Themelimi i PKSH-së, mes të 200-ve, 21 ishin teknikas

1173
Sigal

Kujtime nga Agim Fortuzi: Harry T. Fultz, arkitekti i Shkollës Politeknike Shqiptare

Drejtori italian Françesko Torboni që ishte oficer i lartë i bandave kriminale të zeza në bashkëpunim me prefekturën dhe kuesturën përgatitën arrestimin e organizatorëve të këtyre lëvizjeve dhe pikërisht morën aprovimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Arsimit me telegram nr. 66,datë 7.11.1940 arreston një grup nxënësish të përbërë nga Lefter Kasneci, Mehmet Ali Shehu, Spiro Dhima, Neki Hoxha, Nuredin Dajtani në orën 4:00, të mëngjesit, kur gjithë nxënësit flinin dhe mbasi i çuan në fillim në burgun e kuesturës, të nesërmen i nisin të shoqëruar me karabinierë në një makinë të veçantë dhe i dërguan në kuesturën e Tiranës, ku kjo kuesturë ju njoftoi se janë të përjashtuar nga shkolla dhe internohen nëpër vendet tuaja të banimit, ku në krye të çdo jave do të paraqiteni pranë karabinierisë së komunës përkatëse.

Arrestimi i këtyre shokëve i revoltoi akoma më shumë nxënësit e tjerë dhe të nesërmen në mëngjes u grumbulluan para derës së drejtorit Françesko Torboni dhe i kërkuan me këmbëngulje pse u arrestuan shokët e tyre. Ai ju përgjigj se, nuk dinte gjë për këtë. Mirëpo nxënësit shpërthyen në një revoltë, duke kërkuar me këmbëngulje ose të vijnë shokët ose neve nuk shkojmë në shkollë dhe pikërisht kështu u bë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf