Personaliteti i Skënder Luarasit dhe hipotezat e Agim Gjakovës

778
Sigal

Skënder Luarasi, ishte i përndjekur nga regjimi  monarkik  e ai diktatorial  edhe për  mbrojtjen  e  kauzës  kosovare

Petro Luarasi

Në vend të hyrjes

Në gazetën  “Telegraf” (29 korrik 2014)  gazetari  Albert Z. Zholi botoi një pjesëz  interviste me shkrimtarin e kritikun  80-vjeçar  Agim Gjakova, ku ofroi  krahas  lëndës “befasuese”, edhe  stilin   përpunues  kombinativ me monologje-perifrazime  të Gjakovës.  Redaksia  nga ana e saj ia publikoi  foton  Agim  Gjakovës  në faqen e  parë të gazetës, krahas  personaliteteve Skënder Luarasi e Dhimitër Shuteriqi,  nën kryetitullin : “Bashkëpunëtorët e Sigurimit në Lidhjen e Shkrimtarëve” (?!)  Që në krye  të  intervistës  përmendet pedagogu i letërsisë shqipe dhe gjuhës angleze Skënder Luarasi  për  dritaret  që i  hapi në jetë studentit kosovar Agim Gjakova.  Por përkundër  ndonjë  shembulli mbresëlënës:  përkujdesi,  diturie, atdhetarie  apo trimërie,    serviren   ca hipoteza e historiçka,  të stisura  ndër dekada sipas mendjes, moshës e qejfit. Kështu   shkrimtari  dhe studiuesi Agim Gjakova, i vlerësuar për inteligjencën, aktivitetin dhe njohuritë e tij, e humbi  rastin  të shprehte  nderimin si student, koleg e atdhetar,  duke iu  shmangur vlerësimit të  aktivitetit të  mirënjohur  të Skënder Luarasit, i përndjekur nga regjimi  monarkik  e ai diktatorial  edhe për  mbrojtjen  të  kauzës  kosovare.

për më tepër leoni Gazetën Telegraf