Rezmie Ruci: Kur recitova një poezi për Zonja Çurren, Enveri u ngrit në këmbë

805
Sigal

INTERVISTA/ Flet ish- aktorja e Teatrit të Vlorës, Rezmie Ruci

E takova rastësisht në Kongresin e Organizatës Dëshmorët e Atdheut. Diskutimi i saj ishte më i zjarrti, më i bukuri, më i shkurtri, më i veçanti. Ajo recitoi edhe disa vargje për femrat dëshmore gjë që bëri që të ngriheshin në këmbë të gjithë pjesëmarrësit në Kongres. Biseda me të erdhi natyrshëm. Ka mbaruar për aktrim në vitin 1969 kur në komision kishte pedagogët Pjetër Gjoka, Naim Frashëri dhe Kujtim Spahivogli. Ka takuar disa herë Hysni Kapon dhe dy herë Enver Hoxhën. Ajo vitet e fundit e ka lidhur jetën me lapidarët dhe mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve. Gjithmonë thotë, amaneti i tyre na thërret. Aktiviteti i saj në drejtim të ruajtjes dhe mirëmbajtjes së lapidarëve është gjithmonë evident. Sipas saj Lufta Nacional-Çlirimtare, është lufta më heroike e popullit shqiptarë në të gjitha kohërat për vetë pjesëmarrjen masive të popullit në luftë, për vetë organizimin e përsosur, për vetë shtrirjen gjeografike të kësaj lufte. Ata që hedhin poshtë këtë luftë sipas saj shtrembërojnë historinë.

Kur keni mbaruar për aktrim dhe kë keni pasur në kurs atë vit?

 Albert ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf