë. Kreu i këtij Inspektorati jep detaje lidhur me shkeljet e kompanisë “Bankers Petrolium”, sa i përket shfrytëzimit të tokave bujqësore që nuk parashikohen në kontratë për derdhjen e mbetjeve. Saliaj pohon se lidhur me këtë situatë i është dërguar edhe një relacion Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Energjetikës. Ndërkohë, edhe ankesat e banorëve lidhur më abuzimet e kompanisë Bankers Petroleum nuk kanë të sosur. Sipas tyre dëmet që po shkakton në mjedis kjo kompani janë të pallogaritshme. Banorët i bëjnë apel Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë të marrë masa ndëshkuese kundër kompanisë “Bankers Petrolium”.