Prof. Dr. Flamur Tartari: Dr. Osmani, kolosi i mjekësisë shqiptare

1144
Dr. Osman Jonuzi është një ndër mjekët më të vjetër patriotë që punoi pa u lodhur deri në fund të jetës së tij si babai i kirurgjisë dhe gjinekologjisë shqiptare. Ai lindi në Gjirokastër më 1879 në një familje të varfër qytetare, që për arsye ekonomike emigroi në Greqi (Janinë), ku mbaroi shkollën fillore dhe më vonë në Manastir, ku doli shkëlqyeshëm në mësime, duke përfunduar shkollën e mesme (liceun), e cila i dha përparësi për të vazhduar në Stamboll Fakultetin e Mjekësisë. Qysh në bangat e shkollës, ai pati si qëllim që t’i shërbente atdheut të tij. Ai bënte pjesë në grupin e të rinjve përparimtarë shqiptarë që mendonin për atdheun e tyre, Shqipërinë. Me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, në 1912-n, dr. Osmani (në atë kohë shërbente si mjek i ushtrisë turke në Tuniz), si patriot, atdhetar e përparimtar, u arratis nga Tunizia e shkoi në Maltë e, prej andej, me vështirësi erdhi në Vlorë, ku u vu në shërbim të popullit e qeverisë së Vlorës. Nga ky gjest i doktorit, Qeveria Turke e shpalli person të padëshiruar në Turqi.
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal