Manjani: Nga amnistia nuk përfitojnë ata që kanë vrarë, fokusi janë gratë, të moshuarit dhe të sëmurët

451
Sigal

Projektligji për amnistinë diskutohet ditën e sotme në Komisionin parlamentar të Sigurisë. Duke raportuar para anëtarëve të Komisionit, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se Qeveria parashikon që amnistia të përfshijë rastet e të dënuarve deri në 2 vjet.

Sipas kreut të Drejtësisë, fokusi më i madh për përfitimin nga amnistia duhet të jetë për gratë, të moshuarit, dhe të sëmurët.

“Ky është viti i 3 që propozojmë amnisti”, tha ministri Manjani.

Duke u ndalur tek kategoritë që nuk përfitojnë nga amnistia, ministri i Drejtësisë tha se nuk ka kuptim që të amnistohen hajdutët apo të dënuarit për vrasje.