Prof. Arqile Andrea: Çfarë më tha ish -drejtori i spitalit Qendror, Llambi Ziçishti për vdekjen e pamerituar të pacientit që u s

856
Sigal

INTERVISTA/ Mbresat dhe kujtimet e ish-kirurgut, Prof. Arqile Andrea dhe ish-Drejtor i Spitalit nr.2, “Nënë Tereza”

Kisha qenë i shqetësuar gjithë natën. Përveç të tjerave, të gjithë më mbanin për njeri skrupuloz dhe të palëkundur. Nuk e kuptoja, se si ia kisha lejuar vetes një gjë të tillë. Në mjekësi ka vërtet disa rregulla strikte, – natyrisht, për ata që i njohin dhe i zbatojnë, – por distanca midis detyrës dhe moralit, shpesh, nuk mund të dallohet qartë. Ajo që më pat shqetësuar më shumë të djeshmen dhe natën ishte pikërisht ky kufi i padukshëm, i cili sillet në ndërgjegjen tonë herë si dhembje e herë si justifikim. Me këto mendime në kokë dhe tepër i preokupuar, po ngjisja shkallët e pavijonit infektiv. Nuk e dija se ç’më priste….Gjithçka kishte ndodhur krejt normalisht. Në mbledhjen e mëngjesit, të një dite më parë, drejtori i spitalit, Dr. Llambi Ziçishti, në përfundim të ndarjes së detyrave, na thotë të gjithëve të qëndronim edhe pak, se kishte diçka për të na komunikuar.

-Para dhjetë apo pesëmbëdhjetë ditësh, ngulmon ai, te njëri prej jush është paraqitur një pacient i dëmtuar në dorë gjatë punës. I qe shtypur dora nga një cilindër.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf