Stavri Kristo: Dy takimet me Gogo Nushin në Moskë dhe indiferenca e Hrushovit

775
Sigal

KUJTIMET E gazetarit Stavri Kristo/23 qershor 1954, vajgurmbajtësja sovjetike “Tuapse”, qëllohet nga  një anije lufte tajvaneze

Më duket me vend të hap një parantezë për hotelin “Nacional”, ku kalova natën e parë në Moskë dhe qëndrova disa javë, derisa më dhanë një dhomë në një apartament në rajonin e ri “Novopeshanaja” të Moskës. Hoteli është ndërtuar në vitet 1901-1903. Në vitin 1918, pas ardhjes së qeverisë sovjetike në Moskë, u shtetëzua dhe mori emrin Shtëpia e parë e Sovjetëve. Asokohe, në dhomën numër 107 të këtij hoteli ka fjetur Vladimir Iljiç Lenini me të shoqen, Krupskajën, ndërsa dy numra më tej, në dhomën 109, ka qëndruar e motra, M.I Uljanova.

Ky hotel ndodhet edhe sot e kësaj dite po atje, në qendër të kryeqytetit rus, zë gjithë këndin midis rrugëve Mohovoja dhe Tvjorskaja (Gorki) dhe është një nga komponentët arkitektonikë më të rëndësishëm të “Sheshit të Manezhit”. Pas dhjetë vjet punimesh të brendshme, në vitin 2006, hoteli është përfshirë në Korporatën e Hoteleve «Starwood Hotels & Resorts Worldvvide» me emrin «Luxury Collection Hotel». Ka 206 dhoma nga të cilat 37, shumë luksoze, shikojnë nga Kremlini… Në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare midis hoteleve me 5 yje, ka fituar disa herë titullin “Hoteli më i mirë i Rusisë”. Ka statusin: “Hotel Mbretëror”. Midis klientëve të huaj kanë bujtur këtu disa kryetarë shtetesh dhe qeverish, shumë yje të artit dhe të kulturës botërore…

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf