Sami GUZINA: Ju rrëfej tragjedinë ajrore të Llogarasë, ku u vranë 4 pilotë, 2 teknikë dhe 16 pedagogë e studentë!

1885
Sigal

Ndodhi më 22 nëntor të vitit 1988. 4 pilotë e 2 teknikë që shkuan për të shpëtuar studentët e rrëzuar me autobus, dhanë jetën në krye të detyrës. Bilanci i tragjedisë, 22 viktima

*Pilot

 22 Nëntor 1989

Një javë përpara paradës së fundit komuniste, me të cilën shteti i komanduar nga R. Alia, ngulmonte për t’i treguar popullit të vet dhe botës kapitaliste se Shqipëria nuk ishte “as lindje e as perëndim”, në dhomën e gatishmërisë së pilotëve të Regjimentit të helikopterëve, ra zilja e telefonit. Në kësi rastesh aty gjithçka mbetet e ngrirë. Dhe loja e shahut dhe libri i hapur dhe filxhani i kafesë dhe bisedat apo shakatë… Ekuipazhet ishin gati në kabinën e helikopterit kur sirenat e dy ambulancave me ekipin mjekësor, u dëgjuan tek dera e repartit. Motorët u ndezën. Pasditet e fund nëntorit janë të shkurtra. Aq më tepër kur moti fillon e grindet me malin e Dajtit e retë e murrme zbresin me nxitim drejt Petrelës si delet në livadhin e vet. Fluturimi nëpër grykën e Kuçit dhe ulja në fushën e sportit të Himarës për të dy ekuipazhet ishte normal. Mjekët nxituan drejt spitalit. Në Himarë muzgu, por dhe nata erdhën me ngut. I gjithë Bregu ishte pa drita. Himara gjithashtu. Gjithashtu dhe spitali i saj.  Një aksident i rëndë i autobusit me studentë të vitit të katërt të Institutit Bujqësor të Kamzës (sot Universitet) kishte sjellë vdekjen e shoferit dhe plagosjen e mjaft studentëve e pedagogëve. Në spital kaos dhe errësirë. Vetëm piskama, urdhra, kërkesa, kërkesa… Aty mungonte çdo gjë. Dhe dritat dhe mjekët specialistë dhe ilaçet dhe garzat dhe… dhe xhamat në dritare. Vangjelit dhe Agronit, si komandantë, u mbetej e vetmja zgjidhje. Britmat nga spitali u thoshin se nisja është e detyrueshme. Ata të dy dolën jashtë. Ndezën dhe një cigare. Cigaren e fundit…

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf