Llalla, Dedja dhe Zaganjori të parët në “sitën” e drejtësisë, vettingu

630
Sigal

Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ai i
Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme
Adriatik Llalla do të jenë të parët që do të plotësojnë  formularët e
kontrollit të figurës, kontrollit të pasurisë dhe aftësive profesionale.
Procesi i vettingut do të nisë kështu nga krerët e institucioneve më të
rëndësishme në vend, duke vijuar më pas me gjyqtarët dhe prokurorët e thjeshtë.

Të parët që do të kalojnë në sitën e vettingut e do
të jenë krerët e institucioneve më të rëndësishmë në vend që japin drejtësi,
duke vijuar më pas më gjyqtarët dhe prokurorët e thjeshtë.

Kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ai i
Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme
Adriatik Llalla do të jenë të parët që do të plotësojnë formularët e kontrollit
të figurës, kontrollit të pasurisë dhe aftësive profesionale.

Formularët do të dorëzohen në ILDKPI ai i pasurisë,
në Drejtorinë e Sigurisë së Informacionit të kualifikuar DSIK ai i
intergritetit dhe figurës dhe formulari i aftësive profesionale.

Ndërkohë që Kushtetuta ka të përcaktuar se tre
institucionet që do të kryejnë rivleresimin janë  Komisioni i Pavarur i
Kualifikimit, Kolegji i Apelimit dhe Komisionerët Publikë në bashkëpunim me
vëzhguesit e huaj të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, OMN.

Ligji parashikon një bashkëpunim të ngushtë të
Presidentit me OMN-në.

Një komision i përbërë nga 3 vëzhgues ndërkombëtare
brenda 14 ditësh i paraqesin  rekomandimet e tyre Presidentit për dy
lista.

Tre ditë pas marrjes së dy listave nga Presidenti
dhe listës së rekomandimeve të OMN-së, Parlamenti krijon një komision ad -hoc
me 6 anëtarë, 3 nga shumica dhe 3 nga opozita.

Hapi i radhës është Kuvendi, i cili brenda 10 ditëve
krijon dy komisione të tjera ad -hoc të ndarë në mënyrë të barabartë mes
shumicës dhe opozitës, ku një komision ka 12 anëtarë dhe tjetri 6 anëtarë.

Brenda 30 ditëve, komisioni me 12 anëtarë përzgjedh
me votë të fshehtë elektronike 12 anëtarët e Komisionit të Pavarur të
Kualifikimit si dhe Komisionerin Publik, në një proces ku secili anatër i
komisionit ad-hoc ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.