Raporti i vëzhguesve anglo-amerikanë dhe ç’ndodhi pas zgjedhjeve pluraliste të 2 dhjetorit në vitin 1945

804
Sigal

Si u zhvilluan zgjedhjet e para në Shqipëri pas Luftës së Parë Botërore kush i siguroi 23 mandatet e opozitës së Djathtë

Pas çlirimit të Shqipërisë, më 29 nëntor të vitit 1944, qeveria komuniste për 1 vit rresht përgatiti infrastrukturën zgjedhore dhe pastaj realizoi votimet për zgjedhjet e para, më 2 Dhjetor 1945. Pavarësisht nga çrregullimet e shumta dhe mungesën e eksperiencës zgjedhore, këto zgjedhje u quajtën pluraliste, sepse aty fituan të drejtën e përfaqësimit edhe 23 deputetë të opozitës. Probleme të zgjedhjeve pati në zona të ndryshme, sidomos në Himarë e Derjan. Si këto e pësuan edhe zonat e tjera që votuan për opozitën si në Postribë e Koplik Shkodër, Zhapokik, Tepelenë, etj. Kështu në fillim pushteti komunist bashkëjetoi me opozitën. Por mirëkuptimi dhe qetësia me opozitën e sidomos me deputetët antikomunistë që kishin fituar 23 vende në zgjedhjet e 2 Dhjetorit 1945, zgjati deri në muajin Shkurt të vitit 1947, moment kur nisën arrestimet e deputetëve që çuan në gjyqin e deputetëve. në qershor të atij viti, u dënuan deputetët Sami Qeribashi, Qenan Dibra, Hivzi Gole, Shaban Balla, Ali Kavaja, Musine Kokalari, Gjergj Kokoshi, etj., ndërsa më vonë edhe deputetë të tjerë si Shefqet Beja, Riza Dani, Kolë Kuqali, Kostandin Boshnjaku, Enver Sazani, Irfan Majuni, Sheh Ibrahim Karbunara, Selaudin Toto, Andrea Sahatçi, Kol Prela, Zef Haxhia etj.. Pas këtij viti, rezultati i zgjedhjeve formale ishte  99.99% në favor të deputetëve. Ja raporti i zgjedhjeve të Dhjetorit 1945: “Zgjedhjet, zyrtarisht janë zhvilluar në bazë të ligjit Nr. 24, të 28 Tetorit të vitit 1945. Paragrafi i parë i këtij ligji, thotë: “Përfaqësuesit e popullit për në Asamblenë Kushtetuese, do të zgjidhen me anë zgjedhjesh të lira, me votë universale, direkte dhe të fshehtë”.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf