Prokuroria kërkon shenjat e gishtave për 15 zyrtarë të lartë

453
Sigal

Krahas dokumentacionit,
Prokuroria e Përgjithshme po përdor edhe metodat shkencore për të verifikuar të
kaluarën e zyrtarëve, të cilët janë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit.
Burime zyrtare nga organi i akuzës bënë të ditur se krahasimi i shenjave të
gishave janë kërkuar në 15 raste

Tirane- Në 15
raste Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar verifikim më anë të shenjave të
gishtave për zyrtarët e nivelit të lartë apo të mesëm, të cilët janë subjekt i
ligjit për dekriminalizimin.

Zyrtarisht nga organi i
akuzës bëhet me dije se ky verifikim është kërkuar kryesisht në rastet e
ndërrimit të emrave që nuk janë deklaruar nga zyrtarët, por nga informacione të
tjera kanë rezultuar se janë të njëjtët persona.

Organi i akuzës
konfirmon se për nje pjesë të subjekteve përgjigjet kanë mberritur dhe ndaj
tyre është vepruar. Ndërsa për pjesën tjetër hetuesit janë ende në pritje të
konkluzioneve.

Sektori i
dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka në verifikim 570 zyrtarë nga
të cilët 20 janë të nivelit të lartë, si deputetë apo të zgjedhur vendorë .
Pjesa dërrmuesë janë përcjellë nga Departamenti i Administratës Publike duke
qënë se kanë edhe numrin më të madh të subjekteve që vetëdeklarojnë në kuadër
të ligjit për dekriminalizimin.

Ndërsa pjesa tjetër ka
ardhur nga institucione si KQZ , Presidenca, Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave.
Mësohet se deri tani është marrë vendim për 170 raste ndërsa të tjerat janë
ende në fazë verifikimi, për rreth 40 raste është vendosur ndjekja penale pranë
prokurorive të rretheve gjyqësore për veprën penale të “falsifikimit të
formularëve”.

Vendimmarje është marrë
për 50 raste ku u është ndaluar kryerja e funksioneve publike.