Sot 77-vjetori i çlirimit të Beratit nga Brigada e VII-sulmuese

128
  • Si forcat e Brigadës VII çliruan qytetin kryesor të Shqipërisë së Jugut
  •    Berati   në   77-  vjetorin  e  çlirimit 
  • Efektivi i saj fillimisht ishte 420 partizanë, por shumë shpejt numri u rrit së tepërmi
  •         -Berati   qytet   i  lashtësisë  dhe  i  mrekullisë…… ! 
Sigal

Nga Evdal Nuri

– Berati i luftës

Pas katër vjet e gjysëm luftë ndaj pushtuesve të huaj, në të gëdhirë të 13 shtatorit të vitit 1944 në Berat, ndriçoi dita e bardhë e lirisë. Forcat e Brigadës VII çliruan qytetin kryesor të Shqipërisë së Jugut, Beratin. Kjo brigadë u krijua nga bijtë më të mirë të qarkut të Beratit. Efektivi i saj fillimisht ishte 420 partizanë, por shumë shpejt numri u rrit së tepërmi. Në çlirimin e Beratit, ka marrë pjesë dhe Batalioni Devrija i Skraparit me komandant ushtarakun Muhamet  Guri ( Gostencka).Batalioni Devrija mori detyrën që të bëhej pjesë e luftimeve të Brigatës së 7- Sulmuese . Batalioni ishte vendosur në kodrat e Starovës dhe Remanicës nga 10 deri 13 Shtator 1944, duke goditur e larguar forcat armike nga lagjia Kala e më pas nga lagjia Muzakaj, duke realizuar me sukses detyrën e ngarkuar. Këto i hoqën mundësinë armikut për të organizuar operacionin e Qershorit  në drejtim të    Jugut . Për çlirimin e Beratit forcat partizane humbën 30 partizanë trima, kurse armiku pati mbi 200 të vrarë. Berati i dha L.N.ÇL 322 bijë e bijat më  të mirë. Në vitin 1942 në Berat u vendosën mbi 600 hebrenj. Mbi 50 familje të këtij qyteti, pritën, strehuan, ushqyen e fshehën hebrenjtë , duke i shpëtuar nga terrori. Asnjë i vdekur, asnjë i dorëzuar tek gjermanët . Punën e nisur me mjaft pasion për ngritjen e “Muzeut Solomon” nga i ndjeri Simon Vrusho. U rihap nga shqiptari-francez Gasmend Toska , i cili e shpëtoi atë nga pragu i mbylljes me investimet bujare që bëri. Në të pasqyrohet një  histori 500 vjeçare midis dy vendeve. Dua të  falenderoj veteranët  mbi 90-vjeç të  Beratit  që janë gjallë, Qemal Begon, Isuf  Toskën, Mehmet Lavdarin e Anastas Arbërin që dhanë kontributin në  L.NA.Çl   e më vonë në rindërtimin e vendit. Ata janë një histori e gjallë e luftës që kanë bërë beratasit për liri e pavarësi .

Berati: qytet i artit e i kulturës shekullore !

Trojet e Beratit, sipas arkeologëve kanë qenë të banuara nga njerëz të civilizuar që nga shekulli VII para erës sonë. Dy çekanë guri e datojnë fillimin e jetës në të, para Periudhës së Bronxit (2600-1800 P. Krishtit.). Berati ka mbi 24 shekuj histori, art dhe kulturë. Ai është një nga qytetet e rrallë që i takon agimit të njerëzimit. Berati ishte qytet, kur Londra ishte fshat. Gazeta prestigjioze “The Telegraph” ka publikuar një listë me 30 qytetet më të bukura në Europë. Lista është përgatitur nga një shoqatë japoneze e agjentëve të udhëtimit, ku janë paraqitur 30 destinacionet, që nuk duhet humbur. Berati vlerësohet i dyti. Qyteti muzeal i Beratit renditet nga gazeta prestigjoze amerikane “Boston Globe” si një ndër  7 destinacionet që duhet të vizitohet.    Ne krye vendos Beratin:”   Njerëzit aty janë të mrekullueshëm e të sjellshëm. Nuk kam parë kurrë një qytet si Berati. E kam në krye të listës së vendeve më të bukura që kam vizituar .“

 – Pse pëlqehet kaq shumë Berati ?

Kështjella është monumenti më i lashtë e ndërtuar që në shek. e 4-  para Krishtit.  Ajo ngrihet mbi një kodër 187 m të lartë  . Gurë të tillë gjenden vetëm në Jeruzalem . Berati përmëndet për Kodikët që me një fanatizëm të denjë për ta quajtur të shënjtë . Kishat përbëjnë margaritarë të arkitekturës mesjetare në Berat. Përmbajnë vepra të artistëve të ndryshëm nga të panjohur të shekujve XII-XIV gjer tek  mjeshtërit e mëdhenj të shek XVI, me Onufrin.

-Nga ndërtimet e kultit Mysliman janë Xhamia e Kuqe e shek  XIV dhe Xhamia e Bardhë e shek.XV në Kala. Nga më të bukurat është Xhamia  e Plumbit. Kjo  xhami është më e madhja e këtij tipi në Shqipëri. Beratasit e përsërisin shpesh se të ardhurit janë mirëpritur në Berat. Kjo tregon fisnikërinë e tyre. Shumë shtëpi në “Mangalem” e “Kala” janë kthyer në hotele karakteristike, interesante e tërheqëse për turistët e huaj. Beratasit presin çdo të huaj me fjalët: “Mirë se vini në Berat.” Ai është i bukur për të qenë përjetësisht i bukur! Berati muze përtej të kaluarës e të ardhmes ka forcën e shekujve, pavarësisht problemeve që ka. Kur je në Berat të kap një joshje magjike duke të ftuar forcërisht të biesh në ëndërr e në çast s’do të duash të zgjohesh nga lumturia që ndjen që je në Berat. Berati përmendet për Kodikët që me një fanatizëm të denjë quhen të shenjtë. Këto ishin pak nga shumë vlerat historike, kulturore e artistike të qytetit të Beratit, i cili gjendet në një lartësi 59 m mbi nivelin e detit dhe me tre lagje muze: “Kalaja”, “Mangalemi” e “Gorica”. Qarku i Beratit nuk ofron vetëm turizëm historik e kulturor, por aty mund të vizitosh Parkun Kombëtar të malit të Tomorrit, qyteza antike e vendbanime të lashta ilire dhe të shijosh produktet e zonës, të cilat janë të pakonkurueshme. Pëlqehet për legjendat. Një herë jetonin dy trima . Ata quheshin Tomorr e Shpirag.Tomorri ishte shumë fisnik dhe i dukej vetja i ri. Shpiragu, s’ishte kaq i prirur pas ëndrrës, por i ndjeshëm ndaj entuziazmit. Midis tyre jetonte një vajzë e bukur , Kala . Bukuria e saj të mahniste .Edhe lulet më të bukura ulnin kokën para saj . Të dy ranë në dashuri me të njëjtën vajzë. Miqësia e tyre po kthehej në urrejtje. Të dy vendosën të luftonin. Berati plak me nam, Çup të vetme ka Kalanë./ Tomorri me Shpiragë,/ Dy male vëllezër janë./ Me Kalanë hodhën sevdanë. / Bënë sherr e bën’ hatanë,/ me njëri – tjetrin u vranë, /Shpiragu” bum “me çomangë,/ në barkut i hapi plagë./ Tomorri me jataganë,/ fije-fije brinjët i ndanë, / Nga helmi e nga hataja,/ gurë e shkëmb u bë Kalaja. / Tomorri kokën te qielli,/ Shpiragu nga fshihet Dielli/   Kalaja dit’ e nat’ qaj, Osumi lotët e saj.

-Berati i bujarisë dhe i fisnikërisë. Që para 300 vjetëve gjeografi turk Evlia Çelebi ka shkruar: “Beratasit janë popull me karakter të butë e të urtë. Me edukatë e të drejtë.   Nga ky qytet kanë dalë shumë njerëz të shquar e të famshëm; Si burra shteti, vezirë, sundimtarë, ministra, dijetarë, e filozofë. Ata ndihmojnë njëri-tjetrin dhe janë misionarë dhe qytetarë të drejtë e të pastër”.

 3-Berati ka dhe probleme . Shoh njerëz të mërzitur e të varfër. Ka patur fatin e keq, se në tre legjislatura pushteti qëndror ka qenë në opozitë më atë lokal. Kjo e la në haresë, duke u  parë me syrin e “njerkës”. Berati ka nevojë për punë. Duhet pranuar s’e ka varfëri. Beratin e mbajnë emigrantët me reminitancat që dërgojnë, por këto  s’mjaftojnë. U dëshpërova kur mësova që Berati rënditet në tre qytetet më të varfëra në Shqipëri , më Kukësin e Gjirokastrën. Kemi largime të shumta . Me Beratin po ndodh ajo që s’ka ndodhur shekuj me radhë.   Kemi një emigracion të detyruar nga faktorë social dhe ekonomik, që s’kishte ndodhur në historinë e tij. Por kemi dhe disa punë të mira që po bëhen, sidomos në infrastrukturë. Rruga nga Gjashtëkatëshi , anës lumit dhe që përfundon tek rreth rrotullimi tek ish çentrali . Rruga shumë e bukur për në Kala problem sidomos  për turistët . Artisti Meçan Toka i ka thurrur këto vargje : “Kush të pa e s’u hutua. / Kush të pa e s’u mahnit/ Gurë mbi gurë shekullor. Burim rrjedhë e fisnikërisë. / I përkëdhelur jam me fat. Që kam lindur në Berat!”. Agron Nurellari sa herë që e takoj më përmend vargjet. “  O Berat tek ty kam lindur. Sa të jem e sa të rroj. Sikur Botën të ma falin,kurrë me ty nuk do t’a ndërroj . Disa miq në Berat për këto vargje m’u përgjigjën . Kur e dashkeni kaq Beratin, pse e braktisët, kthehuni !? Ngela pa fjalë dhe i dhashë të drejtë për hallet që kishin….. ! Treguan bujarinë e tyre, duke paguar kafet . Të kemi “mysafire” ngulmuan. Mysafirë”….. !  Edhe pse kam jetuar 60-vjet, duke patur trupin larg , por zemrën dhe shpirtin atje ku më ka rrënurkoka, në Berat  !                                                                                                      

                                                                                                                        Evdal   Nuri

 

Berati 100-Vjet më parë.

 

 

 Muzeu  Onufri .

 

 

Berati, perla  e Shqipërisë.

 

Shtëpi të kthyera në hotele për turistët .