Spiro Mëhilli: Kur gjermanët ndodheshin 25 km larg Moskës, Stalini bëri Paradën Ushtarake me 1.2 milionë trupa,13 mijë tanke dhe 1500 avionë, në mbrojtje të kryeqytetit

574
Sigal

 

Gjermanët çanë mbrojtjen e Frontit Perëndimor dhe  të Frontit të Brianskut, kaluan Vjazmënedhe Orjollindhe brenda 15 ditëve rrethuan 2 armata sovjetike: ndërmjet Vjazmës dhe Brianskut duke kapur  650.000 robër, 5000 topa dhe 1200 tanke. Më 5 tetor, në drejtim të Rosllavskit, që e  mbronin Armatat  XXIV dhe XXXXIII  rezervë, gjermanët ishin në trupa 3.2 herë më shumë, në tanke 8.5 herë dhe në topa e minahedhës 7 herë më shumë. Njëkohësisht ata rrethuan edhe Armatat XX, XIX, dhe XXXII. Më 7 tetor,të gjitha rrugët që të çonin  në Moskë ishin të hapura. Urgjentisht, në vijën e mbrojtjes së Mozhajskut mbërritën përforcimet. Më 9 tetor, gjermanët pushtuan qytetet Zubcov, Gzhadsk, Juhnov dhe Suhiniç. Më 10 tetor u formua Fronti Rezervë me 4 Armata: XXXI, XXXII, XXXIII dhe XXXXIX në perëndim të Rzhevit, të Vjazmës dhe të Spas-Demenskut  dhe me 2 Armata: XXIV dhe XXXXIII që u përpoqën të mbulonin prapavijën e Frontit  të Brianskut me komandant mareshalin S.M.Budion. Armatat u futën  në përbërje  të Frontit Perëndimor, komandant i të cilës u emërua Zhukovi, zëvendës i tij,  Konjevi; Shef i  Shtabi gjeneral divizioni V.D. Sokolovi dhe anëtar-këshillues superior i luftës dhe përgjegjës politik për frontin, N.A.Bulganini.  Fronti u vendos në kufijtë e Mozhaiskut. Gjendja në Kaluga dhe në Kalinin mbetej e rëndë. Më 13 tetor ra Kaluga në jugperëndim të Moskës.Më 14 tetor, në veri të Kalininit u ndërpre linja hekurudhore Moskë-Leningrad. Më 15 tetor Rikard Sorge dërgoi radiogramin e fundit:

Misioni në Japoni u krye. Lufta midis Bashkimit Sovjetik  dhe Japonisë është shmangur. Më tërhiqni në Moskë ose më dërgoni në Gjermani.  Do të dëshiroja të bëhesha ushtar i thjeshtë dhe të luftoja për atdheun ose të vazhdoja veprimtarinë time zbuluese në Gjermaninë fashiste. Pres udhëzime… Ramzaj”.

Ministri i Punëve të Jashtme Molotovi thirri ambasadorin e SHBA-ve Steinhardin dhe i tha se  do të  braktisej Moska. Më orën  9, Stalini urdhëroi që e gjithë qeveria të  transferohej në Kuibishev dhe  ushtria të mbronte kryeqytetin deri sa të  vinin  trupa  rezervë. Zyrat shtetërore dhe misioni diplomatik  në gjysmën e dytë të tetorit u evakuan  në Kuibishev mbi Vollgë. Në këtë kohë sipas Surikovit, Stalini  bëri një betim”: “Lufta do të jetë e gjatë dhe e përgjakshme, por fitorja do të jetë e imja, sepse zemra ime po digjet  nga lotët e grave dhe të fëmijëve. Hitleri dhe hordhitë e tij  do t’i paguajnë këto lotë me gjakun e tyre të ujqërve të uritur. Shpresoj  dhe nuk mungon goditja, sepse predha vjen nga zemra ime!

Imazhi i Stalinit kur  gjermanët ndodheshin pothuaj në portat e Moskës dhe  e  gjithë qeveria u largua në Kuibishev, mbetej në histori si një shëmbull i shkëlqyer i forcës unike mbi moralin e një populli. Kur blindet gjermane   i afroheshin  kryeqytetit, kamionë dhe vetura  transportonin  fëmijë, gra  e  të moshuar në lindje të vendit, drejt Uraleve dhe Azisë. Ishte një farë paniku. Turmat njerëzish në mënyrë masive  sulmuan  magazinat dhe dyqanet e  artikujve ushqimorë,   plaçkitën  apartamentet e boshatisura, ku nuk bën përjashtim as  rrugët Gorki  dhe Arbat.  Bandat e  rrugëve  bënin ligjin në qytet,  kurse zyrtarët digjnin me nxitim  dokumentet.Edhe  ambasada britanike përballë  Kremlinit nuk i shpëtoi grabitjes.  Policia e hutuar nuk dinte se çfarë të bënte. Një masë e madhe njerëzish shkoi  drejt  stacionit të  Kazanit. Njerëz të moshave të ndryshme me ngarkesë në duar e në shpinë formonin një kortezh të gjatë  e  të heshtur. Si arritën  në shesh, ata  gjetën pengesa nga policët dhe të gjithë lëshuan gjithçka kishin në tokë dhe pa bërtitur, pa thënë asnjë fjalë, shikonin largimin e zyrtarëve  dhe trupit  diplomatik që  dislokoheshin    për në Kuibishev,  850 km në veri të Moskës. Por Stalini ishte në Moskë!

Më 15-16 tetor antarët e aparatit qendror të NKVD u transferuan  në Kuibishev. Po atëhere…?Në Siberinë Lindore  ishin  rreth 2 milionë trupa. Në duart e tyre ndodheshin fatet e Bashkimit Sovjetik. Nëse ato do të largoheshin nga Siberia dhe do  të hidheshin kundër  divizioneve gjermane në perëndim, Rusia mund ta  frenonte Gjermaninë. Këtu qëndronte mrekullia e Sorges.Në bazë të të dhënave të  tij, Stalini  do të tërhiqte  nga Lindja e Largët  1.200.000 trupa, 12.700 tanke, 1500 avionë që  bënin 8-10 divizione dhe  do t’i  vendoste në mbrojtje të Moskës.  Në Borodino, nga Siberia erdhën kontigjenti i parë prej  400.000 trupash të zgjedhurpushkatarësh siberianë  të shoqëruar  nga dy brigada të reja   tankesh  T-34 e KV dhe 1000 avionë. Më 17 tetor, nga  trupat e Frontit Perëndimor  të Armatave XXII, XXIX, XXX dhe XXXI u krijua Fronti i Pavarur Kalinin me në krye gjeneralkolonel I.Konievin. Drejtimi kryesor i Frontit Perëndimor tani ishte Velokojamsk-Mozhaisk-MalloJarosllavsko dhe Taruskoje. Në drejtim të Velikojamskut u dërgua Armata XVI  me K. K. Rokosovskin; nëMozhasisk, Armata   V me komandant  Ljushenkon dhe  më vonë  edhe Armata VI e Govorovit.  Në rajonin Naro-Fominsk u vendos Armata XXXIII e gjeneral M.G.Efremovit, ndërsa   në drejtim të Kallugas u përqëndruanArmata XXXXIII e  gjeneralmajor K.D.Gollubovit dhe Armata XXXXIX e gjeneralleitenant I.G.Zaharkinit.Më 18 tetor, u pushtua Velikojamsku dhe Mozhaisku. Komanda  e Frontit Perëndimor iu dha Zhukovit, Frontin  Kalinin e mori përsëri Konievi dhe Frontin e Brianskut, Zaharovi.Atë ditë Stalini u bë gati të ikte. E  prisnin në  gatishmëri  një tren dhe disa avionë. Në ato momente vendimtare,kurZhukovi e siguroi se Moska do të mbrohej me çdo kusht, ai e anulloi vendimin  dhe  urdhëroi rojet ta çonin në Kuntzevo pasi ata  të hiqnin ngarkesat eksplozive  brenda disa orëve dhe  të  ndiznin  stufën në shtëpinë e vogël  që ai  të punonte. Më 19 tetor,  Moska u shpall në gjendje shtetrrethimi dhe për katër ditë, 120.000 veta dolën vullnetarë duke plotësuar  11 divizione.  Grupimi verior i përbër nga dy armata tankesh me goditje kryesore Klin-Solnjeçnogorsk-Rogaçevo-Jahroma-Dimitrov  synonte t’idilnteMoskës pas shpine.Armata e Tankeve e Guderianit sulmoi nga ana e jugut mbi Tula-Kashiranë mënyrëqë të përparonte më tej nëRjazan-Kolomna-Orehovo-Zuevo që të mbyllte rrethimin e Moskës.Në qendër, goditja u dha  në drejtim tëIstra-Zvenjigorodit dhe Naro-Fominskut.Kur gjermanët ishin para portave të Moskë, sipas R. Conquestdhe Molotovit, Stalini urdhëroi Berian të merrte kontakt me nazistët me  ndërmjetësinë  e ambasadorit bullgar në Moskë Stamenov  që të gjente një rrugë tjetër “Paqeje Bresti”, i gatshëm   të lëshonte shtetet Balltike, Bielorusinë, Moldavinë, Ukrainën Perëndimore  dhe “territore të tjera”  në këmbim të paqes,  por propozimet e tij  nuk u pranuan  nga Qeveria naziste që mendonte se ishte në prag të fitores. Më 20 tetor,pararoja e blinduar e Guderianit ndodhej  60 km larg Moskës. Papritur situata para Moskës ndryshoi.Bora e parë zbardhi tokën. Filluan ngricat. Rrugët u  bënë të pakalueshme nga prania e  llucit  gjigant. Gjeneral balta mori komandën. Filloi të ftohtit siberian.Rrugët e transportit për gjermanët  u kthyen në kaos. Tanket e rënda u zhytën në baltën e trashë të rrugëve dhe nuk lëviznin nga vendi.Retë e ulta dhe shirat e ftohtë bënë që bombarduesit dhe avionët luftarakë të mos  ngriheshin për të  bombarduar. Ushtarët gjermanë pa uniforma dimrore dhe pa çizme,filluan të vuanin nga të ftohtët dhe u sëmurën.Guderiani duke e pasur të gjithë trupën me uniformë verore,për herë të parë filloi të  kërkonte urgjentisht që prapavija të dërgonte   veshje të ngrohta, çizme të trasha dhe çorape leshi të gjata.Më gjithë gjendjen e vështirëkur mungonin ushqimet dhe municionet, në Brijansk, forcat e Guderianit  rrethuan 3 armata të Eremenkos që kishin në përbërje  26 divizione me dy grupe, një në veri dhe një në jug.Deri në atë kohë  ishin kapur 663.000 ushtarë sovjetikë robër dhe ishin  shkatërruar ose  kapur 1242 mjete të blinduara dhe 5142 topa.

 

Më 28 tetor,artileria gjermane qëlloi  Sheshin e Kuq. Kremlini u mbush me  gropa të hapura  nga bombat. Katedralja e “Istros” mbahej  gjysmë e rrënuar.U bombarduan “Balshoi Teatër”,  godina e Universitetit në rrugën “Moskovskaja” dhe godina e Komitetit Qendror në “StarajaPlloshçad”.Më 31 tetor avionë gjermanë bënë 45 sulme mbi Moskë. Një bataljon gjerman kapi rrugën për në Kimki duke arritur në periferi të Moskës vetëm 19 km nga Kremlini që u  spraps nga një grup rus.Në fund të tetorit, ushtria gjermane  u ndal në vijën Turginovo-Velokolams-Durohovo-Naro-Fominsk.Në atë terren të mbarsur me sakrifica dhe ankth, nga ushtarët sovjetik pati  dezertime. Vetëm në Moskë, me ligjin ushtarak në fuqi nga tetori i vitit  1941 për braktisje të detyrës ushtarake, u arrestuan 83.060 persona dhe u mbajtën 9 muaj të burgosur. Nga këta, 13 veta  u varën, 887 u dënuan me vdekje dhe 44.168 u burgosën.Më 3 nëntor,temperatura  shkoi 12 gradë nën zero. Më 7 nëntor,kur gjermanët ndodheshin 25 km larg Moskës Stalinit foli  në Sovjetin Suprem: “Jemi në pragun e një vendimi. Dua të nënvizoj se rreziku është shtuar. Ukraina dhe Bielorusia janë të pushtuara. Leningradi është në rrezik dhe Moska  është e kërcënuar. Asnjë vend, me përjashtim të vendit tonë, nuk mund të qëndronte  përkundrejt sakrificash kaq të mëdha. Vlen të thuhet se asnjë fuqi tjetër  nuk mund të durojë humbjet që kemi pasur ne. Ne kemi pësuar difatë nga mungesa e një fronti tjetër në Europë për të cilin gjermanët nuk kanë qenë të detyruar që të ndanin fuqinë e tyre;  Ushtria  e Kuqe lufton  me   mungesa  tankesh  e avionësh si dhe nga   prodhimi luftarak që është i pamjaftueshëm, ndërsa gjermanët  kanë aleatë  italianët, hungarezët, rumunët, sllovakët dhe finlandezët”.

Po atë ditë, në Sheshin e Kuq u bë parada e jashtëzakonshme dhe nga parakalimi, pjesëmarrësit shkuan  drejt e në front për të mbrojtur Moskën. Më 10 nëntor Fronti Brianskut u shkri dhe mbrojtja  e Tulës iu ngarkua Frontit Perëndimor.Tula hapte rrugën për në Moskë.Temperaturat e ulta që shkuan deri në 23 gradë nën zero, vështirësuan veprimet luftarake.Në fillim të nëntorit  Armata  “Qendra” kishte në përbërje  1.700.000 ushtarë, 13.500 topa e minahedhës, 1170 tanke dhe 615 avionë. Trupat sovjetikë kishin 1.100.000 ushtarë, 7650 topa e minahedhës, 770 tanke dhe 1000 avionë.Sipas Batalio R,15 nëntori konsideriohet si etapa e dytë e mësymjes gjermane kundër Moskësduke goditur në fillim Armatën XXX të Frontit Kalinin dhe trupat e Frontit Perëndimor në krahun e djathtë të Rokosovskit me 51 divizione: 33 divizione këmbësorësh,13 divizione  tankiste  me 1500 tanke, 3 divizione  të motorizuara,  3300 topa  dhe 1500 avionë. Grupi verior  gjerman u vendos mbi Klin dhe përforcoi kalimin mbi kanalin Moskë-Vollgë, kurse  Grupi jugor rrethoi Tulën nga lindja  që e mbronte Armata e XXXXX. Armata e Tankeve e Guderianit u vërsul mbi Kashir dhe Rjazan duke arritur 25-30 km larg Moskës.Gjatë 20 ditëve të sulmit të tyre, gjermanët patën 50.000 të vrarë, 777 tanke të shkatërruar ose të kapur, 178 topa, 530 makina dhe shumëmaterjale të tjera.Gjatë muajve  tetor-nëntor frontit  iu dhanë mbi 11 milionë armatime, 2250 makina dhe 45 tanke mbi planin.Partizanët sovjetikë nën Moskë vranë 17.000 ushtarë dhe oficerë gjermanë,rrëzuan  6 avionë, shkatërruan  22 tanke dhe autoblinda, mbi 100 topa, 300 minahedhës, 5 trena, 34 depo dhe 35 ura. Megjithatë,Stalini vazhdonte të shpresonte se fitorja do të ndodhte në saj të ndihmave nga Amerika. Më 21nëntor  trupat e Guderianit pushtuan Uzllovën dhe Stalinogorskun. Korpusi 56 i komanduar nga gjeneral Skal me Divizionet e Blinduara 6, 7  dhe  14 të Këmbësorisë së Motorizuar  pushtuan Klinin dhe më 24 nëntor u ndodhën pranë Rogatçevos  dhe vazhduan  përpara nyjes së Armatave  XXX dhe XVIsovjetike te kanali Moskë-Vollga.Temperatura  ishte  minus 40 gradë. Gjermanët rezistonin me veshjen e zakonshme, kapotat e shkurta basmaje dhe çizme gjysma e të ngushta. Vlen të thuhet se ndërsa trupat gjermane ishin tërsisht të veshur me rroba verore, trupat sovjetike ishin të veshur me kapota, çizme të trasha, kokore dhe të armatosur nga ndihmat anglo-amerikane. Më 25 nëntor, kolonel Rodt kaloi Peskin në juglindje të Solnjetogorskut, 9 km pranë Moskës. Divizionet 5 dhe  11gjermane  për t’u ndeshur  me trupat ruse duhej të kalonin lumin ose liqenin. Batalioni motoçiklist i Divizionit 11  u orvat të kalonte liqenin Istra nën predhate ushtrisë ruse,  ku, një pjesë e tyre lanë kokën nga çaria e akullit. Istra kishte mbetur nyja e fundit e mbrojtjes së Moskës. Më 26 nëntor,trupat gjermane arritën të ndërprisnin  rrugën hekurudhore Tula-Moskë në veri të Tulës.ra Polevo.Më 28 nëntor, trupat e Vaffen SS morën Visokovën dhe vazhduan drejt Moskës në temperaturë minus 33 gradë.Më 29 nëntor,   në varësi të Frontit Perëndimor kaluan Armata I dhe Armata X si dhe të gjitha njësitë e Armatës XX. Për të  filluar  kundërmësymjen u caktuan Armatat I, XX dhe  XVI.Më 30 nëntor,  një patrullë gjermane me motoçikleta u ndodh në lagjen e jashtme tëKimskit, aty  ku ndodheshin portat e Moskës, pra  8 km nga bordurat e qytetit. Më 29 – 30 nëntor, tanket gjermane u futën në anën jugore të Tulës dhe  brenda  dy ditësh humbën 40 tanke. Luftimet në jug të Mordvecitnuk dhanë rezultatin që pritej dhe Guderiani duke parë që nuk mundi ta thyente  qëndresën ruse në rajonin Kashir-Tula, urdhëroi kalimin në mbrojtje. Pushimi i krijuar u dha mundësi komandës sovjetike të merrte masa që  të përforconte mbrojtjen. Gjermanët  në nëntor patën 73.782 veta të vrarë, mbi 100.000 të plagosur dhe të ngrirë, 1258 tanke, 772 topa e minahedhës, 628 mitraloza, mbi 1000 pushkë dhe 5000 makina dhe traktorë të shkatërruar ose të kapur për përdorim.Stalini  dhe  stafi i tij ndodheshin  në situatë që nuk kishte se ku të shkonte. Ndihmat amerikane dhe angleze ishin të domosdoshme si uji ose buka.Nga gushti deri në nëntor të atij viti, në tokat e pushtuara, ushtria gjermane  kishte kapur 303 uzina baruti, fishekësh e  predhash, të cilat mund të prodhonin në vit 101 milionë trupa predhash, 32 milionë trupa minash artilerie, 24 milionë trupa (korpuse) bombashavioni, 61 milionë gëzhoja predhash, 30 milionë granada, 93.600 tonë barut, 3600 tonë tritol që përbënte 85% të gjithë fuqisë të rezervave luftarakesovjetike.Rusët tani kishin 330 divizione. Stalini solli divizionin 82 nga Mongolia  për të marÇellkovkën.

Më 1 dhjetor, trupat gjermane shpërthyen në qendër të frontit midis Armatave V dhe XXXIII, dhe pasi çanë mbrojtjene Armatës XXXIII nëNaro-Fominskmorën  disa qendra të banuara dhe vazhduan  drejt Kubinkës megjithëse goditeshin  vazhdimisht nga detashmentet  partizane. Panzer grupi 2 i Guderianit arriti në prag të Moskës më  1 dhjetor por nuk ishte në gjendje të luftonte. Më 2 dhjetor, komanda  e Gruparmatës “Qendra” me gjeneral feldmareshall fon Bokun mendonte se mbrojtja sovjetke ishte në krizë. Si  morën Zvenigorodin  ata  u përpoqën të futeshin në Moskë. Praroja e divizionit “DasReich” ndodhej para Leninos 18 km nga portat e Moskës.Në kanalin Moskë-Vollga, 70 km në veri të Kremlinit, Divizioni 7 i  Blinduar luftonte në sektorin  perëndimor  të Jakromës në temperatura 35 gradë nën zero dhe pa kapota. Guderiani i shkroi Hitlerit: “Fyhreri im! Aktualisht toka është e ngrirë në Rusi në një thellësi 1.5 metra. Është e fortë si një gur. Asnjë njeri nuk mund të varroset aty!”  Trupat gjermane tashmë ishin  bllokuar përfundimisht  në jug dhe në veri të Moskës. Trupat sovjetike  filluan kundërsulmin në rajonet Jahrom, KrasnajaPoljana, Naro-Fominsk dhe Kashir duke  marr  situatën  në duart e tyre. Goditja e parë sovjetike u dha kundër Korpusit 27 të gjeneral Vagerit në sektorin  juglindor të Kalininit në një temperaturë  30 gradë nën zero. Dhjetë  km. në jug të  rrugës Moskë-Mozhaisk, tanket gjermane  tentuan të merrnin lartësinë e fshatit Akulovo për të përparuar drejt Moskës  por e patën të pamundur prandaj  filluan të mbroheshin në qendrat e mëdha të banimit si Jehromin, Bjellij, Rast, Ozereçkoe, KrasnajaPoljana etj.

Mëngjesin e 3-4 dhjetorit, Armata e Gulikovit  mbi   Tula  filloi sulmin në  temperaturë minus 35 gradë  dhe në ditët që pasuan,  jo tanket  që nuk mund  të  lëviznin nga vendi por edhe topat nuk qëllonin, kështu që ngrica e tmerrshme  futi në agoni mijëra ushtarë gjermanë. Në frontin e Moskës nga 16 tetori deri 4 dhjetor, 115.000 ushtarë gjermanë  ishin  asgjësuar.Më5 dhjetor 1941, ditën e enjte, filloi ofensiva e madhe ruse që  vazhdoi deri në 20 prill 1942 në temperatura që lëvizën nga  20, 30, 40 deri 50  gradë nën zero.Pika e avancuar e gjermanëve kishte arritur disa kilometra në veri dhe në perëndim të Moskës.Në krahun verior të Gruparmatës“Qendra”, Armata e IX kishte një front prej 170 km. që kalonte nga Kalinini deri në Moskë. Trupat e Armatës XXIX të   Frontit Kalinin më 5 dhjetor duke  përfituar nga akulli që kishte mbuluar Vollgën,  sulmuan në perëndim të Kalininit dhe u hodhën  në bregun jugor.Divizioni 3 i Blinduar që duhej të godiste Moskën nga veriu kishte arritur deri në Dimitrov në kanalin Moska mbi Vollgë.Në jug, njëri ngadivizionet e Korpusit  41 të  Blinduar  goditi në veri të kanalit Lobnia. Grupi 4  i blinduar Hepner vepronte nga e djathta në të majtë me Divizionet e Këmbësorisë 106 dhe 35, Divizionet e Blinduara 11 dhe 5, Divizionet e Këmbësorisë së Motorizuar “Das Reich”,  252, 87, 78, 267, 197dhe 7 divizione këmbësorësh  ishin përqëndruar 50 km nga Moska në vijën automobilistike Moskë-Oka.Në jug, Armata 2 e Blinduar e Guderianit kishte kaluar Tulën dhe ndodhej drejt Stalinogorskut në temperatura 40-50 gradë nën zero, që çoi në  ngrirjen e shumëushtarëve, oficerëve,  kafshëve dhe teknikës luftarake. Komanda e Lartë  Sovjetike lëvizi 17 Armata e gjysmë kundër Gruparmatës “Qendra”.Tri prej tyre ishin Armatat I, X, XX të përbëra nga divizione siberiane dhe aziatike. Raporti i forcave shkoi 1.5 me 1 në favor të sovjetikëve.  Kundër goditja ruse filloi në jug të Moskës me betejën e Klinit. Në krahun e djathtë u vendos Armata X sovjetike.Gjeneral Zhukovi kryetar i Stavkës kryesoi kundërgoditjen. Nga 3-5 dhjetori,  trupat sovjetike të gjeneral Zaharkinit dhe gjeneral Boldinit hapën zjarr nëperëndim të Laptevës.  Më 5 dhjetor, temperatura në  rajonin e Moskës  ishte  35 gradë nën zero dhe ushtarët gjermanë për të mbijetuar në  çadrat pa ngrohje, detyroheshin të  ndiznin  zjarre poshtë motorëve të  tankeve, ndërsa shumë gjermanë, ku futeshin edhe të   plagosurit, vdisnin  duke ngrirë nga të ftohtit. Divizioni “DasReich”, Divizioni 10 i blinduar dhe formacionet e tjera të korpusit,  nga 9 tetori deri 5 dhjetor humbën 75820 oficerë, nënoficerë e ushtarë ose 40% të efektivit të tyre.Më 6 dhjetor,gjenerali Bellov dhe gjenerali Golikov filluan  sulmin në drejtim të Stalinogorskut, kurse grupi opëerativ i krahut të djathtë në rajonin e Elecit. Sulmi gjerman  mbi Moskë dështoi.

 

Nesër do lexoni:

– Më 5 dhjetor 1941, ditën e enjte, filloi ofensiva e madhe ruse

– Temperatura në  rajonin e Moskës  ishte  35 gradë nën zero dhe ushtarët gjermanë ishin pa ngrohje

– Nga 6 deri 29 dhjetor repartet e ushtrisë sovjetike   kapën 1098 tanke, 1434 topa, 1615 mitrolozë dhe 12.233 makina

– Më 7 janar të vitit 1942, Ushtria e Kuqe kaloi në mësymjen e përgjithshme