Agim Hushi: Beteja për vaksinën

377
Sigal

Nga Agim Hushi

Beteja për vaksinën e korona virusit duket sikur ka marrë përmasat e një lufte të ftohtë! Vendimi i Amerikës për të blerë 500 milionë vaksina në Tetor duket sikur e ka vulosur suksesin e saj dhe fitoren e njerzimit mbi këtë monstër shkatërruese! Por OBSH-ja është futur në lojë keq siç duket për t’i shkatërruar planet e SHBA-së dhe për t’i siguruar humbjen në zgjedhje të Trumpit!

Por ndërkohë Kina ka filluar vaksinimin e ushtrisë, ndërsa Rusia është shteti i parë në botë që pranoi shpikjen e vaksinës dhe shpalli tetorin si muajin e vaksinimit te popullsisë! Kundërshtimi i vaksinimit duket si një përpjekje e pafat e të mundurit per vdekje! S’ka fuqi në botë t’i mbajë popujt në dëshpërim total!

Prandaj njerëz ditë të mira po vijnë! Vaksinë të sukseshme do ketë dhe dita kur të shijojmë lirinë po vjen!

Teoritë konspirative të ogurzinjve që duan t’i shohin popujt viktima, mos i merrni për bazë!

https://medicalxpress.com/news/2020-06-chinese-coronavirus-vaccine-military.html

https://www.nytimes.com/2020/08/02/world/europe/russia-trials-vaccine-October.html