Odise Porodini: Ruzhdi Lluri, mjeshtër i skenës dhe ekranit

975

 

Kujtojmë
dhe nderojmë ish-veteranin dhe aktorin e skenës dhe ekranit, Ruzhdi Lluri në
10- vjetorin e ndarjes nga jeta

 

 

Ruzhdi
Majko Lluri ka lindur në 10 janar 1924 në fshatin Prongji të krahinës së
Kardhiqit, Gjirokastër, në një familje me tradita të hershme atdhetare. I
rritur dhe i edukuar në një familje të tillë, qysh në moshën e djalërisë, pa
mbushur akoma 15 vite, ndihmonte dhe kontribonte për familjen e tij, duke
përshkuar rrugën për në qytetin e Gjirokastrës me një kalë ngarkuar me dru për
t’i shitur si djali më i madh i familjes, ku spikaste shpirti i tij i punës,
dashuria e respekti për njerëzit. Pushtimi fashist i vendit më 7 prill 1939 u
prit me urrejtje të madhe nga tërë populli dhe rezistenca ndaj pushtuesve po
rritej dita-ditës. Në fshatin Prongji ishte instaluar një postë xhandarmërie
dhe komuna e krahinës, ku shërbenin njerëz të shitur tek pushtuesit. Shkëndia e
parë u shfaq Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor 1941, ku u organizua nga komuna në
këtë fshat një ceremoni festive me pjesëmarrje të gjerë nga të gjitha fsharat e
krahinës. Kjo ceremoni festive bëhej gjoja për të treguar se pushtuesit po
respektonin Ditën e Flamurit. Në këtë ditë të shënuar, moment i ngritjes së
flamurit fashist me shpatat e Duçes, në krah të flamurit tonë kombëtar, i irritoi
njerëzit e pranishëm. Patriotët prongjotas kishin planifikuar tí befasonin
pushtuesit, duke ulur e grisur flamurin fashist, akt që e kreu patrioti Emin
Zogu, i mbështetur nga populli. Ai ishte sakat nga këmba dhe me patericën që
mbante, e uli flamurin fashist, e shkeli me këmbë dhe po përpiqej ta griste,
veprim ky që i tronditi përfaqësuesit e pranishëm të pushtetit. Drejtuesit e pushtetit
tentuan ta arrestonin Eminin, por mori në mbrojtje gjithë fshati e ata u
larguan dhe nuk donin ta publikonin këtë ngjarje. Ky akt përjetësohet në
lapidarian e ngritur në qendër të fshatit. Kjo ishte shkëndia e parë e reagimit
popullor ndaj pushtuesve që çoi në krijimin e njësitit luftarak në fshat dhe
nxiti tek të rinjtë dëshirën për të luftuar kundër pushtuesve. Ruzhdiu, si
djalë i ri që ishte, i vlonte gjaku dhe si shumë moshatarëve të tij. Ishin patriotët
Hamza Makashi e Gani Haloçi, që kishin vendosur lidhjet me Qarkorin e Partisë
Komuniste në Gjirokastër dhe aktivizuan shumë të rinj, mes tyre edhe Ruzhdiun.
Kur ai shkonte në qytet për shitjen e druve, merrte nga Qarkori trakte e
komunikata për luftën dhe i çonte në destinacion, duke i shpëndarë mes të
rinjve si aktivist i organizatës së rinisë antifashiste, sekretar krahinor i së
cilës ishte Xhezo Makashi, sot Dëshmor i Atdheut. Kjo situatë e ndezur në fshat
dhe tërë krahinën bëri që në mars 1942 të krijohej Këshilli Antifashist NÇ dhe
më 12 dhjetor të krijohej çeta partizane që u pagëzua me emrin e Heroit Komëbtar,
Çerçiz Topulli, duke e detyruar edhe komunën dhe postën e xhandarmërisë që të
largohej nga fshati.  Koha po ecte me
shpejtësi dhe kudo në krahinë këndonte pushka partizane. Zgjerimi i luftës çoi
në krijimin e batalionit partizan që mori emrin “Asim Zeneli” në 7 gusht 1943
me komisar Heroin e Popullit Shefqet Peçi, që deri në atë kohë kryente
funksionin e kryetarit të Këshillit Antifashist NÇ Krahinor, që e zëvendësoi në
këtë detyrë patrioti Hamza Makashi nga Prongjia. Në këtë batalion u rreshtuan
shumë të rinj prongjotas dhe nga tërë krahina, mes tyre edhe Ruzhdi Lluri, që
mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara dhe më vonë partizan i Brigadës
VI Sulmuese, Heroinë e Popullit, formuar më 26 janar 1944 në Përmet.

 

Si
e kam njohur Ruzhdi Llurin

 

Me
Ruzhdiun kam qenë shok lufte dhe pas çlirimit shok pune. Kemi kryer kurse
partie së bashku shoqëria jonë u forcua edhe më shumë në detyrat që na kishin
ngarkuar. Ishim të dy krenarë që morëm pjesë në LANÇ për lirinë e Atdheut.
Brigada VI Sulmuese ku bënte pjesë Ruzhdiu zhvilloi luftime të shumta nga Jugu
në Shqipërinë e Mesme e të Veriut deri edhe jashtë kufijve shtetërorë në Mal të
Zi, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë e Maqedoni, ku në të gjitha betejat e zhvilluara
ka qenë luftëtar trim, i vendosur dhe njihej për humorin e tij mes shokëve
partizanë, që e kishte zanafillën nga koha e shkollës ku organizoheshin
veprimtari artistike e që u aktivizua edhe gjatë luftës. Ai dallohej për humorin
e tij partizan. Në vitin 1945, Brigada VI Sulmuese kthehet në atdhe dhe vendoset
në Korçë. Pjesëmarrja e Ruzhdiu me armë në dorë në LANÇ nuk ishte e rastit pasi
ai vinte nga një familje me tradita të hershme atdhetare. Babai i tij Majko
Lluri dhe gjyshja Barjamja, kanë ndihmuar çetën patriotike të Çerçiz Topullit,
i cili u strehua për një kohë në Prongji pas vrasjes së bimbashit turk në
Gjirokastër, në mars 1908. Ai u vendos në një shpellë që edhe sot mban emrin e
tij, ku e furnizonin çdo ditë me ushqim, duke u justifikuar se shkonin në mal
për të prerë dru së bashku me nënën e tij Barjamen, sepse ishte jetim pa baba.
Në këtë çetë ishte luftëtar edhe prongjiotasi Barjam Ligu (Prongjia), që njihet
në histori si atentatori i bimbashit turk. Majkua ishte mik me Barjamin dhe e
ka ndihmuar edhe në 1913 kur u arrestuan nga andartët grekë si luftëtar i çetës
së Çerçiz Topullit, të cilët i prenë edhe veshin për ta poshtëruar pasi  mendoni se kishte marrë pjesë në vrasjen e
Dhespotit të Korçës. Më pas e liruan me vesh të prerë, por e mjekoi nëna e tij
Barjamja. Për kontributin e dhënë babait të tij Majkos, iu dha titulli “Patriot
i shquar nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër” në përkujtimin e 100 – vjetorit të
luftës së Mashkullorës. Për këtë ngarje është intervistuar nga RTV Shqiptar në
1975. Në LANÇ mori pjesë edhe vëllai i tij Petrefi, të cilit iu ngarkua detyra
e korrierit të komandës së vendit dhe pranë shtabit partizan në Cepo. Njëherazi
kryente edhe detyra të tjera në spitalin partizan të vendosur në fshat, si dhe
ka qenë shoqërues i komandantit të batalionit territorial Karafil Bello, i cili
ra dëshmor në këtë luftë. Pas çlirimit Rushdiu u aktivizua në organet e Punëve
të Brendshme nga 1946 – 1951. Në këtë vit lirohet nga kjo detyrë dhe ngarkohet
me detyra të ndryshme drejtuese në administratën shtetërore, si në kooperativën
e artizanatit, siç quhej në atë kohë e në ndërmarrjen tregtare, duke qenë edhe
aktivist shoqëror i përkushtuar, i zgjedhur në strukturat e pushtetit lokal për
shumë vite me radhë si kryetar i Këshillit Popullor për 3 lagje të qytetit.

 

Dashuria
dhe pasioni për artin

 


personin e tij të binte në sy sjellja, thjeshtësia, dashuria për njerëzit dhe
gëzonte respektin e tyre. Ndërkohë spikaste dashuria për artin që e kishte të
mbartur edhe nga vitet e rinisë e të jetës partizane. Për vetë prirjet e tij
artistike, tërhiqet nga Estrada Profesioniste e Gjirokastrës dhe punon në këtë
institucion për 30 vjet, ku ka interpretuar në mbi 70 premiera. Me
interpretimet e tij dhe humorin e hollë që transmetonte gëzonte respektin dhe
dashurinë e të gjithëve. Madje kur dilte në skenë tundej salla nga
duartrokitjet. Ai ka drejtuar edhe grupet artistike amatore në qendrat e punës
dhe ka qenë regjisor në 20 premiera të këtyre grupeve, ku ka aktivizuar edhe
djalin e tij, Dashamirin. Ruzhdiu ka shkruar tekste këngësh popullore e
polifonike të kënduara edhe në festivalet folklorike në Gjirokastër. Mes tyre
po veçoj këngën “Kollovari”, që fitoi edhe çmim në Festivalin e Parë Kombëtar. I
njohur si aktor profesionist, ka spikatur performanca  etij si aktor dhe është aktivizuar nga
Kinostudio “Shqipëria e Re” në disa filma artistikë, ku veçojmë filmin “Liri a
vdekje”. Ai mbante lidhje të vazhdueshme me vendlindjen, me familjen dhe
bashkëfshatarët dhe ndihmonte në zgjidhjen e problemeve. Në 80-vjetorin e
lindjes së tij, në tetor 2014 u organizua një veprimtari tematiko-artistike me
pjesëmarrjen e veteranëve dhe shokëve të tij artistë, duke interpretuar edhe
pjesë nga repertori i tij. Për këtë ka shkuar edhe ish-kryetarja e Komitetit të
Veteranëve të LANÇ Gjirokatër, Vera Sako. Edhe vëllezërit e tij më të vegjël,
Xhevati dhe Mersini, të cilët janë pasardhës veterani, i pari ish-oficer dhe
sot aktivist në organizatën e veteranëve, i zgjedhur në strukturat drejtues të
Komitetit Kombëtar dhe si gazetar dhe fotoreporter në gazetën “Kushtrim
brezash”. Xhevati është vlerësuar me tituj të lartë, mes të cilave “Nderi i
Organizatës së Veteranëve të LANÇ” dhe “Nderi i Organizatës Kombëtarë të
“Dëshmorëve të Atdheut”. Edhe Mersini ka punuar shofer me titullarë dhe ka qenë
gjithnjë korrekt dhe i ndershëm. Të dy ndjekin me besnikëri gjurmët e babait
dhe vëllezërve në mbrojtjen dhe propagandimin e idealeve të LANÇ.Ruzhdiu
dallohej edhe si familjar shembullor. Ai u martua me një vajzë të besimit
ortodoks, duke thyer kështu tabutë për kohën. Ai krijoi një familje të
shëndoshë. Së bashku me gruna Izminin lindën e rritën 2 djem e 2 vajza, 2 prej
të cilëve vajza e madhe  Tatjana dhe
djali Iliri ndoqën gjurmët e tij në rrugën artistike, vajza aktore teatri dhe
djali regjisor, sot drejtues i kulturës pranë Bashkisë së qytetit të
Gjirokastrës. Në vitet e pleqërisë u përball me sëmundjen e bashkëshortes,
Izminit, që pësoi hemoragji cerebrale. Ai i shërbeu asaj me përkushtim për vite
të tëra, derisa ai u nda nga jeta më 22 tetor 2006, duke shkaktuar një dhimbje
të madhe për familjarët, vëllezërit e motrat, miqtë e shokët e tij të luftës e
të punës. Le të jetë ky një homazh e nderim për të në 10-vjetorin e ndarjes nga
jeta të shokut e bashkëluftëtarit tim gjatë viteve të LANÇ dhe pas çlirimit të
vendit, artistin e talentuar të skenës dhe ekranit, që me humorin dhe buzëqeshjen
që karakterizonte shpaloste mirësi, dashuri për njerëzit, që do të mbeten gjatë
në kujtesën tonë!

 

 

Sekretar
i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ

 

                          

 

Sigal