Spartak Ngjela: Prokurori i Përgjithshëm flet si “Gjobëvënës” !

611
Sigal

Shteti aktual, një tufë njerëzish të panjohur që, sapo vijnë në pushtet, krijojnë bzineset me korruposin, vjedhje dhe bashkëpunim me krimin

Avokat Spartak Ngjela sulmon ashpër kryeprokurorit Adriatik Llalla në rrjetin social “facebook”, i cili pak ditë më parë deklaroi se po hetohen edhe ministra të qeverisë aktuale dhe nëse pas hetimit do të dalë se është përgjegjës do të arrestohet.

Ngjela thotë se Llalla po tallet, madje e thërret “birbo” që ka të paktën dy vjet që bashkëpunon me krimin shtetëror.  “Pse e deklaron këtë sekret botërisht Prokurori i Përgjithsëm i Shqipërisë? Sepse kërkon të lidhë kontratën me kryeministrin aktual Rama.”. Ndërsa dje pas këtij postimi në “fb”, avokat Ngjela shprehet se ishin të shumtë ata që e kanë pyetur pse e ka nxjerrë një status të tillë dhe ai shkruan, “Ishin disa ata që më pyetën dje pse i kam thënë gjobëvënës Prokurorit të Pëgjithshëm. Nuk ka asgjë të ngatërruar… Çdo presion për interes është një lloj gjobe…apo kanosje, apo kërcënim… Ja, kjo është ideja e gjobës në shkrimin, të cilin po e nxjerr sërish.

Prokurori i Përgjithshëm flet si “Gjobëvënës”, duke e ripostuar  dhe njëherë tjetër po të njëjtin shkrim për prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

 Ja postimi i plote i Spartak Ngjelës në facebook

 Ç është ky Prokuror i Përgjithshëm i cili, atë që duhet ta ketë, pa dyshim, si një nga ndërmarrjet e veta më sekrete, i a shpalos paraprakisht opinionit publik, kur deklaron botërisht: “Do të arrestohet një ministër i qeverisë aktuale”. Por kështu e fillon ky pohimin, se pastaj Prokurori Llalla nis e tjerr fjalë boshe se gjoja hetimi qenka ende në fazën e parë dhe nuk dihet se si do të dalë.. Kujt i a thotë ky qojle këto?. Me kë tallet ky birbo që ka të paktën dy vjet që bashkëpunon me krimin shtetëror? Por kjo nuk është e thjeshtë. Pse e deklaron këtë sekret botërisht Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë? Sepse kërkon të lidhë kontratën me kryeministrin aktual Rama. Shumë e thjeshtë, sepse kështu ka qenë kontrata prej dekadash: “Ne vjedhim në krahun tonë, dhe ju qeveritarë abuzoni në krahun tuaj”. Dhe kjo është arsyeja e deklarimit prokurorian të Llallës. Nëse ka kapur vërtet ndonjë nga ministrat e Ramës, dhe kjo s’ është çudi, sepse në qeverinë e tij janë nja katër të tillë që abuzojnë përditë me korrupsion, atëherë, Rama nuk ka më jetëgjatësi si kryeministër. Por Llallës nuk i intereson kjo, edhe pse ndoshta këtë e do edhe Saliu. Jo. Llalla, derisa e shpall paraprakisht “sekretin” e tij, i thotë indirekt Ramës: ose hiq dorë nga lufta kundër nesh dhe Gykatës, ose unë të kapa ministrin apo ministrat! Kjo është vetë gjendja jonë: e trishtë por e vërtetë. Po Rama çfarë do të bëjë? Për faktin që Rama s’ është politikan, do të nënshtrohet, sepse po të ishte politikan nuk do ta kishte lënë gjendjen deri këtu. Tani gjithçka është barazuar: “doje të na kapje ne – tha Lllalla – të kapëm ne ty”. Dhe unë e dija këtë, sepse ky Kryeministër as që e dinte se çfarë kishte marrë bashkë me çelësat e Kryeministrit: asgjë, vetëm rrezikun se do të kapeshin “me prasë në duar” ministrat e tij. Por, a do ta nënshkruajë marrëveshjen e heshtur për vazhdimin e krimit shtetëror Rama me Llallën, më devizën: më lësho, të të lëshoj? Kjo duhet parë. Por gjendja do të rëndohet edhe më shumë. Shteti nuk mund të jetë kurrë ky i cili paraqitet në Shqipëri. Një tufë njerëzish të panjohur që, sapo vijnë në pushtet, krijojnë koorporatat e bzinesit me korruposin dhe abuzim, me vjedhje dhe bashkëpunim me krimin. Të gjithë këta abuzues kurrë nuk do ta mendojnë se ata do të jënë gjithmonë më të rrezikuarit, sepse shqiptarët duhet të vendosin. Është situate ndërkombëtare që është kundër abuzimit me pushtetin në Shqipëri, por, e kupton dot këtë Llalla; dhe a kupton dot edhe Rama. Të shohim, por gjendja do të ndryshojë edhe nëse Rama e nënshkruan marrëveshjen e turpit me Llallën.