Shefqet Daka: Për prodhimin e lëndës së parë të barotit ishte interesuar direkt Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu

793
Sigal

Flet specialisti Shefqet Daka që në vitet 1979-1981 kryesoi një nga  grupet e punës që prodhuan lëndën e parë për  barotin  shqiptar

 Muajin e kaluar në hotel “Rogner” u bë inaugurimi i fillimit të punës së Dhomës Tregtisë dhe të industrisë Shqipëri-Kinë, ku ishin të pranishëm ministra, deputetë, diplomatë, biznesmenë shqiptarë e Kinezë e njerëz të kulturës etj..

Foli Idriz Çelmeta në cilësinë e kryetarit të Dhomës së Tregëtisë dhe industrisë Shqipëri-Kinë.  Në këtë takim foli ambasadori Kinez Ye Hao, Kryeministri Edi Rama.

Në banketin e shtruar në këtë rast  u njoha rastësisht me Shefqet Dakën… Pyetja standard që i bëhet një të moshuari  në këto raste është: Ku ke punuar?

Unë kam punuar (më thotë ai) 39 vjet pa shkëputje në Kombinatin e Tekstilit të Tiranës, ku e fillova punën 1951 në repartin e ngjyrimit të bezes projektuar në teknologjinë  ruse dhe e lashë punën 1990, kur u largova nga Objekti 2575, teknologjinë e të cilit e vënien në punë e kisha bërë vetë para 9 vjetësh.

I thashë se kjo përbëka një tregim me interes për lexuesit e gazetës e i dhashë  kartëvizitën se kur të pimë një kafe bashkë. U takuam për të pirë kafe në një lokal të Tiranës dhe patëm një bisedë interesante.

 -Si paska pasur objekt ushtarak në territorin e kombinatit?!