Operacioni gjermano – ballist në Skrapar

735
Sigal

Nga Mustafa Bakiasi

Janar 1944

Janari 1944 sa ka filluar,

Një detashment hitlerian,

Të armatosur të egërsuar,

Sulmojnë Skraparin,

Fshatra të tëra rrënuan,

Vranë, dogjën e shkatërruan.

 

Në Vëlushë së pari, terror filluan,

Në Kapinovë e Krushovë mbaruan,

Kështu si vepruan nazistët gjermanë,

Rrallë në histori ka ngjarë,

Njëqind e katërmbëdhjetë burra të vrarë.

 

Mbarë Skraparin e mbuloi zia,

U drodh plaku, u tmerrua fëmija,

Qajnë nënat, qajnë motrat,

Për burrat e djemtë që u vranë,

Dridhen malet, tunden kodrat.

Për ata që nazistët jetën u muarë,

Pas betejës në Tomonicë u mblodhën

Thanë, misionin e mbaruan

“Kalanë partizane e shkatërruam,

Kundërshtarë më nuk lamë

Planin e lëvizjes e ndryshuam.”

Drejtim Çorovodës-Dëshnicë marshuan,

Komandantët gjermanë në kuaj shaluar,

Udhërrëfyesit ballistë u rrinin pranë,

Qeshnin e bënin alegri,

Tundnin xhepat e i peshojnë

Që i kishin mbushur me bizhuteri flori.

Këto relikte me njolla gjaku i mbajnë në dorë,

Të grabitura atyre që masakruan,

Por ç’e do se plani s’u shkoi mbarë,

“Krenaria” nuk zgjati shumë.

Partizanët trima s’po flinin gjumë

Haku i popullit duhej marrë.

PJESA II

Në Tendën e Qypit mbi Spatharë

Është vendosur grupi i 3-të, Brigada e Parë

Komandantët bëjnë plane,

Betimin bëjnë trimat partizanë,

Presin armikun pa durim,

Dhe komisarët pa durim

Dhe komisarët pranë tyre,

U japin zemër dhe guxim.

Partizanët gjoks çelik e kurajozë

Porsi shqiponja vëzhgojnë e vigjëlojnë.

Në çast me vrap vijnë korrierët

Dhe për armikun raportojnë.

Dhe ja e rreptë, beteja ka filluar

Zor gjendët pendë për ta përshkruar.

Eh… si dridhej e rënkonte toka!

Edhe shkëmbi bëhej copa copa!

Mbi kokë, tym mjegull e re

Për tokë shkon gjaku rrëke!

Qëllojnë pushk’, mitraloz e mortaja

Ushton pylli, buçet pllaja,

Granata gurin thërrmon

Dhe guri si granatë qëllon.

Një komandant gjerman aty matanë,

Me sy të ngrirë duket sikur mendon,

I copëtuar në mes dhe i shtrirë,

Kokë e varur të tmerruar,

Vrapojnë kuajt me fre lëshuar

Disa qëndrojnë pranë të zotit

Pa shpresë duken si të tërbuar

Afër tyre kur afrohesh

Sheh veç kërmë e mish të trazuar.

Kuaj e njerëz mbi sho-shoqin

Kasaphanë e pa treguar.

Ja dhe reliktet e martirëve,

Ju kanë mbetur në duar,

Duket sikur u thonë,

Atë që bëtë e paguat.

Eh, toka avull gjaku çon,

Kudo britma e llahtari.

 

Bilanci III

Hije vdekjes mbi ta ka rënë,

Rrotull sillet korbi i zi,

As ai s’di nga t’ia mbajë,

Njëqind e njëzet i lanë të vrarë.

 

Dhe nga trimat partizanë

Gjashtëmbëdhjetë jetën e dhanë,

Që do të ndrijnë përjetë margaritarë,

Mbetën yje të pashuar.

Këta zambakë të Shqipërisë,

Porosi pishtarë ndezur sot rrinë,

Yje të zjarrtë të lirisë.

Për të gjithë brezat që vinë.

Edhe atje, në kodër matanë,

Plagë të rënda kishin marrë,

Komandanti me komisarë

Iljazi me Zylyftarë.

Të gjithë partizanët trimërinë treguan

Hakun e popullit e muarrnë.

Nëntor 2012

Me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe 63-vjetorin e luftës të Tendës së Qypit