Rrëfimet e Dashamir Ohrit/ Ish-komandanti i Brigadës së Nëndetseve shqiptare: Si e festuam në 1961, Vitin e Ri në nëndetëse. Largimi i trupave ruse dhe pse Pashalimani ishte baza më e fortifikuar e Mesdheut

2704
Sigal

 

INTERVISTA /  Dashamir Ohri, ish -komandanti i Brigadës së Nëndetëseve Shqiptare

 

Viti 1961: Si e festuam  vitin e ri në nëndetëse

Ishte koha kur komandanti Jegorov u largua nga Pashalimani për në Bashkimin Sovjetik

“Telegraf”

Thuhet se ajo është një nga bazat detare më të vjetra të Evropës. E emërtuar si Baza Detare e Orikumit ajo është bërë e njohur që në sundimin e perandorisë së Romës. Por duket se burimet historike e përmendin përciptas Orikumin, me përjashtim të përshkrimeve të luftimeve, që zhvilluan forcat e Çezarit me ato të Pompeut, rreth këtij qyteti në vitet ‘49-‘48 para Krishtit. Në periudhën e pushtimit osman, Orikumi shërbeu si bazë e flotës së vezirit Gjedik Ahmet Pasha. Në fakt njësia ushtarake që u vendos aty gjatë këtij pushtimi e njohu Bazën me emërtimin e ri: Limani i Pashait, ose përndryshe Pasha Liman…

Si ka qenë baza….

Për 35-vjet me radhë, ajo  ka qenë një bazë misterioze, dhe të paktë ishin njerëzit që e njihnin fuqinë e saj. Në bankinat e betonit akustoheshin nëndetëset, gjuajtësit detarë dhe dragaminat. Nga kantieri vazhdimisht lëshoheshin anije luftarake të bëra remont, për t’u lënë vendin të tjerave që do të ngjiteshin me shpejtësi  për të marrë ndihmën teknike dhe për t’u vënë në gatishmëri. Ndërsa më tej, në një vend që vazhdon të quhet “Shkolla e Marinës” instruktoheshin detarët e rinj, radistët, sinjalistët, motoristët, akustikët, elektricistët, timonierët dhe artiljerët. Cilësohej si Baza Ushtarako-Detare më e fortifikuar e Mesdheut, megjithëse jeta e saj nuk do të ishte e gjatë. Jo vetëm nëndetëset, gjuajtësit detarë, dragaminat e më dha dhe ato të vogla, por dhe anijet ndihmuese si polumbarë, çmanjetizuese, cisterna e katrat e Radës, si dhe pikat e vrojtimit e artileria bregdetare, e bënin atë të ishte një fortifikatë që mund të shihej me zili nga të gjitha vendet e perëndimit. Ishte koha kur Italia kapitaliste dridhej përballë arsenalit të armëve që posedonte një shtet i vogël që punonte për të krijuar sistemin socialist të forcave prodhuese. Por po aq e frikësuar ishte edhe Greqia, që deri në atë kohë, lypte bukë misri nga fqinjët e saj veriorë. Ndërsa në bazën detare të Pashalimanit, demonstrohej përditë forca e 12 nëndetëseve, prodhim i vitit 1958 e që mbanin në bordet e tyre nga 12 silurë me lëndë të fuqishme shpërthyese. Vetëm pak kilometra më tej, 8 gjuajtës detarë e bënin të pakapërcyeshëm Gjirin e Vlorës. Ish-komandanti i Nëndetëses së Parë Shqiptarë dhe më pas i krejt Brigadës së vetme të përbërë nga Baza Lundruese dhe katër nëndetëse, Dashamir Ohri, gjatë një rrëfimi të tij për “Telegraf” tregon:

 

Cila ishte fuqia e Bazës së Pashalimanit në vitin 1960?

Në Pashaliman ishin të akustuara në bankinat portative 12 nëndetëse sovjetike të projektit 613. Po pjesë e kësaj baze ishin dhe një Bazë Lundruese shqiptare që dikur mbante “Nemçinov” e më pas u emërtua “Tomori”. Baza tjetër lundruese në përbërje të ekipit sovjetik quhej “Katjelnikov”. Ndërkohë ishin dhe anijet ndihmuese rimorkiatori, anija çmanjetizuese, doku lundrues. Anijet mbiujëse ishin dislokuar në ishullin e Sazanit. Pjesët e këmbimit për të gjitha këto anije ishin nën përgjegjësinë tonë, kuptohet me marrëveshje mes palëve. Për gjithçka që kërkonte riparim sovjetikët ishin të detyruar të paraqiteshin pranë autoriteteve shqiptare. Megjithatë ne bënim roje dhe ne hanim dajakun, pasi për gjithçka rusët na i hidhnin fajin ne shqiptarëve.

Si do ta përjetonit situatën e divergjencës mes Shqipërisë dhe BS-së?

Në fillim të vitit 1960 kontradiktat mes dy vendeve kishin filluar të ndiheshin hapur edhe në pjesën me nevralgjike, Bazën e Pashalimanit. Sovjetikët nuk na jepnin shumë dorë. Deri sa ikën nga Baza na i plasën shpirtin. Nuk na jepnin hapësirë edhe pse nëndetëset ishin tonat.

Cili do të ishte nga rastet më ekstreme?

Ishte koha kur komandanti Jegorov u largua nga Pashalimani për në Bashkimin Sovjetik dhe u zëvendësua në detyrë nga Riballko. Në ato ditë Riballko u gradua “Kundëradmiral”. Mirëpo në nëndetësen katër komandanti rus kishte dhënë urdhrin “Nëndetësja të bëhet gati për luftë e lundrim!”, që do të thoshte se nëndetësja duhet të dilte në det të hapur edhe pse asgjë nuk ishte planifikuar. Sapo u informova ndërhyra duke i thënë rusit se nuk kishte të drejtë të jepte urdhër në një nëndetëse shqiptare. Por ai m’u kundërpërgjigj se, ishte komandanti i nëndetëses. Ndërkohë komandanti shqiptar i nëndetëses katër ishte Shyqyri Çuka. Atëherë shkoj tek komandanti Riballko. Fillimisht e urova për gradën dhe atij iu bë qejfi shumë. Nxori nga sirtari një shishe Vodka dhe më ftoi ta pinim të dy. “Jo, – e kundërshtova prerë, – Kam ardhur t’u them se ushtarakët i ke të padisiplinuar”. I tregova ngjarjen. Ai më tha: “Është një gabim”. Por unë ia ktheva: “Kjo nuk është shaka sepse kështu situata mund të shkonte deri në përleshjen e dy ekuipazheve”.

Do të qetësohej situata më pas apo do të vazhdonin provokimet?

Ky ishte vetëm një rast. Por pati dhe plot raste të tjera, si çasti kur ne u provokuam me ngritjen e flamurit rus dhe një marinari ynë e preu atë me thikë. Për të gjitha këto në mënyrë korrekte në shkëmbeni informacione mes palëve. Megjithatë gjendja iu mbajt nën kontroll

Si do ta kalonit ditët duke pritur vitin e ri 1961?

Në nëndetëse. Baza ishte në gadishmërinë e luftës. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk u bë asnjë stërvitje. Me urdhër nga lart, të gjithë oficerët rrinin 24 orë në bazë. Porosia e ardhur nëpërmjet qarkoreve ishte e saktë: “Ruhuni nga provokacionet! Situata ishte tepër e rëndë”. Oficerë dhe ushtarët që deri pak kohë më parë konsideroheshin miq me njëri-tjetrin, tashmë shiheshin si armiq.

A e festuat?

Natyrisht që e festuam. Edhe pse në gjendje gatishmërie e pimë nga një gotë vodkë dhe shkëmbyem urime dhe me oficerët sovjetik. Por dhe pjatat plot ishin, konserva mishi, peshk e oktapodë deti. Ushtarakët e nëndetëseve gjithmonë janë trajtuar mirë përsa i përket ushqimit.

Kur u larguan trupat ruse nga Baza e përbashkët?

Trupat e fundit ruse u larguan nga baza e Pashalimanit mbasditen e datës 5 qershor 1961. Por ajo që është për t’u shënuar, ka të bëjë me faktin se gjatë 5 muajve të parë të vitit 1961, incidentet mes dy palëve ishin shtuar së tepërmi.

 

 

Pashalimani

Në Shqipëri baza më e fortifikuar e Mesdheut

Diku në fillim të vitit 1960, bazës së Pashalimanit, respektivisht Brigadës së Nëndetëseve të vendosur aty, iu shtuan edhe tetë nëndetëse të tjera, po të projektit C 613 së bashku me bazën lundruese “Katjelnikov”. Kësisoj, brigada e nëndetëseve u kompletua me 12 anije të tilla të tonazhit të mesëm dhe dy baza lundruese. Ajo e kishte vartësinë nga Komanda e Flotës Detare të Detit të Zi, e cila asokohe komandohej nga admirali Kasatanov, i cili më vonë u emërua në detyrën e kryekomandantit të Flotës së ish-Bashkimit Sovjetik. Ndërkohë në ishullin e Sazanit ishin akustuar 8 Gjuajtës të Mëdhenj Luftarak. E gjitha përbërja e bazës, ku futeshin dhe Dragaminat e mëdha dhe ato të vogla, e bënin atë si bazën më të fuqishme Ushtarako Detare të Mesdheut.

 

 

ANIJET

Përbërja e flotës Luftarake Detare Shqiptare

Në vitin 1960 flota detare shqiptare kishte 22 anije luftarake të tipave dhe destinacioneve të ndryshme të ardhura nga Bashkimi Sovjetik, pa përmendur 13 anijet ndihmuese.

 

  1. Katër silurues Pr.123 bis 1954 6 copë rus
  2. Dragamina rade Pr. 254-K 1957 6 copë rus
  3. Dragamina bazë Pr, 56 1958 2 copë rus
  4. Gjuajtës detarë Pr.1228 1958 4 copë rus
  5. Nëndetëse Pr. 613      1958    4 copë rus

 

1.Anija Patosi çisternë nafte               600 t

2.Anije frigorifer                                 170 t

3.Silur kapsja

4.Anija çmagnetizuese

5.Anija e polumbarëve

6.Çisterna uji 250 ton                          2 copë

7.Katëra rade                                      2 copë

8.Rimorkiator oqeanik 1000 kf           2 copë

9.Motoskaf komande                          2 copë

 

Të dhënat teknike

Nënujësja, një armë burrërore

Ai përlotet dhe flet me një dashuri të pamasë për armën ku ka shërbyer për vite me radhë. Dashamir Ohri thotë se nëndetësen e donte shumë. “Ajo është vërtet një armë burrërore, nuk pranon njerëz egoistë dhe idiotë që shesin mend, megjithëse është metal”, shton ai. Pastaj duke shpjeguar të dhënat teknike të kësaj arme, që bëri epokë në ushtrinë shqiptare, Dashamir Ohri shpjegon: “Ekuipazhi i një nëndetëseje përbëhej nga 20 marinarë 8 oficerë 12 nënoficerë. Nëndetëse që kishte në dispozicion Flota Luftarake Detare ishin të mesme, projekti 613, me gjatësi 97, gjerësi 6 metra. Ato cilësoheshin nëndetëse oqeanike. Autonomia e këtyre nëndetëseve ishte 45 ditë. Projekti 611 kishte një autonomi prej  90 ditësh. Ndërsa projekti 615, tip bregdetare kishte autonomi vetëm një javë. Nëndetëset tona ishin të armatosura me 12 copë silurë, dy copë përdoreshin për vetëmbrojtje dhe quheshin “silurë akustike”.

 

Nëntor 1957

Në Shqipëri një Brigadë nëndetësesh

Në ditët e fundit të nëntorit të vitit 1957, u bë ceremonia e përurimit të Brigadës së parë të Nëndetëseve. Fillimisht, foli gjeneral Nexhip Vilçani, në atë kohë komandant i Mbrojtjes Bregdetare, i cili u ndal shkurtazi mbi rëndësinë e brigadës së sapoformuar dhe rolin e saj në shtimin e afërsisë mbrojtëse të vendit. Në vijim, admirali Abdi Mati, komandant i Flotës Luftarako-Detare, lexoi urdhrin e ministrit të Mbrojtjes për krijimin e Brigadës së Nëndetëseve dhe listën me emrat e kuadrove komanduese të shtabit të njësisë së bashku me ekuipazhet e nëndetëseve. Kështu, komandant i Brigadës së Nëndetëseve u emërua Xhemal Shani, Mihallaq File u caktua shef lundrimi dhe Skënder Spahivogli shef i degës elektro-mekanike. Ndërkaq, u emëruan edhe ekuipazhet e katër nëndetëseve. Detyrën e komandantit të nëndetëses së parë e mori Dashamir Ohri, të nëndetëses së dytë Muharrem Lulolli të nëndetëses së tretë Spiro Kote dhe të nëndetëses së katërt Shyqyri Çukaj.

Box

Vrasja  e së vertetës së Pashalimanit

 

Pas vdekjes së Theodhisit të Madh, në vitin 395, pas Krishtit, Perandoria romake u nda më dysh, midis të dy bijve të tij, Honorius dhe Arkadius. Arkadius mori perandoirinë e Lindjes, ku Shqipëria ishte në këtë kohë një pjesë e kësaj, nën prefekturën e Ilirisë. Shqipëria mbeti nën qeverimin e Romës, afër 600 vjet, ku fitorja dhe qytetërimi i romës pati një influencë shumë të vogël. Megjithatë shqiptarët ruajtën gjuhën e tyre dhe mbetën një popull i veçantë, më një ndërgjgje kombëtare te shquar. Që nga vitit 276 pas Krishtit, Shqipëria u shkel radhasi, prej gotëve, hunëve, serbëve, bullgarëve, normandëve, e për një periudhë prej 1200 vjetësh, por influenca e këtyre mbi popullin shqiptar, ishte pothuajse zero. Këta lanë, si kujtim të shkeljes së tyre vetëm pak emra gjeografikë.

Më 1478, Shqipëria u bë dhe mbeti deri në 1912, një pjesë e Perandorisë së Turqisë. Eqrem Bej Vlora, në studimin e tij dinjitoz “Kalaja e Kaninës”, mbi bazën detare të Pashalimanit shkruan: “Kjo bazë detare turke,vazhdoi të plotësoj detyren e vet, derisa rreth vitit  1600, flota veneciane, filloi supremacinë e padiskutueshme në detin Adriatik. Mbas kësaj date, u rralluan ardhjet e flotës turke, gjatë luftrave, që bëri Perandoria otomane me Austrinë dhe me Venedikun (1686-1699). Mbas paqes, së Belgradit (1737) Pashalimani, nuk përmendet më, si bazë detare. Burime turke (mbas kësaj humbje),heshtin mbi këtë bazë detare, por gjejmë  diçka tek veprat e Mustafa bin Abdullah Haxhi Kalfta: Rumeli ve Bosna- dhe ne tre veprat: “Piri Reis: Bahrie”(Udhëheqësi i marinës turke ne detin e Mesdheut). Në vitin 1521- veçanërisht në raportin e luftanijes austriake “Aurora”(Arkivi Historik i Vjenës 1743)”.

 

 

Som 1

Për 35-vjet me radhë, ajo  ka qenë një bazë misterioze, dhe të paktë ishin njerëzit që e njihnin fuqinë e saj. Në bankinat e betonit akustoheshin nëndetëset, gjuajtësat detarë dhe dragaminat. Nga kantieri vazhdimisht lëshoheshin anije luftarake të bëra remont, për t’u lënë vendin të tjerave që do të ngjiteshin me shpejtësi  për të marrë ndihmën teknike dhe për t’u vënë në gatishmëri.

 

Som 2

Ishte koha kur komandanti Jegorov u largua nga Pashalimani për në Bashkimin Sovjetik dhe u zëvendësua në detyrë nga Riballko. Në ato ditë Riballko u gradua “Kundëradmiral”. Mirëpo në nëndetësen katër komandanti rus kishte dhënë urdhrin “Nëndetësja të bëhet gati për luftë e lundrim!”, që do të thoshte se nëndetësja duhet të dilte në det të hapur edhe pse asgjë nuk ishte planifikuar. Sapo u informova ndërhyra duke i thënë rusit se nuk kishte të drejtë të jepte urdhër në një nëndetëse shqiptare.

 

Som 3

Diku në fillim të vitit 1960, bazës së Pashalimanit, respektivisht Brigadës së Nëndetëseve të vendosur aty, iu shtuan edhe tetë nëndetëse të tjera, po të projektit C 613 së bashku me bazën lundruese “Katjelnikov”. Kësisoj, brigada e nëndetëseve u kompletua me 12 anije të tilla të tonazhit të mesëm dhe dy baza lundruese.

 

(Dhënë për Telegraf më 25 Dhjetor 2005 )

 

Nesër do lexoni:

Debati me Mehmet Shehun për filmin “Ballë për ballë”

01-Baza e gjiut të Vlorës përbëhej nga dy baza, njëra e nëndetseve në Pashaliman dhe e anijeve mbiujëse në Sazan

02- Flamuri shqiptar ngrihej tek 12 nëndetëset dhe dy bazat lundruese.

03- Të katër nëndetëset “tonat” erdhën në vitin 1958, tip projekti 613

04- Që të bëheshe marinar i nëndetses, duheshin 2080 orë, stërvitje teori-praktikë

05- Tek filmi “Ballë për ballë” Ismail Kadare, ishte skenaristi, ndërsa unë caktuar konsulent ushtarak

06- Nuk e di arsyen, se pse Kadareja, këmbënguli, që B.U.D të ishte e sovjetikëve dhe jo e shqiptarëve!