Skandali me drejtorin e burgut të Rrogozhinës…

543
Sigal

Drejtori i burgut të Rrogozhinës ka qenë edhe drejtori i Azotikut në kohën e PD-së, arrestuar në datën 4 qershor 2012, për vjedhje skrapi me tender, me letra false në bashkëpunim me “Kurum”.

 Lajmi zyrtar: Data 5 qershor 2013

Policia e Fierit shpartallon bandën e zyrtarëve të LSI-së që ishte përfshirë në plaçkitjen e Azotikut për skrap. Në fakt kanë shpëtuar peshqit e mëdhenj, pasi Azotiku është shpërberë prej një viti, por, si duket, për të lënë një gjurmë, shteti po bën goditje për të larë gojën. Dhe, në fakt, e kanë pësuar një pjesë e zyrtarëve, nga drejtori, nëndrejtori, financierë, ekonomistë, juristë dhe rojet e ish-uzinës.

Njoftimi i policisë Fier

Sot më datë 05.06.2012, si rezultat i një pune intensive të mirëorganizuar në kuadër të operacionit të koduar “Skrapi” nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1. Ferdinand Doksani, vjeç 47, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Uzinës së Plehrave Azotike Fier.

2. Julian Hoxha, vjeç 26, lindur dhe banues në Fier, me detyrë jurist në Uzinën e Plehrave Azotike Fier.

3. Sotiraq Llazi, vjeç 57, lindur dhe banues në Fier, me detyrë magazinier në Uzinën e Plehrave Azotike Fier.

4. Ali Liçaj, vjeç 62, lindur dhe banues në Fier, me detyrë përgjegjës i rojeve në Uzinën e Plehrave Azotike Fier.

5. Fillim procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases Adelina Daka, vjeç 47, lindur dhe banuese në Fier me detyrë ekonomiste financiere në Uzinën e Plehrave Azotike Fier.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë detyra publike”, parashikuar nga nenet 135, 25, 22 dhe 244 të Kodit Penal, për arsye se rreth orës 11.30 të ditës së sotme, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kane tentuar të vjedhin një sasi skrapi në një magazinë të kësaj ndërmarrjeje, ku ndodhen të magazinuara materiale me vlerë 11 milionë lekë.

Lajmi: Data 08/06/2012

Gjykata e Shkallës së Parë në Fier, vlerësoi me masë detyrim për paraqitje tre nga katër të arrestuarit në Operacionin “Skrapi”.

Drejtori i Azotikut, Ferdinand Doksani ka lënë dhe një garanci pasurore prej një milion lekë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre, vjedhje në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë detyra publike.

Sotiraq Llazi, 57 vjeç, me detyrë magazinier, Ali Liçaj 62 vjeç, me detyrë përgjegjës i rojeve si dhe drejtori Ferdinand Doksani u lanë me detyrim paraqitjeje.

Një ditë më parë organi i akuzës kishte tërhequr akuzën e vet ndaj juristit të ndërmarrjes së Azotikut, Julian Hoxha dhe ky i fundit është lënë i lirë në sallën e gjyqit.

Katër personat përfunduan në pranga nga policia e Rrethit të Fierit pas operacionit të koduar “Skrapi” ditën e martë. Skandali i shkrirjes së Azotikut të Fierit është zbuluar në shtator të 2011, kur denoncohej me zë e me figurë, se si mijëra ton metale, u zhdukën me shpejtësi nga uzina e re e uresë, që punoi vetëm pak muaj. Kjo sasi metalesh, vidhej dhe dërgohej në mënyrë të fshehtë drejt Metalurgjikut të Elbasanit ku shkrihej nga kompania “Kurum”, e cila nuk e raportonte si mall hyrje në shkrirje e prodhim. Ishte një tender i anuluar nga Agjencia e Prokurimeve publike, por pavarësisht se tenderi u anulua, autoriteti shitës (Azotiku) ka lidhur një kontratë false me kompaninë “Kurum International”.

Lajmi zyrtar: data 3 tetor 2014

Drejtori i burgut të Rrogozhinës dhe dy mjekë të këtij institucioni, kanë përfunduar në pranga, pasi akuzohen për shpërdorim të detyrës. Sipas policisë, është arrestuar drejtori i burgut të Rrogozhinës, Fredi Doksani dhe dy mjekë të këtij institucioni, A.Konda dhe F.Hate. Arrestimi i Doksanit është kryer sot nga policia e Durrësit, pas vendimit të Gjykatës, e cila caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” . Drejtori i burgut dhe dy mjekët akuzohen për falsifikim të dokumenteve në të paktën 11 raste, ndërsa materialet janë dërguar në Prokurori për hetime të mëtejshme.