AKU, në rrjetën e matrapazve

492
Sigal

Alarmi i BE; Akulloret dhe biskotat që shiten në tregun shqiptar janë me substanca të rrezikshme. Telegraf e paralajmëroi ditë më parë rrezikun që i kanoset fëmijve dhe qytetarëve

BE nuk i lejon, akulloret me substanca të rrezikshme mbushin tregun shqiptar

AKU asnjë njoftim për shqiptarët, teksa Bashkim Europian heq nga qarkullimi akulloret dhe çokollatat,

Gazeta “Telegraf”  botoi pak ditw mw pare se akulloret që tregtohen në Tiranë nuk duhet të konsumohen. Rezultatet e 5 analizave të marra nga pikat ku shiten dhe vlerësimet e ekspertëve të toksikologjisë, laboratorëve dhe mjekëve të sëmundjeve gastro-intestinale vwrtetuan prezencwn e baktereve  të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve e veçanërisht të fëmijëve, që janë dhe konsumatorët më të mëdhenj, por edhe me imunitetin më të dobët. Qendra ALERT ka zbuluar se, akulloret janë të ngarkuara me koloni bakteresh sistaphyloçocus coagulase dhe entorebakteret, 10 herë më të larta mbi normat e lejuara.

Një debat i gjerë ka përfshirë Bashkimin Evropian në lidhje me disa produkte ushqimore të cilat sipas ekspertëve, përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e konsumatorëve, pasi përmbajnë substancë kancerogjene të oksidit të etilenit.

Një sërë produktesh si akullore dhe biskota, prodhim i markave të njohura ndërkombëtare, si Snickers, Smarties, Lion, Nestlé, Pilpa etj, rezultojnë me përmbajtje lëndë toksike duke e bërë të rrezikshme për konsumatorin.

Pas alarmit të dhënë nga autoriteti ushqimor i Francës, shtetet e tjera të Unionit por dhe të rajonit kanë tërhequr nga tregu këro produkte më përmbajtje kancerogjene.

Teksa Franca, Beligjika, Serbia, Qipro kanë marrë masa në mbrojtje të konsumatorëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri nuk ka bërë asnjë njoftim për rrezikun që mund t’u kanoset qytetarëve.

Akulloret dhe biskota, të markave si Snickers, Smarties, Lion, Nestlé, Pilpa sipas autoriteteve ushimore të vendeve të Bashkimit Europian, janë të  kontaminuara me një lëndë kancerogjene, oksidin e etilenit, dhe janë ndaluar që të tregtohen.

Oksidi i etilenit, i cili është i ndaluar në vendet e BE, është një gaz pa ngjyrë, i cili merr flakë shumë lehtë, dhe përdoret në industrinë ushqimore si një sterilizues.

Sipas ekspertëve ai ka aftësinë që të dëmtojë ADN-në si dhe të shkaktojë kancer.