ONM dhe KPA, “i zoti e shet, tellalli s’e jep!”

239
Sigal

Duke iu referuar Aneksit të Kushtetutës, ONM shprehet se ekziston parimi i barazimit të pasurive që zotërohen formalisht prej subjekteve të rivlerësimit dhe atyre që janë thjesht në përdorim të tyre, edhe pse të regjistruara në emër të dikujt tjetër. Sipas vëzhguesit ndërkombëtar, ky barazim është veçanërisht i rëndësishëm për efektivitetin e procesit të rivlerësimit, pasi përdorimi informal i pasurive do të ishte “kalë troje” që do t’u shërbente subjekteve të rivlerësimit për t’iu shmangur verifikimit të duhur.

A janë Sokol Çomo dhe Ina Rama, “kali i trojës” në KPA?!

Shumica e trupit gjykues të Kolegjit që konfirmoi në detyrë Islamajn kryesohej nga Sokol Çomo  dhe e mbështetur si gjithmonë nga Ina Rama, ish-drejtuesja më e dështuar e Prokurorisë Shqiptare. Duke parë qëndrimin e ONM, por edhe analizën refuzuese të pakicës , vetvetiu lind pyetja që sigurisht në kohën dhe momentin e duhur do të shpaloset me shumë fakte tronditëse: Çifti Çomo-Rama, kanë anashkaluar ligjin, apo kanë respektuar kërkesë-ofertën e oligarkisë turistike dhe minerale?!