Rrëfimi i Dr.Eqerem Shakaj: Dokumenti “tepër sekret” i 4 nëntorit 1972

753
Sigal

Si u dorzuan jugosllavët dhe pse e pranuan verifikimin për shkeljen e territorit të Shqipërisë me 127 metra. Ja 3 fazat e operacionit

 

Ekskluzive/ Vazhdim i rrëfimit të rrallë, i Kolonel Dr. Eqerem Shakaj dhe dokumente tepër sekret të një incidenti të ndodhur 50 vite më parë në kufirin shtetëror Shqipëri. Jugosllavi, në minierën e Duzhës Prizren, shfrytëzimi i pasurisë minerare (krom) nëpërmjet galerive nëntokësore të Shqipërisë, në një vlerë tepër të madhe financiare. Parshtrimi i dyshimeve në Ministrinë e Brendshme dhe hapata e parë. Caktimi i komisionit, denoncimi zyrtar dhe reagimi i palës jugosllave.

 

Më 4 nëntor 1972 jugosllavët u dorëzuan: “Po kemishkelur territorin e shtetit shqiptar me njëlargësi prej 127 metrash. Pranojmë verifikime!”

Nga Kujtim BORIÇI

 

Pas pak ditësh, konkretisht, më 4 nëntor 1972 jugosllavët u dorëzuan. Përgjigja e letrës zyrtare nga ana e tyre, lidhur me skandalin, ishte: “Po kemi shkelur territorin e shtetit shqiptar me një largësi prej 127 metrash. Pranojmë verifikime!”. Këtu, nis faza më e vështirë e operacionit, pasi ata kishin skenarë të tjerë, me synim të maskonin skandalin. . Kolonel Eqerem Shakaj, rrëfen detaje të mëtejshme, shoqëruar dhe me dokumentet ‘Tepër sekret’ të kohës. . .

***

Grumbullimi i provave, formulimi i akuzës për jugosllavët dhe pranimi i ‘gabimit’ nga ana, kërkoi hapa të tjerë të mëtejshëm. . ?

-Po. Sigurisht, vazhdimi i operacionit nga Kadri Hazbiu e Mehmet Shehu (që u cilësua e mbeti deri në fund “Tepër sekret”), ishte pikënisja e një misioni, apo dhe aventure me rrezik, e fundi nuk i dihej. Thash, që unë i sha i vendosur, mbështetur në intuitën profesionale, disa indicie nga rrathana e informacion jo i drejtpërdrejtë që ishte privilegj i profesionit.

Cilët ishin hapat që u ndërmorrën në këtë moment?

-U kujtoj se në muajin maj të vitit 1972, bashkë me Skënderin (Dede) paraqitëm në planin tonë me afate përkatëse, ku kërkohej një punë disavjeçare. . . Ndërkohë, i nisëm një shkrezë zyrtare Komandantit të palës Jugosllave për Gjakovë, ku i theksonim dyshimin tonë për punime të kryera në tokën tonë nëpërmjet galerive të minisrës së Duzit dhe kërkonim verifikime në terren.

Cili qe fati i kësaj letre?

-Në fakt, ndodhi një gjë që ne nuk e prisnim, qe një reagim i menjëhershëm nga ana e jugposllavëve. Vetëm pak dit na erdhi përgjigja e tyre. . .

“Kolonel Shakaj: Më 4 nëntor 1972 jugosllavët u dorëzuan: ‘Po kemi shkelur territorin e shtetit shqiptar me një largësi prej 127 metrash. Pranojmë verifikime’. Për mua ishte një gëzim shumë i madh. Hipoteza e ngritur që në fillim të këtij problemi u bë realitet. Skuadrat e drejtorisë së kufirit u morën me këtë problem. Ali Skënderi u gëzua shumë. Të njëjtin gëzim provuan dhe shokët, që kishin kontribuar gjatë gjithë këtyre viteve. Pra, dyshimi i shtruar nga unë, u pranua. Por suksesi i parë, tashmë do të vazhdonte me hapa të tjerë, verifikimi në vend, detajet teknike, e ku bëra tashmë, pothuaj ishte e imja”

Çfarë thuhej në përgjigjen e palës jugosllave?

-Pas pak ditësh, konkretisht,më 4 nëntor 1972 jugosllavët u dorëzuan: “Po kemi shkelur territorin e shtetit shqiptar me një largësi prej 127 metrash. Pranojmë verifikime”. Për mua ishte një gëzim shumë i madh. Hipoteza e ngritur që në fillim të këtij problemi u bë realitet. Skuadrat e drejtorisë së kufirit u morën me këtë problem. Ali Skënderi u gëzua shumë. Të njëjtin gëzim provuan dhe shokët, që kishin kontribuar gjatë gjithë këtyre viteve. Pra, dyshimi i shtruar nga unë, u pranua. . -Por suksesi i parë, tashmë do të vazhdonte me hapa të tjerë, verifikimi në vend, detajet teknike, tashmë, pothuaj ishin të mijat. . .

Nëse mundemi, ndoshta pa na dhënë detaje, mund t’u ndërpresim nga rrjedha e rrëfimit e të pyesim: Në gjithë këtë ndërmarrje, inicuar nga ju, ishte thjeshtë punë ekspertësh, specialistësh, apo ishin angazhuar në një formë apo dhe në një tjetër, dhe Sigurimi i Shtetit Shqiptar dhe UDB. ja e Jugosllavisë për interesat e palëve përkatëse?

-Nuk ka sekret apo vështirësi për këtë pyetje. Dihet, ne merrnin informacione nga strukturat e shtetit shqiptar, sikundër dhe ata nga ato të shtetit të tyre. Bile, që nga kreu i delegacionit të tyre, kuptohej se ai ishte eksponent i rëndësishëm i UDB, po dhe të tjerë. Kishte dhe shqiptarë ndër ‘to, bile prej tyre, dhe më të zellshëm e të egër se sa ata me origjinë sllave.

Si vazhdoi puna pasi jugosllavët pranuan shkeljen e territorit shqiptar?

-Tashmë, në këtë situatë, duhej mbledhja urgjente e komisioneve të përbashkëta. Kështu, në mbledhjen e komisionit lokal të përzier më 4 nëntor1972 në Qafë Prush, u vendos të krijohet grupi i përbashkët i ekspertëve shqiptaro. jugosllav për zgjidhjen e këtyre detyrave që buronin në këtë situatë. Dy detyrat kryesore ishin: Kryerja e matjeve topografike në vendin ku është kryer incidenti dhe; Përcaktimi i sasisë dhe cilësisë të kromit të dëmtuar në territorin shqiptar. Për këtë qëllim, u vendos dhe krijimi i grupit të ekspertëve, gjithsej me tetë veta, katër nga Shqipëria dhe katër nga Jugosllavia. Meqenëse ne ishim pala akuzuese, inicuese, bëmë dhe kërkesat tona palës jugosllave. .

Cilat ishin kërkesat tuaja për palën jugosllave?

-Kërkuam të na jepnin planimetrinë e minierës “Kralevica nr 3” në rajonin e Qafë Prushit, që e zotëron çdo minierë. Ata refuzuan duke na thënë: bëjeni ju vetë, ne do të asistojmë! Kishim me vete kompleksin e instrumenteve, që përdoren në terren. Të dy, me Myfitin bëmë matjet përkatëse. Llogaritëm dhe hodhëm në planimetri kufirin shtetëror në sektorin e piramidave ndërmjetëse: C13/1, C13/4, C13/14, ku ishte kryer incidenti. Gjithçka e bëmë me saktësi të lartë. E theksoj se kjo saktësi dhe kompetenca jonë, ishin ndër elementët kryesor që i vumë me ‘shpatulla pas murit” jugosllavët. Ngaqë ata nuk e kishin menduar ndoshta se ne do ishim në këtë nivel, u detyruan ta pranonin, ndonëse me dhimbje, këtë fakt. me saktësi të lartë. Bashkë me ne të dy, vazhduan matjet, Xh. Vula, diplomuar inxhinier gjeodezi, S. Polloshko –gjeodezist dhe M. Kllopi përgjegjës objekti.

Sa kohë vazhduan këto punime?

-Pak më shumë se një muaj, gjashtë javë. Punimet filluan më 15 nëntor 1972 dhe mbaruan më 22 dhjetor 1972. Dihet që minierat formojnë një “qytet” të nëndheshëm me shumë kate (horizonte), dhe çdo horizont ka galeritë, që përdoren për nxjerrjen e mineralit. Kjo minierë kishte dhe një prerje transversale që përshkonte tre kate (horizonti) dhe që shërbente për të shfrytëzuar të gjithë sipërfaqen e minierës (shtresat). Unë bëra matjet në instrument, ndërsa Myfiti mbante latën: dërrasë me ndarje për matjen e lagështisë. Para se të matnim galeritë të dy shkuam bashkë dhe i shkelëm me këmbë. Një pjesë e galerive, që ishin shfrytëzuar nuk mirëmbaheshin më nga miniera (është rregull për çdo minierë). Ata na paralajmëruan se kjo galeri nuk mirëmbahet dhe ka rrezik shembje. Ne për vete nuk hyjmë se rrezikohemi. Po të doni, ne mund t’u japim gjatësinë e tyre. Ky, më tepër se sa një rrezik, ishte një pretekst i tyre. . .

Si reaguat ju përballë qëndrimit të palës jugosllave?

-Ne e dinim se ata ishin të interesuar që të mos mateshin të gjitha galeritë. Ne të dy vendosëm t’i matnim pavarësisht nga shembjet e mundshme, por ndodhi që gjatë punës nuk pati asnjë shembje.  Më në fund u përpilua planimetria në shkallën 1:500 dhe u firmos nga këta ekspertë: dy nga ne dhe dy nga ata. U përpilua në dy kopje ku secila palë mbajti nga një. Pasi u përpilua planimetria në shkallën 1:500, rezultoi se miniera “Kralevica 2”, ishte ndërtuar brenda territorit shqiptar. Në këto përmasa:125. 25x88x1 Mm . Gjatësia e përgjithshme e galerisë ishte 125 metra. Në horizontin me kuotë 727 ishte galeria më e gjatë 125. 25 brenda territorit shqiptar. Nga kuota 727 deri në kuotën 825 metra përbënte thellësinë e minierës prej 88 metra. Shtrirja e minierës përgjatë kufirit shtetëror ishte 1Mm. Mbasi mbaruan punët topografike filloi puna e gjeologëve. Në këtë situatë, verifikimi në terren, nxori probleme të tjera, që rëndonin pozicionin e palës jugosllave. Ne shtruam kërkesa të reja, me këmbënguljen e domosdoshme të tyre, në funksion të së vërtetës.

Çfarë i kërkuat në vazhdim palës jugosllave?

-Ne kërkuam dorëzimin e gjithë dokumentacionit që përpilohet gjatë shfrytëzimit të një miniere (rregull i përgjithshëm). Ata hezituan dhe thanë se do ta bëjnë gradualisht gjatë ditëve në vazhdim. Skënderi me Myfitin kishin shumë eksperiencë në punët e minierave. Ishin shumë të përgatitur nga ana teorike. Por jugosllavët kishin vendosur të mos tregonin llogaritë e sakta, duke fshehur dokumentet e reja. Lëshonin, jepnin për diskutim dokumente të pjesshme, jo të sakta. Gjeologët tanë ngulën këmbë se duan dokumentet e sakta që ka një minierë. Situata në këtë moment ishte e acaruar dhe solli reagime tek pala kundërshtare, veçanërisht kryetari i delegacionit të Jugosllavisë.

Kush e drejtonte komisionin jugosllav?

-Të gjitha bisedimet i drejtonte P. Kavaja nga Mitrovica, me origjinë të largët nga Kavaja. Ishte shumë i përgatitur dhe i zgjuar. Ishte avokat i zoti për të mbrojtur këtë grabitje të madhe. Shpesh herë nguteshin dhe ndërpriteshin diskutimet. Ekspertët e tyre hiqeshin sikur ta kishim kryer incidentin ne dhe jo ata. As u shkonte ndërmend të tërhiqeshin, të na jepnin atë që donim: vlerën e vërtetë të kromit të nxjerrë. Unë që kisha punuar me ‘ta e dija që jugosllavët kur vendosin të mbrojnë një problem që nuk u takon, ngrihen të gjithë e diskutojnë dhe sillen arrogantë.

Cilët ishin konkluzionet që arritët?

-Përfundimisht u arrit në dy konkluzione përfundimtare të ndryshme, për llogaritjen e rezervave minerale të kromit. Ne nxorëm 34450 ton me vlerë dollar, në klering 1210917. Ndërsa ata nxorën 640 ton me vlerë 334856 dollar në klering, ose pothuaj katër herë më pak se vlera e grabitjes nga ky incident i rënd. Në këtë moment, filluan manovra të tjera (që nuk mungonin dhe gjatë punës së përbashkët në komision, zyra e terren) të jugosllavëve. . . Por ne i demaskuam me fakte e profesionalizëm.

Mund të na përmendni më konkretisht disa nga këto manovra dhe elementë të demaskimit që thoni?

-Në ato ditë që punonim në galeritë e minierës vjen papritur doktor. profesor Voin Semiç. Kur dëgjoi emrin Skënder Dede, ai shprehu kënaqësinë e tij që po njihej me një specialist të kromit. Kishte lexuar artikujt e tij në botimet shkruar jashtë Shqipërisë. Po edhe Skënderi i tha se kishte lexuar artikujt e tij. Ndjeva kënaqësi të madhe për S. Deden.  Mbi një tavolinë portative ishte shtrirë planimetria e minierës. Kolonjari Myfit Jakupi pyeti:. I nderuar doktor nga kjo kamer ku gjendemi ju keni vënë tre sonda: 15. 20. 25 metra për të kërkuar mineral kromi! Dhe ia tregoi në planimetri dhe në galeri. Dhe iu drejtua përsëri: . Si guxoni ju drejtor dhe institucioni që drejtoni të shkelni territorin e Shqipërisë dhe të jepen (tregon rezervat e kromit) për t’u shfrytëzuar? Pa mendoni sikur ne të kryenim këtë veprim në territorin tuaj? Me sa shikojmë të gjithë ju specialistët jugosllavë nuk ju bën fare përshtypje!? Situatë nga më të nderat kjo. . . .

Si reagoi në këtë çast profesor Voin Semiç?

-Ai tha:. Bëjmë pak pushim? Pimë një kafe dhe, u ngrit e doli. Ne vazhduam punën. Kur dolëm ai kishte ikur. Kur po përgatitnim proces. verbalet, B. Kavaja na plasi“ bombën”: “ Gjatësia e vijës nga kufiri shtetëror në thellësi të territorit shqiptar, nuk është 125. 25 metra, siç e kishim llogaritur, por 121. 50 metra. Ne kujtuam se po bënte shaka. Ai tha:. “ Këtë do të shënoj në proces verbalin që po përgatitim!”. “Të tre u hodhëm përpjetë: ke qenë me ne kur e kemi matur me instrument dhe shkelur me këmbë! Fillimisht ju deklaruat se kishit hyrë 127 metra, matjet e nxorrën 125. 25 metra, ndërsa tani po e shkurtoni sipas dëshirës me 3. 75 metra. Kjo është një matje që nuk e bën kurrë një topograf”. i thamë duke e shikuar drejt e në sy. I kërkuam të shkonim edhe njëherë në galeri, por nuk pranuan. Kërkuan që të kthehen gjeodezistëtqë punuan me ne, por ne u thamë se ata janë me shërbim larg dhe nuk kthehen tani. Është interesante: kjo largësi u mbajt dhe në protokoll.

“Jugosslavi Voin Semiç, tha:. ;Bëjmë pak pushim? Pimë një kafe?’ Dhe, u ngrit e doli. Ne vazhduam punën. Kur dolëm ai kishte ikur. Kur po përgatitnim proces. verbalet, kolegu i tij, B. Kavaja (me origjinë të hershme nga Kavaja) na plasi“ bombën”: “ Gjatësia e vijës nga kufiri shtetëror në thellësi të territorit shqiptar, nuk është 125. 25 metra, siç e kishim llogaritur, por 121. 50 metra”. Ne kujtuam se po bënte shaka. Ai tha:. “ Këtë do të shënoj në proces verbalin që po përgatitim!”. “Të tre u hodhëm përpjetë: ke qenë me ne kur e kemi matur me instrument dhe shkelur me këmbë!”. Pra këtu nisi lufta më e ashpër. . . ”

Tri fazat e operacionit deri në përballjen mepalën jugosllave dhe akuzat zyrtare për incidentin

Zgjidhja e problemeve shumë të rëndësishme që doli para Komisionit Shtetëror të Republikës së Shqipërisë lidhur me operacionit për verifikimin e shfrytëzimit ilegal të Jugosllavisë të pasurive tona minerare nëntoksore në zonën Prizren. Kam, (miniera “Kralevica nr 3” në rajonin e Qafë Prushit), kërkoi një angazhim të madh të një grupi të vogël specialistësh, të përzgjedhur. Por barra më e madhe, pesha kryesore e suksesit apo dështimit, i mbetej inxhinierit, kolonel Dr. Eqerem Shakaj. Se në fund të fundit, ishte ai kryespecialisti (dhe i vetmi i këtij lloji në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë) do të përcaktonte (pas pranimit të skandalit nga jugosllavët) shkencërisht e saktësisht të sipërfaqes, gjatësisë lineare të shfrytëzuar, sasinë e kromit e deri tek vlera e dëmit. Mbështetur në dokumentet zyrtare të kohës dhe dëshmitë e Dr. Shakajt, kjo punë, nga fillimi i operacionit deri në përballjen e verifikimet në terren me Komisionin homolog të Incidenteve Kufitare të Jugosllavisë, kërkoi mbi 5 vite kohë dhe përfshiu tri faza kryesore:

Faza e parë, më e rëndësishme, më e vështira që përcakton zgjidhjen e plotë të problemit zgjati rreth 5 vjet rresht (1968. 1972).

Faza e dytë, që vazhdoi rreth 2 muaj, prej ditës 4. XI. 1972 deri 2. II. 1973, që përfshin mjetet topo-gjeodezike dhe ato markshederike, që përcaktuan përmasat e incidentit si dhe llogaritjen e vlerës ekonomike të kromit të grabitur.

Faza e tretë, prej datës 21. V. 1973 mbledhje e komisionit të përbashkët Shqipëri. Jugosllavi të incidenteve me Beogradin që shënoi mbylljen e këtij incidenti.

Lidhur me këto faza, Dr. Eqerem Shakaj na pohon: “Ishte shumë e vështirë të organizohej puna sidomos me specialistët e profesioneve të ndryshme. Takimet dhe tërheqja e mendimit të tyre bëhej mbi baza njohje dhe shoqërore dhe ato nuk kurseheshin për të na inkurajuar dhe ndihmuar për ato që dinin. Por ne dëshironim që të vinin konkretisht në kufi ku kryheshin punimet. Kur shtrohej ky problem përgjegjësit e tyre hezitonin duke thënë se kemi detyrat konkrete tonat etj”…

NESËR DO TË LEXONI:

– Letra me akuzat që iu dërgua jugosllavëve, më 12. IX. 1972 me postën e Qafë Prushit më datën 3. 11. 1972, nga Kryetari i Komisionit të Incidenteve Ndërkufitare të Shqipërisë, dr. Skënder Alikaj, inxhinieri gjeolog Skënder Dede dhe kolonel Eqerem Shakaj.

-Reagimi zyrtar i jugosllavëve dhe pranimi i verifikimeve nga Komisioni i Përbashkët i Incidenteve Kufitare

-Kontrollet e dy palëve në terren, analizat, debatedt e ashpra, provokimet e funksionarëve të UDB. së.