Banka e Shqipërisë ul në 2.25% normën bazë të interesit për lekun

758
Sigal

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori të mërkurën në shqyrtim dhe miratoi Raportin Mujor të Politikës Monetare.

Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit, duke e çuar atë në nivelin 2.25%.