Sokrat Plaka: Diplomatët gjithnjë e kanë të nevojshme të lënë të hapura shtigjet për gjërat e paparashikuara

739
Sigal

Sokrat Plaka, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë nga Austria e perëndimit në jugosllavinë e lindjes

-vijon nga dje-

  “Megjithë politikën e urtë të fqinjësisë së mirë, qeveria jonë ka ndjekur me koseguencë, vijën e saj ndaj RSFJ. Marrëdhëniet e vendit tonë me të edhe këtë vit, janë karakterizuar nga kontradikta të thella, si rezultat i problemeve thellësisht antishqiptare të klikës titiste: 1. Qeveria jugosllave ka vazhduar të ngatërroj më tej e me qëllim marrëdhëniet shtetërore me ato ideologjike-politike, duke kondicionuar të parat me të dytat dhe vazhduar ndërkohë punën e saj armiqësore; 2. Politika jugosllave ka qenë e mbetet me dy faqe. Paralelisht me sulmet, gjatë k.v, jugosllavët kanë bërë edhe oferta; 3. Gjatë vitit të kaluar, midis dy vendeve u prek problemi i pozitës së minoritetit maqedonas në Shqipëri; 4. 100-vjetori i LSH Prizrenit  u përkujtua me veprimtari  të shumta në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi; 5. Shkëmbimet tregtare gjatë dy viteve (1977-78) janë shtuar; 6. Qeveria jugosllave ndërmori këtë vit aktivitete të ndryshme për Shqipërinë e shqiptarët; 7. Duhet patur parasysh zgjerimi i kontakteve tona me viset shqiptare në Jugosllavi, sipas propozimeve dërguar me tonën nr. 258, dt. 18.12.1978”.102

Dr. Vangjel Kasapi

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf