Spiro Mëhilli/ Si lindi transporti urban në Shqipëri

1425
Sigal

Transporti urban në Shqipëri  ishte në duar të shoqërive:

1- “SATA” (Shoqëria Shqiptare e Transportit Automobilistik), e grupit FIAT, shoqëri ushtruese në të gjitha rrugët automobilistike të vendit me qendër në Rrugën “Petro Bogdani” Nr. 22, në Rrugën “Marshall Cavallero”, në Rrugën “Abdi Toptani” dhe së fundi në Rrugën “Princi Umbert”, 134, me autobusë modernë FIAT 626 / RN dhe 626/RNL.

2- “SAUD ADRIATIK”, Shoqëri Automobilistike Shqiptare e Rrugës Tiranë-Durrës.

3- “CIDA”, Shoqëri Automobilistike për Rrugën Tiranë-Durrës. Qendra në Rrugën “Princi Umberto”.

4- “SAKA” B. Shoqëri Automobilistike Kolektive, Sheshi “Skënderbej”.

5- Shoqëria “VERMOSHI”, agjenci autotransporti me qendër në

Rrugën e Shkodrës përballë Burgut të Vjetër, Nr 113, Telef. Nr 76. Për rrugën Tiranë-Shkodër.

6- Shoqëria “KOSOVA”, firmë e Zija Beqaj, përballë Hotel “Ballkan”, për rrugët Tiranë, Korçë, Strugë, dhe Tiranë – Prizren.

7- “TRUÇHI”- Shoqëri anonime.

8- “SAN MARCO”, shoqëri anonime, me qendër në Rrugën “Benitto Mussolini”.

9-Agjencia e shitjes së biletave “KADESHA”.

10- Cen Basha me qendër pranë Hotel “Ballkan”, kishte shoqërinë automobilistike për udhëtarët , që siguronte udhëtim të përditshëm nga Tirana në Vlorë dhe nga Vlora në Tiranë.

Rrjeti rrugor i Shqipërisë:

1- Tiranë – Durrës, duke kaluar nga Vora.

2- Shkodër – Lezhë – Tiranë – Elbasan, duke u kthyer nga Vora.

3- Durrës – Rrogozhinë – Elbasan, pa kaluar nëpër Tiranë .

4- Elbasan – Librazhd – Korçë – Bilisht.

5- Elbasan – Gramsh – Tresovë – Maliq.

6- Librazhd – Peshkopi.

7- Shkodër – Pukë – Kukës.

8- Rrogozhinë – Lushnje – Vlorë.

9- Lushnje – Berat – Këlcyrë.

10- Vlorë – Tepelenë – Gjirokastër – Jorgucat.

11- Vlorë – Porto Edda.

12- Tiranë – Korçë, e anasjelltas (me autobusë “Diamond”).

13- Tiranë – Elbasan.

14- Tiranë – Gjirokastër.

15- Tiranë – Shkodër.

16- Tiranë – Peshkopi.

17- Tiranë – Vlorë.

18- Tiranë – Burrel.

19- Tiranë – Vlorë e anasjelltas me makina të pronarit Cen Basha.

Kilometrazhi

1- Tiranë – Shkodër (120 km), Sata dhe agjencitë private.

2-Tiranë – Durrës (km 39), 10-12 nisje në ditë me “Saud Adriatik” dhe C.I.D.A.

3-Tiranë – Vlorë – Gjirokastër (275 km), me kalim: Durrës-Kavajë-Lushnjë-Fjer.

4-Tiranë – Vlorë – Tepelenë – Klisurë – Gjirokastër, çdo ditë, Sata etj.

5-Tiranë – Elbasan – Korçë ( 190 km), Sata ; nga Korça vija vazhdon deri në Bilisht (km 26).

Tiranë – Durrës – Berat ( 129 km), çdo ditë, Sata.

Tiranë – Krujë – Burrel – Milot ( 141 km), Sata dhe shoqëri private.

8 – Tiranë – Elbasan – Peshkopi ( 202 km), Sata.

9 – Tiranë – Elbasan – Gramsh ( 98 km), shërbime private.

10 – Tiranë – Strugë – Dibër – Peshkopi ( 215 km), Sata.

Automjetet në Shqipëri më 1942

Sipas “KALENDARIT KOMBËTAR [129]: thuhej “para disa vitesh ishte e vështirë, në mos e pamundur, për të pasur një shifër të saktë të automjeteve që ndodheshin në Shqipëri.  Sot kemi për këto tërë gjendjen hollësisht, me shërbimin që kryhet nën kujdesin e Zyrës s’Automjeteve  pranë  Drejtorisë së Turizmit – Ministri e Kulturës Popullore- e cila është krijuar që më 1-6-1940. Pranë kësaj Zyre kryhen të gjitha regjistrimet dhe kontrollimet e automjeteve që ndodhen dhe qarkullojnë në Shqipëri. Që prej fillimit të këtij shërbimi dhe deri më 25-9-42-XX, janë bërë këto regjistrime:

Autovetura private dhe publike 2211

Autokarro 2095

Rimorka 283

Motokarro e motoçikleta 382

Traktorë 10

Të gjitha 4981

Në këto shuma, e para vjen Tirana, me 1830 automjete, dhe i dyti Durrësi, me 1317. Po në këtë periodë janë dhënë 8490 leje shoferësh (për Shqipërinë dhe Italinë)”.

Më 1 tetor 1942 u vunë për herë të parë Taksimetrat në karrocat (veturat S. M.) në Tiranë. Ishin në përfundim rrugët që do lidhnin Tiranën, Durrësin dhe Korçën, nëpërmjet rrugës së Gramshit; Burrelin me Peshkopinë, në pritje të përfundimit të urës mbi Lumin “Drin”; Porto Edda (Saranda), me Butrintin, dhe Ballshi me Tepelenën. Po përgatitej ndërtimi i autostradës Tiranë-Durrës përgjatë Erzenit, që të dy qytetet të bëheshin për 20 minuta.

Transporti Hekurudhor:

Deri në vitin 1922, ekzistonin linja dekovili, të ndërtuara nga ushtria austro-hungareze dhe ajo italiane. Gjerësia e shinave ishte 65 cm me lokomotiva me avull ose me motorë benzine. Rruga që ngritën austro-hungarezët fillonte në Shkodër, ku ishte qendra e komandës austro-hungareze në Shqipëri, shkonte në Lezhë dhe Shen Gjin. Një degë e saj ndahej tek Ura e Bunës dhe shkonte në Shirokë. Prej Lezhe, dekovili vazhdonte deri në Vorë. Në hyrje të Vorës (sipas Koço Dilos), një degë e saj kthehej në Tiranë. Hyrja bëhej nga Rruga e Durrësit, dilte pranë ish Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë Popullore dhe pasi kalonte në Rrugën e Kavajës, pranë bankës, ndahej në dy drejtime: një degë përfundonte në Sheshin “Skënderbej” dhe tjetra nëpërmjet Rrugës “28 Nëntori”, me një kthesë të fortë, futej në hyrje të kalasë. Dega tjetër, nga Vora shkonte në Durrës-Kavajë-Rogozhinë. Nga Rogozhina një degë shkonte në Peqin – Papër – Elbasan gjer tek ura e Labinotit. Krahu tjetër kalonte Shkumbinin dhe vazhdonte për në Lushnje, ku ndahej përsëri në dy drejtime. Njëra kalonte nëpër Myzeqe në Bishqethëm – Kolonjë – Mbrostar – Fier – Levan gjerë në Vjosë. Rruga tjetër kalonte nëpër Karbunarë – Bubullimë – Ura e Kuçit e Hasan Beut, deri në Berat. Një udhë dekovili nisej nga Gostima e Elbasanit dhe shkonte në Frashër të Sulovës. Një tjetër dekovil lidhte Kavajën me Tiranën. Edhe italianët ndërtuan një rrjetë dekovili 120 km. në zonën e Vlorës që shkonte dhe në Selenicë. Ndërtimi u bë në vitet 1914-1920. Më 24 shtator 1928[129] u dhanë 10 km rrugë për 515.802 franga ari sipërmarrësit italian Michele Saço & biri për ngritjen e një pjese të hekurudhës Durrës-Tiranë, por duhej të vinte 21 prilli i vitit 1940 që të hapeshin kantieret dhe filluan punimet e linjës Durrës – Elbasan, në 4 drejtime e ku u kërkuan për të punuar 6000 punëtorë.