Sevo TARIFA/ Lame Çekani, i pushkës, i penës dhe i këngës

796
E kujtojmë gjithnjë shokun e luftës, të letrave dhe të këngës, Lame Çekani. E përfytyron partizan me pushkë në sup dhe artiljer, oficer madhor, shkrimtar me penë në dorë dhe marrës të këngës labe. I ndarë nga jeta, por vazhdon të jetojë. Se “njeriu vdes edhe duke jetuar” (Beethoven). Rron ai që nuk harrohet. Sa kujtime më trokitën në kujtesë për këtë ish pionier partizan 15-vjeçar, invalid i plagosur dy herë, shkrimtar i mirënjohur. Po çfarë t’i kujtosh më parë këtij filizi të kopshtit të Labovës? Ishte si një lule e freskët e Odries bukuroshe. i madh nga Labova e Vogël. Pionier partizan i Çetës së Rinisë. Luftëtari i Brigadës Gjashtë Sulmuese “Heroinë e Popullit”. Një artiljeri cilësor. Pedagog me kulturë. Njeri që e shihte natyrën dy të tretat me syrin e ushtarakut dhe një të tretën me syrin e letrarit. Një shok me zemër pranvere, që vdekja na i rrëmbeu në një ditë prilli. Dhe u nda nga ne Lame bandilli. Ajo pranverë lulëzonte e qeshte, ne ishim të pikëlluar. Dhe poeti i talentuar labovit Arben Duka do të shkruante: “Po bien lisat një nga një/ Lisat e rëndë të atij pylli/ I qetë, i heshtur e pa zë/ Ike dhe ti, o Lame ylli. Nga vitet e stuhishme një nga kujtimet e mia të luftës me Lame Çekanin është ai i i 4 gushtit 1944. U takuam në Tomoricë, në Qafën e Kulmakut, në një ditë të shënuar, ku u krijua Divizioni i Dytë Sulmues. Ishim në rresht: ai në Batalionin “Baba Abaz” e unë në Batalionin….


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal