Pali Nito: Komisar Ymer Shulku përherë me njerëzit dhe për njerëzit

1006
Sigal

Lindi në një fshat të Rrethit të Peshkopisë. Vinte nga një familje e thjeshtë, patriotike, bujare, arsimtarësh dhe fisnike. Shkollën 7-vjeçare e mbaroi në fshatin e lindjes dhe më pas vazhdoi me këmbëngulje e pasion për dije dhe kulturë ciklet e shkollave ushtarake si: Shkollën e Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”, Shkollën e Lartë të Partisë, Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm dhe Kursin e Lartë Ushtarak një vjeçar që vazhdohej nga kuadrot e Nomenklaturës së Lartë ushtarake dhe politike. Karrierën ushtarake e nisi si komandant toge, komandonte dhe komisar kompanie, propagandist brigade e më pas për të vajtur me detyrën e komisarit të batalionit të brigadës dhe karriera e tij ushtarake vijoi dhe kulmoi me emërimin e tij komisar divizioni. Sikundër shihen shkallët e karrierës ushtarake i ngjiti një nga një dhe jo spontanisht apo rastësisht apo me indikator përkrahës por me punë të ndershme, me mobilizim maksimal dhe me meritë të padiskutueshme.

Komisar Ymer Shulku përherë e në vazhdimësi është karakterizuar nga një natyrë e qetë, e butë me dashuri, e ngrohtësi dhe komunikuese me vartësit dhe eprorët por sidomos me vartësit, ushtarët dhe punonjësit civilë. Sikundër thuhej rëndomë atëherë komisar Ymeri ishte i prerë për të punuar me njerëzit. Në rrugë dhe forma të ndryshme kërkonte informacione për shqetësimet, hallet dhe problematikat e ndryshme që mund të kishin vartësit e në veçanti ushtarët dhe nënoficerët. Ndiqte me vëmendje të veçantë dhe vazhdimësi tërësinë e problematikave të ndryshme që kishin ushtarët, nëse këta mbanin korrespodencë me familjet, për hallet e tyre familjare dhe kur informohej se dikush nga ushtarët kishte një hall apo shqetësim familjar ndërhynte pranë komandave respektive për ta dërguar ushtarin me leje pranë familjes. Duke qenë përherë në vazhdimësi me njerëzit dhe për njerëzit, komisar Ymeri ishte gjithandej i kudondodhur në evenimente të ndryshme si në kulturën masive, në aktivitetet e përbashkëta sportive, në aktivitetet e përbashkëta me terrenin, në marshime , në ekskursione, në vizita në vendet historike e me të kaluar patriotike në recesionet e librit, në mbledhjet e rininë, në takimin me agjitatorët, në dhomat e edukimit, në garat për zbërthimin dhe mbërthimin e armëve, në fushat e stërvitjes dhe poligonet e qitjes, në garat e qitjes kundër ajrore që zhvilloheshin në shkallë ushtrie në poligonin e Divjakës të rrethit Lushnjes në takimet me shembullorët në mësimet treguese shembullore me karakter përgjithësues etj. Ai shpesh interesohej nëse u jepej ushtarëve norma e ushqimit, nëse gatuhej pastër e me cilësi, interesohej të mos kishte diferencime e anësime në shpërndarjen e ushqimeve në radhët e ushtarëve nga kuzhinierë të papërgjegjshëm ë spekulatorë. Më një punë të tillë intensive e të gjithanshme e me një përkujdesje përmanente ai fitoi besimin, dashurinë dhe respektin e vartësve e sidomos të ushtarëve por edhe vlerësimin dhe konsideratën e eprorëve që i hapën rrugën e karrierës ushtarake që kulmoi të komisarit të divizionit. Duke punuar me ndjenjë të lartë përgjegjësie me disiplinë të rreptë dhe ndërgjegje shembullore. Ai jepte mesazhin dhe bënte apel në heshtje që edhe ne kolegët dhe vartësit e tij të frymëzoheshim nga shembulli personal i tij.

Mua personalisht mu dha rasti, mundësia dhe privilegji që të punoj me këtë kuadër politikë të mrekullueshëm si nga pozita kur ishim kolegë pra, me detyra të barabarta. Ai komisar i batalionit mitraljer në Seman të Fierit dhe unë komisar i batalionit sulmues në Cakran po të Fierit. Në vitet 1972-195 dhe rasti e binte që të takoheshim shpesh pavarësisht nga i njëjti korpus. Ndërsa më vonë në vitin 1987 Ymeri u emërua komisar divizioni në Lushnje ndërsa unë ish komisar brigade po në Lushnje. Pra, ishim në raporte epror-vartës, po ka shumë në raporte të ngurtësuara sipas karrierës dhe pozitës e funksionit ushtarake. Puna dhe detyra e kërkonte që shpesh dhe rëndomë të takoheshim e të kishim kontakte por në retrospektivë kujtoj se komisar Ymer Shulku asnjëherë nuk na shihte nga maja e Olimpit e nga pozitat e superioritetit, të fodullit por komunikonte me një mënyrë të sjellshme, të kulturuar, qytetare e shoqërore e megjithatë merreshim vesh për bukuri dhe detyrat realizoheshin në kohë e me përpikëri. Nuk mund të lë pa kujtuar një rast tepër kuptimplote. Rastësisht u ndodh në një mëngjes në një rreshtim rutinë të shtabit të divizionit para se të zhvillohej komunikata operative dhe për çudi vura re se komisar Ymeri ishte në krye të rreshtit bashkë me oficerët dhe jo përpara rreshtit përkrah komandantit ashtu si ishte rregulli pasi sikundër theksonte komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura shoku Enver Hoxha se në krye të ushtrisë në komandë është partia.

Pra, ne duhet të theksoj se detaji që ju përshkrua flet qartësisht për thjeshtësinë dhe modestinë e këtij kuadri shembullor e që me kolegët e tij do ta kujtojmë me respekt të veçantë dhe të gjithë ne i urojmë komisar Ymer Shulkut jetë të gjatë e të shëndetshme.