Vajzat viktima: Si na përdhunonte dhe na torturonte Gadafi në haremin e tij sekret

1147
Sigal

Dëshmi rrëqethëse të vampirit të seksit, Muhamar Gadaf, përfshirë në librin bestseller “Haremi i Gadafit”, botuar nga “Morava”

Një diktator, vrasës pa iu dridhur qerpiku, një predikues e moralist i besimit islam (por që përdorte alkoolin)… Kështu në dukje… Por në fakt, Gadafi ishte një përdhunues, maniak seksual, një vrasës… Një rrjet i tërë badigardësh të besuar, përzgjidhnin vajzat e reja në shkolla dhe ja dërgonin diktatorit në haremin e tij sekret…. Dëshmi rrëqethëse të “vampirit” të seksit, Muhamar Gadaf, përfshirë në librin bestseller “Haremi i Gadafit”, sjellë në shqip nga shtëpia botuese nga “Morava”…

DËSHMIA E SOVAJËS

Nuk dyshoja asnjë sekondë për çfarë më kishte thënë. Sepse mua më vinin edhe histori të tjera, mjaft të ngjashme, që më vërtetonin ekzistencën e mjaft Sorajave të tjera. Merrja vesh se me qindra vajza të reja ishin rrëmbyer për një orë, një javë apo një natë dhe ishin shtrënguar, nëpërmjet forcës apo shantazhit, t’iu nënshtroheshin fantazive dhe dhunave seksuale të Gadafit. Se ai zotëronte ca rrjete, ku përfshiheshin dhe diplomatë, ushtarakë, truproja, nëpunës të administratës dhe shërbimit të protokollit, rrjete që për mision thelbësor kishin që t’i sillnin zotit të tyre vajza të reja – ose djem të rinj – për konsumin e tij të përditshëm. Se etërit dhe bashkëshortët i mbyllnin brenda bijat dhe gratë e tyre, me qëllim që t’i mënjanonin nga vështrimi dhe lakmia e Udhërrëfyesit. Zbuloja se tirani, i lindur në një familje beduinësh tejet të varfër, qeveriste nëpërmjet seksit, me idenë e ngulitur që të zotëronte një ditë bashkëshortet apo bijat e të pasurve dhe të fuqishmëve, ministrave dhe gjeneralëve, krerëve të shteteve dhe sovranëve. Ishte gati që t’iu vinte çmimin. Çfarëdo çmimi. Nuk kishte asnjë cak.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf