Rrahman Parllaku: Ardhja e Qemal Stafës në Vlorë dhe deklarimet e Sadik Bekteshit

876
Sigal

DOSSIER/ Rrahman Parllaku, një  legjendë  në  kufirin  e  dy  kohëve

 Ja si i rrëfen kujtimet e luftës guerile heroi, fillimisht si guerilas i thjeshtë e më pas nga marsi 1942 e deri në dhjetor 1943, si udhëheqësi njësive guerile të qytetit të Vlorës

Ishte 9 tetori i vitit 1943, kur nazistët dhe ballistët tradhtarë rrethuan qytetin e Vlorës dhe bënë kontrolle e arrestime në masë, e midis guerilasve të tjerë kapën edhe Hysniun e Feçorrin. Ata, të drejtuar nga zëvendësi im, Miço Emini, kishin punuar deri natën vonë për të pastruar 20 pushkë, 12 mitralozë të lehtë, 7 mitralozë të rëndë, 4 mortaja e municionet e tyre, që më pas ua jepnin guerilasve të tjerë për t´i shpërndarë në disa pika, e nga atje në repartet partizane.

Nënë Tarika tregonte:“Kur u kthyen djemtë në shtëpi, kishte kaluar mesi i natës. U shtrova bukë, hëngrën dhe pastaj ranë të flinin, pasi ishin të rraskapitur. Gjatë gjumit të parë u shpërthye dera dhe fenerët e gjermanëve na zgjuan mua dhe pesë djemtë që flinin krah njëri-tjetrit në rrogozin e shtruar përdhe. (Në ata rrogoza edhe unë kisha fjetur për net të tëra).

HALIL   RAMA

SAKIP  CAMI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf