Rrëfen për arratisjen e Çufe Mullait,historiani Mane Gjoça nga Zhulati i Gjirokastrës: Si arriti që të arratisej djali i oficerit të qeverisë zogiste, Tefik Mullait

220
Sigal
  • Prezantimi i Çufes si i arratisur,sapo zbriti nga avioni në aeroportin e rinasit dhe arrestimi prej policisë.

  • Porosia që dha Kadri Hazbiu për Çufe Mullain. Ruajtja e Çufes në një shtëpi dykatëshe në Laprakë dhe takimet që bënte me të vet ministri Kadri Hazbiu.

  • Mitingu i bujshëm në rrëzomë të Delvinës ditën që u kthye Çufe Mullai pas dhjetë viteve si agjent me urdhër të Enverit.

Çano Nora


Agjenti Çufe Mullai,personazhi kryesor i romanit “Mërgata e qyqeve” të shkrimtarit Nasho Jorgaqi,lindi në fshatin Fushëbardhë të Gjirokastrës.I Ati i tij,Tefik Mullai, në qeverinë e Zogut punonte ushtarak dhe ishte me gradën e togerit. Ai kishte marrë pjesë edhe  kur u martua mbreti Zog dhe aty kishte çuar edhe një dhuratë të madhe.Çufes i vdiq nëna shumë e re dhe kështu ai mbeti jetim, por kishin mbështetjen e njeri – tjetrit me motrën.U rritën me njerkë në shtëpi dhe prej saj prisnin sado pak dashuri.I Ati,Tefiku,vinte rrallë në shtëpi se ishte ushtarak.Për Çufen ai mendoi që t’a çonte të vazhdonte shkollën në gjimnazin”Asim Zeneli” në Gjirokastër,duke qëndruar tek një mik i tij.Njësitet guerrile e bënë pjesë të tyre djalin e zgjuar fushëbardhas .Gjatë luftës Nacional – Çlirimtare ,duke qenë anëtar i rinisë komuniste e aktivizuan që të kryente detyrën e korierit ,pamvarësisht se i Ati i tij kishte ideale të kundërta ,e mbas çlirimit të Atdheut ,në vtin 1947 ,qeveria e Enver Hoxhës e dërgoi në Jugosllavi për të mësuar të drejtonte anijet luftarake.Me të ishin dhe 13 veta të tjerë.Me prishjen e marrdhënieve me shtetin jugosllav e lutën Çufen që të qëndronte atje,por ai nuk qëndroi.Ndërsa shokët e tij i caktuan në Marinën Detare në Durrës. Dymbëdhjetë shokët e tij u emëruan në poste të ndryshme  në marinën luftarake, Çufes nuk i doli emri në marinë si gjithë të tjerët.Nga ky veprim Çufja u dëshpërua  shumë ,se iu shuan të gjitha ëndrrat e tij që kishte thurrur për jetën  dhe menjëherë kujtoi që ishte djali i një oficeri të Zogut.I dërgoi letër Ministrisë së Punëve të Brendshme,por në përgjigjen që mori thuhej:”Me urdhër të qeverisë, ti ke kaluar në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Brendshme.Çufia mendonte se  kjo ishte ndonjë”hale” nga ana e jugosllavëve.

Një përgjigje atë e mundonte:- Ç’punë kam unë  me Ministrinë e Brëndshme, unë nuk kam asnjë njohuri elementare  për specialitetin e kësaj ministrie!Ku nuk i shkonte mëndja.Jugosllavët ,oh,jugosllavët!Ata mos i kanë trazuar e i kanë bërë lëmsh këto punë? Kur atyre  iu kërkua të qëndronim  në Jugosllavi , Çufja u përgjigj në emër të grupit , me shumë ashpërsi  u tha:” Nuk mund të qëndroj në një shtet që ka tradhëtuar marksizëm – leninizmin dhe është bërë një shtet revizionist”. Kjo gjë s’i hiqej nga mëndja:- Jugosllavët ,ata kanë sajuar  për të më bërë keq, për t’u hakmarrë për përgjigjen që u dhashë.  Një i afërm i tij , Selam Gjoça nga Zhulati, ushtarak në qytetin e Korçës, e kish qetësuar:”Mbase të rekrutojnë dhe të dërgojnë agjent dhe t’i shërbesh Atdheut”.

Mua gjetën që të më dërgojnë jashtë?- ishte shprehur Çufja? Mua djalin e Tefik Mullait,togerit të Mbretit?Edhe po më thanë,nuk do t’a pranoj,- kishte vazhduar.

– Mos u nxito ,- i tha Selami, por arsyeto më thellë. Je tamam për atë punë.Këtu je njeri i besuar,këtë e ke fituar me veprimtarinë tënde.Të mos ishe i besuar nuk të çonte njeri dy vjet në Jugosllavi.Për ata, je prapë i besuar ,se je djali i togerit të mbretit Zog.

Nëse nuk vete , i kishte thënë kushëriri i tij,me sa di unë për agjenturat,ata që i caktojnë për jashtë shtetit dhe që nuk pranojnë,u marrin edhe jetën.Plumbi i pret!

Pas disa ditësh,Çufja kishte ardhur dhe ishte akomoduar në një hotel në Tiranë dhe një mëngjes , i vajti një burrë  i veshur mirë dhe i armatosur ,se i dukej rrypi i armës brenda xhaketës  tek supi .I dha një letër ,ku në të shkruhej:”Në orën tetë të pret zv.ministri ,shoku Kadri Hazbiu”.Kishin vendosur që t’a çonin me një detyrë të rëndësishme .I thanë që të merrte dhe një rrogë në financë.Kishte biseduar me familjen për këtë gjë dhe pas disa ditëve erdhi për t’i komunikuar detyrën ata të ministrisë.

– Për çfarë detyre bëhet fjalë?- i pyeti Çufja,paksa i ndrojtur.

– Do të të përgatitim  për jashtë,- e sqaruan kolonelët e ministrisë.Të futesh tek armiqtë e popullit, të cilët janë të arratisur.Të infiltrohesh tek ata që kanë dalë jashtë dhe duan që të përmbysin pushtetin popullor.

Kur e pyetën se a ishte dakort,Çufja se mendoi gjatë se në mënd i erdhën porositë e kushëririt,Selamit:” Po s’pranove mund t’a paguash edhe me kokë”.

Çufja i pyeti: – Ka besim partia tek unë?

– Po,- ia ktheu koloneli.

– Edhe unë dakort jam .Edhe jetën do të jap për  detyrën që më ngarkon Atdheu e Partia.

Veç ruaj sekretin, – e porositi koloneli.Të sillesh sikur e urren këtë vënd.Edhe me njerëzit e tu të afërm,por edhe me ata që kanë përbërje të keqe .Gjatë kësaj kohe ti duhet që të jesh martuar.Të kesh edhe fëmijë.Kujdes sekretin!Do të të caktojmë me punë në Gjirokastër,dhe deri sa të ikësh,ti do të marrësh dy rroga ,një nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe një nga puna që do bësh në atë qytet.Përsa kohë do të qëndrosh jashtë,familja do të marrë nga  një rrogë çdo muaj.

Çufen e caktuan që të punonte në stacionin Meteorologjik në Gjirokastër.Gjatë kësaj kohe u martua dhe lindi dy fëmijë.Pas ca kohësh,Çufen e kishin lajmëruar  për t’a pushuar nga puna.Shkak ishte bërë qëndrimi politik i familjes,të cilën e kishin emërtuar”Familje e deklasuar”.Ndaj atë ditë prej ditësh ia komunikuan vendimin që kishin marrë:”Të shkosh në fshat,se nuk e meriton që të jesh punonjës i shtetit!”Dikush i kishte rekomanduar që të shkonte në komitetin e partisë dhe të takonte vet sekretarin e parë.Edhe atje vajti,por nuk e begenisën.Është porosi nga sekretari i parë,i ishin përgjigjur.Partia s’merret me të deklasuarit.Nuk dinte ç’të bënte.Me njollë në biografi,nuk jetohej këtu.Këtë e përmëndte shpesh tek të afërmit,mbase të merrte ndonjë mendim edhe prej atyre.Një kushëriri i tij , kur e kishte dëgjuar ,që zinte në gojë këto biseda e kishte pyetur natyrshëm:” Pse,mos ke gjë ndërmënd që të ikësh jashtë?

– Akoma s’kam vendosur ,i përgjigjej Çufia.U thashë juve,por me të tjerët s’llafosem kështu,se gati i kanë hekurat.

Në shtatë gusht të vitit 1955 ,kur bëhej festa e krahinës, dita e krijimit të batalionit partizan”Asim Zeneli” , u  përhap fjala se ishte arratisur Çufe Mullai.Ato ditë e thirrën në ministri,të atin ,Tefikun dhe nusen e Çufes.Atje i priti një kolonel ,i cili i pyeti dhe iu drejtua nuses:” Kemi dëgjuar se do që të ikësh te prindërit e tu dhe të lësh të dy fëmijtë? Ne të këshillojmë që të mos ikësh.Pa ju thënë ne s’do largohesh!”

Për ikjen e djalit,Tefiku e dinte, se Çufen e kishte dërguar me detyrë shteti,dhe ai vazhdonte të merrte edhe rrogën.Nusja e Çufes nuk u largua për tek prindërit e saj.Familjen e Tefikut e cilësuan  familje kulake,sapo u “arratis”  Çufja.Të afërmit ia larguan nga puna.Tefiku mori.familjen dhe u vendos në Fushëvërri, me njollën “kulak”.Me ndihmën e sigurimit  dhe të kooperativës së Vergoit, bëri edhe një shtëpi të re.Në vitin 1965,pas dhjetë vitesh Çufja u kthye  prej “arratisjes” me një valixhe me vete dhe pa asnjë kapital.Kur zbriti në Rinas,u paraqiti dokumentin si i arratisur dhe e arrestuan.Punonjësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme ,që do të priste Çufen,vajti në aeroport me vonesë.Të “arratisurit” i kishin hedhur hekurat. Koloneli sapo e pa Çufen  të lidhur me hekura,iu qas pranë dhe e  përqafoi .Shtangën të gjithë.

Koloneli, i thirri policët që i hodhën hekurat të arratisurit, i çoi tek shefi i policisë së rajonit  të Rinasit   dhe i  detyroi të tre policët që e kishin mësuar ardhjen e Çufe Mullait  nga arratisja ,të bënin nga një deklaratë  me përgjegjësi,që s’do t’i tregonin askujt.

Çufen të fshehur e çuan në një vilë  dykatëshe në Laprakë.Në atë shtëpi e lanë tre muaj në izolim.Takimet me të i bënte  vetëm ministri ,Kadri Hazbiu.Me të lanë dhe një oficer që t’i shërbente.  Një ditë doli pa lejen e oficerit.Ishte pasdite.Teksa po hynte në një klub për të pirë kafe,e njohu një oficer ,që kishte marrë rrugën për në shtëpi.Ai u  kthye përsëri për në ministri.Me të mbëritur në godinën e ministrisë, u ndodh ballë për ballë me ministrin Kadri Hazbiu.Shpejt e shpejtë i tha:- Kam diçka për të biseduar me ju!

– Eja në zyrë!- e urdhëroi Kadri Hazbiu.

– Tek po veja për në shtëpi,rrugës pashë të arratisurin Çufe Mullain.

– Si the? – i tha Kadriu.Ishe i armatosur?

– Po, – i armatosur isha!

– Po pse s’e vrave?

Atë që informoi Kadri Hazbiun ,s’vuri gjumë në sy atë natë.Të nesërmen u mblodhën që në mëngjes ,e gjykuan dhe i dhanë vërejtje  në kartelën e regjistrimit,për ulje vigjilence ndaj armiqve të popullit.

Të nesërmen,Kadri Hazbiu shkoi dhe e takoi vet Çufe Mullain.

-I di të gjitha heroizmat e tua,- i tha Çufes.Ai që të plagosi ty u gjet i vrarë për pesë ditë në një kanal.Që të fitoje , besimin e mbretit ,që t’a kishe më të lehtë ,shkove tek ai miku kosovar ,që në dhomë mbante fotografinë e Enver Hoxhës,dhe ai të dha djalin ,t’a bëri kurban ty ,të dha dhe një makinë të shpejtë ,me të cilën kreve detyrën.

Na duhesh ,more Çufe,prandaj të ruajmë.

Armiqtë s’janë mbaruar.

Ai njeriu,që i dole para,edhe mund të të kishte vrarë.Por duro edhe pak ,se atë jemi duke bërë ,të të paraqesim në publik ,që s’ke qenë i arratisur ‘por ishe për t’i shërbyer Atdheut.

Këtu mbaroi falenderimin për Çufen,ministri Kadri Hazbiu.

Pas  ca ditëve, në fshatin Fushëvërri të Delvinës ,u bë një takim me banorët e këtyre fshatrave.Në atë takim ishin dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe komiteti i Partisë të Sarandës.Kadri Hazbiu ,pasi u ngjit në tribunën e inprovizuar dhe i tha Tefikut,babait e Çufes të ngjitej në tribunë,ku aty e priste dhe i biri,Çufja që ishte larguar jashtë shtetit për dhjetë vite me radhë.

Kur thirri Kadri Hazbiu  Tefikun për në tribunë ,të gjithë u habitën se si një kulaku t’i bëhej nder kaq i madh!Të gjithë që u çuditën me vlerësimin dhe nderin që i bëhej një kulaku! Kadri Hazbiu i  qetësoi menjëherë.Tefiku meriton  shumë, se djali i tij,Çufe Mullai nuk ka qenë i arratisur ,por e kishte dërguar partia e Atdheu me një detyrë shumë të rëndësishme.Ndaj ju kemi thirrur , – tha Kadri Hazbiu, t’ju themi se djali i xha Tefikut  dhe biri juaj ,detyrën nga partia e Atdheu  e kreu me nder,për dhjetë vjet e hodhi vallen në gojën e ujqërve.

Çufja ,para se të fliste takoi të Atin,i përmalluar.U kthye njiherazi nga të pranishmit ,i puthi me dorë dhe tha:- Unë e kreva detyrën me nder,se në çdo hap që kam hedhur në krahë kisha partinë.

Atë  ditë në Fushëvërri, por edhe në gjithë Shqipërinë, u mbyllën ” fjalët” se Çufe Mullai kishte tradhëtuar Atdheun dhe se gjeti për të realizuar ëndrrën e tij, arratisjen.Që prej asaj dite ai do të bëhej njeriu më i përfolur  dhe më i përkëlledhuri i gjithë atyre që u priste shpata në të katër anët.

Çufen e emëruan drejtor të hotel “Adriatikut”në Durrës.Në vitin 1992 ,u kthyen shumë të arratisur ,mes tyre edhe nipi i mbretit,Skënder Zogu si dhe një major në oborrin mbretëror.Një ditë këta të dy dhe me shefin e SHIK -ut,shkuan të takonin Çufen,jo se i mori malli për t’a takuar,por t’i kërkonin llogari ,për të këqijat që j’u kishte bërë kur ai ishte jashtë shtetit.

Çufja  kur erdhi në hotel,pa tre vetë që e prisnin:I njohu menjëherë.Gazi Deden,Skënder Zogun  dhe majorrin e oborrit mbretëror.Takoi Gazi Deden dhe i zgjati dorën Skënder Zogut,por ai s’ja dha dorën.

– S’e kap unë atë dorë,se është e lyer me gjakun e treqind  shokëve tanë,- e akuzoi nipi i Ahmet Zogut.

– Jo,- i tha Çufja, – unë do të të kisha vrarë ty më parë,por u shpëtoi Enver Hoxha,se e kishit mik.

Gazi Dede nuk ndërhyri fare,dhe kur Çufja e përshëndeti Gaz Deden,edhe ai e përshëndeti.U largua nga Durrësi,për të mos patur ndonjë incident me ata që ishin  arratisur dikur  dhe që  po   ktheheshin.Shkoi në vëndlindjen e tij në Fushëbardhë.