Sot në Parlament rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

509
Sigal

“Ne duhet të besojmë tek drejtësia, ajo ka nevojë për besimin tonë”, shkuan në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi duke bërë të ditur se, “nesër në Parlament rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Halimi thekson se, përmirësimi i statusit të prokurorëve është një nga çështjet e rëndësishme të reformës në drejtësi. Pagat më të larta për aktorët e drejtësisë, do të kenë impakt në rritjen e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies.

“Nesër në Parlament, pagat e prokurorëve rriten me 20%. Pagë jo më e vogël se 1 milion lekë në muaj për prokurorët e Shkallës së Parë. Pagë jo më pak se 1 milion e treqind mijë lekë për prokurorët e apelit dhe krimeve të rënda të Shkallës së Parë. Pagë jo më pak se 1 milion e katërqind mijë lekë për prokurorët e Krimeve të Rënda të Apelit”, bën të ditur ministri.
Ai shton se çdo prokuror që ka një vjetërsi prej 25 vjetësh, përfiton pagën e prokurorit më të lartë, edhe në rast se nuk do të ketë mundësi të promovohet për shkak të mungesës së vakancave në institucione. Ministri vë në dukje se, “paga më të larta, përmirësim i statusit do të ndikojnë në rritjen e pavarësisë dhe paanësisë së prokurorëve të Republikës nga vektorët ekonomikë dhe do të reduktojë korrupsionin në këto institucione, duke konsoliduar sistemin e drejtësisë”. Sipas tij, në tërësi reforma e rritjes së pagave do të prekë më shumë se 1 mijë prokurorë, gjyqtarë dhe oficerë të policisë gjyqësore në vend. “Do të ndihmojë ata qindra prokurorë e gjyqtarë që sapo kanë nisur karrierën e tyre, ata qindra prokurorë e gjyqtarë që e nisin ditën e tyre me mendimin për të kryer punën me përkushtim e ndershmëri, për emrin e tyre dhe të familjes së tyre”, përfundon komentin e tij në Facebook, ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi.

Sot bëhet në Presidencë, betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Sot  në mjediset e Institucionit të Presidentit të Republikës do të zhvillohet ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj dhe zotit Gani Dizdari, të dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.