Stavri Krisot: Kongresi i XX i PK të Bashkimit Sovjetik, Hrushovi mbajti raportin e tij kundër kultit të individi

778
Sigal

Shtëpia e madhe dykatëshe e Leon Tolstoit na ra në sy me të zbritur nga autobusi… Ja, ajo, atje sipër mbi një kodrinëz të butë, e bardhë, e pastër, e “shëruar” nga të gjitha plagët e Luftës, ndanë pyllit të qetë që vazhdonte deri poshtë, buzë njërit nga pesë liqenet artificiale… Këtë shtëpi, Leon Tolstoi e ka trashëguar nga stërgjyshi, Konti Tolstoi, të cilit ia ka dhuruar vetë Cari, si shpërblim për një shërbim të posaçëm në shekullin e XVII… Në këtë shtëpi, më 28 gusht (9 shtator) të vitit 1828 lindi Leon Tolstoi dhe banoi atje për 50 vjet me radhë. Poshtë saj, paksa nga e majta, na tërhoqi vëmendjen edhe shtëpia tjetër (më e madhe akoma), që kishte trashëguar ai prej gjyshit nga e ëma, konti Vollkonski… Shtëpitë dhe gjithë pronat e tij janë shpallur muze dhe vende pelegrinazhi me vendim të qeverisë sovjetike, të kryesuar nga Lenini që më 10 qershor të vitit 1921, duke ua lënë për t’i administruar vajzave dhe djemve të tij… (Edhe në kohën kur shkuam për ta vizituar ne, drejtoreshë ishte një stërmbesa e tij. Edhe tani, me sa kam marrë vesh, muzeun e drejton një stërnip i shkrimtarit, Vladimir Iljiç Tolstoi, i cili ka mbaruar fakultetin e gazetarisë të Universitetit “Lomonosov” në Moskë dhe në janar të vitit 2012, u regjistrua si kandidat për President i Rusisë, garë të cilën e fitoi Putini…

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf